20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

‘’emër me parafjalë’’, përemër me parafjalë? Ç’njësi sintaksore janë këto? Këtyre pyetjeve

do t’u japim përgjigje në vijim.

Në gramatikat tradicionale shqipe, teoria e togfjalëshit lë jashtë strukturave të saj

parafjalën dhe sipas kësaj teorie, ajo nuk mund të jetë gjymtyrë drejtuese e togfjalëshit. Në

qoftë se shikojmë klasifikimin e togfjalëshave, do të shohim se për ndërtimet parafjalore nuk

thuhet asgjë. Kjo lloj strukture sintaksore anashkalohet. Gramatikat shkollore gjatë analizës

sintaksore i lënë parafjalët jashtë vështrimit, për shkak se ato i konsiderojnë vetëm fjalë

shërbyese. Për të argumentuar këtë që thamë, do të marrim disa shembuj nga tekste të

ndryshme shkollore për të vënë në dukje një dukuri të tillë, p.sh.: Policia u gjend menjëherë

në vendin e ngjarjes; Do të ngrihemi me natë; Në malin e Dajtit ka shumë vende të bukura;

Gjithë djemuria shkallonte pas kësaj çupe; Ha nga kjo gjellë; Vjollca habitej me të vëllanë;

Atë s’e lidh asgjë me mua; Ata punonin për bukën e gojës; E kapi për krahu; 3 ; Mësuesi i

vizatimit pikturoi këtë tablo të madhe në fshatin e tij 4 ; Në mbrëmjen e së premtes kampi i

tyre u gjallërua papritur 5 , etj.

Grupet e fjalëve të shkëputura nga shembujt më lart: në vendin e ngjarjes, në malin e

Dajtit, pas kësaj çupe, nga kjo gjellë, për mua etj. gramatika tradicionale i quan emra me

parafjalë dhe përemra me parafjalë, pra gjymtyrë përcaktuese të emrit bërthamë të

togfjalëshit. Kurse te disa gramatika shkollore, këto grupe fjalësh quhen grupe emërore 6 . Në

të vërtetë, a janë këto grupe emërore? Po parafjala që u paraprin këtyre grupe fjalësh,

ç’funksione kryen? Përgjigje të saktë këtyre pyetjeve u jep gjenerativizmi.

Gramatika gjenerative argumenton bindshëm se parafjala është kokë e sintagmës dhe

cakton rasë, p.sh. nga mali (em.), për shkak të përtacisë(gjin.), në saje të angazhimit (gjin.)

nën ujë (kall.), me shokun (kall.), mbi bjeshkë (kall.), buzë lumit(rrjedh.), larg atdheut

(rrjedh.), , etj. Secila nga këto parafjalë kërkojnë një rasë, p.sh. parafjala nga kërkon që emri

të jetë në rasën emërore, parafjala për shkak të kërkon një emër të rasës gjinore e kështu me

radhë, dmth. parafjalët në grupet e fjalëve të lartshënuara janë koka të sintagmave dhe

sintagmat e tilla quhen sintagma parafjalore.

Në fjalinë Këngët më të bukura janë thurur për nënën thuhet se për nënën është

kundrinor i zhdrejtë. Ana funksionale është e saktë, sepse këto grupe fjalësh dalin në

funksion të gjymtyrës së fjalisë, por ana strukturore jo. Pastaj nga shembujt e fjalive më lart

shkëpusim grupet e fjalëve: në fshatin e tij, në mbrëmjen e së premtes për të cilat disa

gramatika shkollore thonë se janë grupe emërore në funksion të rrethanorit të vendit dhe

rrethanorit të kohës. Për mendimin tonë, grupet e fjalëve në fshatin e tij dhe në mbrëmjen e

së premtes janë sintagma parafjalore (SP) në funksione rrethanore. Ose te Gramatika e

gjuhës shqipe 2 (ASHSH, Tiranë, 2002) kemi shkëputur këtë fjali - Kur rifilloi nga puna,

çdo gjë në uzinë ishte rregulluar për bukuri 7 . Sipas analizës gramatikore tradicionale themi

se nga puna është emër me parafjalë në funksion të kundrinorit të zhdrejtë në rasën

emërore. Për mendimin tonë dhe duke u mbështetur në gramatikën gjenerative, ky grup

fjalësh është një sintagmë parafjalore, sepse kokë leksikore e këtij grupi është parafjala nga.

Nëse e heqim parafjalën nga që i paraprin emrit, e cila i cakton atij rol tematik, atëherë do të

kemi një fjali me një kuptim tjetër –

Kur rifilloi puna, çdo gjë në uzinë ishte rregulluar për bukuri. Në shembullin e

dytë, emri punë na shfaqet në funksion të kryefjalës, kurse në shembullin e parë, sintagma

parafjalore nga puna del në funksion të kundrinorit të zhdrejtë. Pra, është parafjala ajo që i

jep një funksion tjetër sintaksor emrit. Thënë në gjuhën e gjenerativizmit (përveç foljes)

~ 286 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!