20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

ndërtim i cili në FGJSSH (1980), f. 485, del me trajtën fatshkretë (emër +mbiemër). (...Ku na

len, ah, mue fatzezën, / tande motër fatshkretue...A. Pipa, Libri i burgut, f. 21). Në FGJSSH

(2006) kemi fjalën orë të përdorur në mitologji si figurë e besimeve popullore shqiptare ku

kemi shembujt: orët e bardha, orët e liga, ora e njeriut, ora e shtëpisë etj., ndërtimet: orprem

(Koliqi), orzezë (Pipa) janë të pasqyruara në FGJSSH (1980), kurse kompozita: ora-gjarpën

(emër+emër) (te Camaj) nuk del e pasqyruar, çka vërteton përpjekjen e shkrimtarit për

ndërtimin e formave të reja duke shfrytëzuar leksemat e shqipes. (...i a vejshin vendlindjes

orpreme fajin e vuejtjeve...E. Koliqi, Shija e bukës mbrume, f. 61); (...me lanë qi nata e

shtypjes ma orzezë / mbi dhe të dyndë hije... A. Pipa, Libri i burgut, f. 54); ora-gjarpën (...E

ujë kurr nuk piu \ Sall tambël gjiu grueje n’gjumë.\ Ora-gjarpën s’piu kurr ujë!..M. Camaj,

Legjenda, f. 186). Në bazë të strukturës: emër + emër prej foljor vepruesi tek Camaj kemi

kompozitën: mrekullibamëse, tek Koliqi: mrekullbase, ndërsa tek Pipa kemi ndryshim

strukture: mrekullplotë. Në FGJSSH (2006) kemi të dhënë vetëm fjalët e prejardhura:

mrekulloj (folje), i mrekulluar (mbiemër), mrekullisht e mrekullueshëm (ndajfolje), ndërsa

në FGJSSH (1980), f. 1177 del trajta e standardit: mrekullibërës. (…diçka si hajmali

mrekullibamëse që shpërthente edhe detin… M. Camaj, Pishtarët e natës, f. 42); (…i cili pa

qenë në zotnim vërtytesh mrekullbase…E Koliqi, Shija e bukës mbrume, f. 109); (…E nji

prrallë / mrekullplotë për atë tregojnë… A. Pipa, Rusha, f. 58). Në grupin emër +

ndajfolje, duam të veçojmë kompozitat: fshehësiplotë të Camajt, heshtim – plotë të Koliqit

të cilat nuk janë të pasqyruara në Fjalorët e marrë për krahasim, ndërsa kompozita hareplotë

e Pipës del e dhënë. fshehësiplotë (…të marrin me mend se qenësit fshehësiplotë ndër

Gurra mund të ishin vetëm Zana e Orë …Pishtarët e natës, f. 33). Camaj ka arritë të

shfrytëzojë lemat fshehësi dhe plotë që janë të pasqyruara në FGJSSH (2006), për ndërtimin

e trajtës mbiemrore fshehësiplotë. (…ndër hymne hareplote / tue e përkundun lehtë…A.

Pipa, Libri i burgut, f. 106).

Në grupin e fjalëve të përbëra, me interes janë disa ndajfolje të formuara sipas tipit

kompozim + ndajshtesim ku bashkimi i dy temave ose fjalëve shoqërohet edhe me një

prapashtesë 1 . Prapashtesa më e parapëlqyer e Martin Camajt në këto kompozita është –as

(ndjellakeqas, prishakandas, gazakeqas etj.), kurse tek Pipa ndeshim pak ndërtime me

ndajshtesën shëm-. Mbi bazën e lemës mirë (të përbashkët) kemi kompozitat: mirakandas,

miradishëm. (…kundronte mirakandas gjakimin e pashëm të nobelistit…M. Camaj, Rrathë,

f. 115); (...simbas mirakandes së vet...Rrungoja në mars, f. 165). Ndërsa në FGJSSH kemi

trajtën emërore mirakandje, trajtë që del e përdorur edhe tek Koliqi, ndërsa kompozitat me

prapashtesën –as, -es nuk dalin të dhëna. miradishëm (...At’herë dhe gjaku i juej jo kot ai

birret, / dëshmorë të t’gjitha kohnave. Dhe tye / te pyrgu yt, aty, o fatos i kombit, /

miradishëm ta ngren ai përmendoren... A. Pipa, Libri i burgut, f. 20).

Gjatë një analize të shkurtër bërë gjuhës së shkrimtarëve: Camaj, Koliqi e Pipa vërejmë që

këta autorë u përpoqën të sjellin ndërtime të reja duke shfrytëzuar mjetet fjalëformuese të

shqipes.

Tek Camaj vihet re denduria e ndërtimit të mbiemrave e ndajfoljeve me parashtesën për-. Në

krijimet e tij ai bëri një hap për të qenë sa më afër gjuhës standarde, dukuri të cilën nuk e

vëmë re tek Koliqi e Pipa. Në krijimtarinë e Koliqit të bie në sy pasqyrimi i ndërtimeve

ndajfoljore me ndajshtesën –isht. Koliqi nuk ishte i prirur të përdorë me fanatizëm të folmen

e vendlindjes, por të zgjedhë ato forma që sipas autorit ishin më të pranueshme dhe mëtë

përgjithshme. Pipa në veprat e tij parapëlqen trajtat dialektore, por një gjuhë më të zbutur.

Camaj, Koliqi e Pipa arritën të shfrytëzonin ato mjete fjalëformuese të shqipes të cilat mund

~ 271 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!