20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Xhafer BEQIRAJ: SINTAGMA PARAFJALORE

Në teorinë sintaksore tradicionale të shqipes, togfjalëshi është njëra nga njësitë

themelore e sintaksës. Koncepti gjuhësor ‘’togfjalësh’’ hyri në gramatikën e shqipes nga

rusishtja në shekullin e kaluar dhe gramatika jonë vazhdon të operojë me të edhe sot e kësaj

dite. Koncepti i togfjalëshit në shqipe është hartuar së pari nga S. Floqi, i cili këtë koncept e

mori nga gramatika e rusishtes. Kësaj teorie i janë bërë disa kritika nga disa gjuhëtarë, të

cilët kanë vënë në pah mangësitë e saj.

Së pari, do vënë në dukje se ç’thonë gramatikat tona për togfjalëshin? Për këtë

koncept thuhet: ‘’ Togfjalësh quhet njësia strukturore e formuar nga bashkimi i dy a më

shumë fjalëve të plotkuptimshme në raporte të caktuara kuptimore dhe gramatikore midis

tyre’’ 1 . Në bazë të përkufizimit del se togfjalëshi ndërtohet nga dy gjymtyrë; gjymtyra

kryesore (bosht) dhe gjymtyra përcaktuese, e cila përcakton gjymtyrën kryesore, dmth. ai

ndërtohet patjetër nga dy gjymtyrë. Këta klasifikohen sipas fjalës bosht, në togfjalësha

emërorë, foljorë, mbiemërorë, numërorë, përemërorë, ndajfoljorë, p.sh.: djalë i mirë, i shtyrë

në moshë, secili nga ne, tri vajza, shikoj filmin, mjaft mirë; u ula me shokët; u takuam me

fshatarët, lexon me lehtësi, pres me brisk, bisedova me pleqtë... etj. Struktura e të cilëve del

emër + mbiemër, mbiemër + emër me parafjalë, përemër + përemër me parafjalë, numëror

+ emër, folje + emër, folje + emër me parafjalë, ndajfolje + ndajfolje.

Disa gjuhëtarë i kanë kushtuar vëmendje dhe kanë dhënë mendimet e tyre për

teorinë e togfjalëshit. Njëri prej tyre është prof. Rami Memushaj, i cili jep një vështrim

kritik për togfjalëshin (Hyrje në gjuhësi, 2002) që ndër të tjera thotë: ‘’Togfjalëshi përbën në

të vërtetë një nga mundësitë e realizimit të sintagmës dhe jo një njësi sintaksore të veçantë

’’ 2 . Kurse te sintagma vëren një njësi sintaksore me një strukturë hierarkike me madhësi të

papërcaktuar dmth. një sintagmë mund të ngërthejë në vetvete disa sintagma më të vogla dhe

në anën tjetër, vetë ajo mund të marrë pjesë në një sintagmë tjetër më të madhe. Sipas tij,

sintagma del njësi strukturore, por edhe njësi kuptimore dhe shpesh intonacionore. Qëndrim

të njëjtë me prof. R. Memushajn, lidhur me togfjalëshin, ka edhe J. Mita.

Jemi të mendimit, natyrisht duke u mbështetur në teorinë e gjenerativizmit se teoria

e togfjalëshit, së pari, nuk është gjithëpërfirëse, sepse brendapërbrenda kësaj teorie nuk

përfshihen të gjitha strukturat që dalin gjatë analizës sintaksore të fjalisë. Së dyti, ajo çalon

edhe në anën funksionale. Gjithëpërfshirjen dhe anën funksionale të këtyre strukturave në

fjali e sjell teoria e sintagmës (gjenerativizmi), e cila, ndryshe nga teoria e togfjalëshit, bën

një përshkrim më të saktë gjuhësor.

Grupet e fjalëve: pres me thikë, biseduan me studentë, u ulëm me shoqet, shkoj pas

saj, mësoj me atë etj. gramatika tradicionale i quan togfjalësha foljorë (me strukturë - folje +

emër me parafjalë dhe folje+ përemër me parafjalë). Shtrohet pyetja: ç’do të thonë shprehjet

~ 285 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!