Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Gjatë krahasimit me Fjalorin e 2006-ës kemi vënë re se në çerdhen fjalëformuese të këtyre fjalëve, aty pasqyrohen mbiemrat përkatës e jo ndajfoljet, si p.sh.: kujtueshëm – i kujtueshëm (në FGJSSH, 2006), dëshirueshëm – i dëshirueshëm (në FGJSSH, 2006), mistershëm – i mistershëm (në FGJSSH, 2006) etj., e në raste të tjera përmban ndajfoljet me të njëjtin kuptim, por të formuara me prapashtesa të tjera, si: ngathshëm–ngathtësisht (në FGJSSH, 2006), mpishëm – mpitas (FGJSSH, 2006), preshëm – prepas (FGJSSH,2006) etj., disa prej këtyre ndërtimeve mund të jenë përpjekje të autorëve për dhënien e formave të reja pasi ato nuk gjenden të pasqyruara në fjalorë. Ndajfoljet dëshirueshëm, mistershëm, kujtueshëm etj. kanë gjegjëset e tyre mbiemërore në FGJSSH (2006): i dëshirueshëm, i mistershëm, i lakueshëm. (…përnjimend e qita cekën me e rrahë magjypin, së paku atë, ndonëse edhe të tre tjerët pritnin pritnin dëshirueshëm në kambë t’ua kallëzoja…M. Camaj, Pishtarët e natës, f. 51); (...kur lakueshëm shigjetojnë / fushat e qiellit...A. Pipa, Libri i burgut, f. 164). Ndajfolja idhshëm del e përdorur në krijimtarinë e Camajt e të Pipës, por në gjuhën letrare kemi ndërtimet me ndajshtesën –as, -az: idhtas, idhtazi: (...ashtu gjarpni i rrek pa grat / tambël për me nxjerrë / në gjijt e Ledjes vashë / deri sa helmi idhshëm / i kulloi nëpër dhambë...M. Camaj, Legjenda. f. 186); (...brofi ajo idhshëm si e shkelun n’gisht…A. Pipa, Rusha, f. 56). Në FGJSSH, 2006, f. 1115, kemi përdorimin vetëm të ndajfoljes turbullt: në mënyrë të turbullt. Ndajfoljet: lëmueshëm, përpishëm gjenden të përdorura në kontekste të ndryshme tek Camaj e Koliqi, me forma të tilla ato s’na pasqyrohen në FGJSSH (1980) e (2006): lëmueshëm (…Gjuri kishte shti ndër ara ujin që e sillte prej amës së lumit; edhe ky e trazonte me krismën e vet, edhepse rridhte lëmueshëm, tue gurgullue nëpër rranjët e misrit…M. Camaj, Rrungaja në mars, f. 181); (…krehjes së flokëve të shkurtë, të ujdisun lëmueshëm e përpishëm…E. Koliqi, Tregtar flamujsh, f. 68). Në FGJSSH (1980) e (2006) kemi disa ndërtime si: lëmoj (folje), lëmim (emër), i,e lëmuar (mbiemër), lëmuar (ndajfolje). përpishëm (…terri i territ me zemër në mur / hajnisht gëlltitej përpishëm…M. Camaj, Djella, f. 119). Në FGJSSH (1980) e (2006) nuk e kemi trajtën ndajfoljore përpishëm, por kemi përdorimin foljor: përpij. nynyrueshëm (…heshtuen të tanë posa e kapi fjalën një plak: fliste nynyrueshëm, ftohtas, e një cope, pa modulacion zani…M. Camaj, Rrungoja në mars, f. 208). Ndërtimi me ndajshtesën –shëm nuk e del i përdorur në fjalorët e marrë për krahasim, prandaj përdorimi i saj plotëson çerdhen paradigmatike. 1 3. Prapashtesa –(i)sht është prapashtesa ndajfoljore më prodhimtare në shqipen e sotme letrare. Ajo lidhet kryesisht me tema jo të parme që mbarojnë më –i, duke dalë kështu prapashtesa –sht. 1 “Një tip të pasur e prodhimtar përbëjnë në gjuhën e sotme shqipe ndajfoljet me prapashtesën –isht. Në letërsinë artistike përdoren më të përgjithshmet, të tjerat përdoren për qëllime stilistike.” 1 Camaj me anë të kësaj ndajshtese ka dhënë lemat: mirësisht, letrarisht, shpirtnisht, fuqimisht, qetsisht, rastësisht, hajnisht etj., tek Koliqi kemi ndërtimet: ngulmënisht, mjerisht, guximtarisht, çuditënisht, njerzisht, lirisht, bukurisht, mrekullisht, dashunisht etj., e më pak përdorim tek Pipa: mrekullisht, lumnisht etj. Gjatë vjeljes së leksemave kemi vënë re që ndajshtesa –isht na rezulton më e larmishme tek Koliqi, në krahasim me Camajn e më pak te Pipa. Nga lema ngulm Koliqi ka ndërtuar ndajfoljen ngulmënisht, ndërsa në krijimtarinë e Camajt e gjejmë me ndajshtesën –as: ngulmas, vihet re prirja e Camajt për të qenë sa më pranë standardit. “…ishte ngulmënisht i vendosur…E. Koliqi, Shija e bukës mbrûme, f. 121 (...tue i vrojtë ti ngulmas kishe ndie afshin...Palimpsest, f. 201). Ndajfolja mrekullisht gjendet e përdorur tek Koliqi e tek Pipa, kurse tek Camaj ajo del me formën: mrekullim. (...edhe ato lule pa erë qi ndrisin mrekullisht n’at perde...E. Koliqi, Shija e bukës mbrûme, f. 113); (...vrente të birin, ndryshe / të bukur ~ 269 ~

KUMTESA mrekullisht...A. Pipa, Libri i burgut, f. 105). Pipa këtë ndajfolje e ka përdorë për të treguar shkallën sipërore të mbiemrit. “...Po atë ngjyrë e kam zbulue vjet ma vonë në një pikturë impresioniste të pjesës së dytë të shekullit të kaluem dhe, për mrekullim tim, më ra mall për Ndërsanë...Djella, f. 127”. Ndajfolja bukurisht gjendet e përdorur që tek fjalori i “Bashkimit” (f. 55) e ajo është risjellë në krijimet e Koliqit. (...nji burrë i pashëm, me mustakë bukurisht të përdreshun...E. Koliqi, Shija e bukës mbrûme, f. 111). letrarisht (...don të bindish letrarisht gjithë ata që s’i kanë mendt tua...M. Camaj, Kandili i argjandit, f. 87). Në Fjalorin e ’54, ‘80 e të 2006 kemi të dhënë trajtën mbiemrore letrar, ndërsa ndajfoljen: letrarisht nuk e kemi të pasqyruar e mund të jetë përpjekje e autorit për një zgjerim të çerdhes fjalëformuese. Në FGJSSH (2006) kemi të pasqyruar trajtat ndajfoljore: lumtësisht e lumturisht, kurse tek Pipa shfaqet me trajtën: lumnisht: (...Lumnisht! Se ktu n’kët anë / ku burri ka / nji torbë e nji gjylpanë...A. Pipa, Libri i borgut, f. 136). Camaj, Koliqi e Pipa janë treguar dorëmbarë edhe në përdorimin e kompozitave. Veprat e tyre janë të pasura me kompozita emërore, mbiemërore, foljore e ndajfoljore të përdorura ose të krijuara mjeshtërisht prej tyre. Ja disa prej tyre: sy-zbrazët, buzëshpërvjelun, krahthatë, mrekullibamëse, fatlumësi, fshehësiplotë, marrfrymja, mbamendja, mirakandas etj. (tek Camaj); miradije, zemërzhuritur, kureshtngacmues, orpremë, mirëndiellës, fatlumsisht, mrekullbase, harrimsjellse, fatbardhësue, erëlëshuese etj. (tek Koliqi); miradishëm, fatshkretue, zemërplasët, krelartë, belzhdërvjelltë, hundërthyem, orzezë, hareplotë, syzhgjetues, krahshpërvjeluna, sqepshqiponja etj. (tek Pipa). Le të shohim disa ndërtime duke i vënë re sipas strukturave të përdorura. Tipi emër+mbiemër është mjaft prodhimtar në formimin e mbiemrave, në formimin e emrave është tepër i kufizuar. 1 Një dukuri e tillë është vënë re edhe tek të tre shkrimtarët, por s’përjashtojmë edhe ndërtimet emërore të përdorura nga ata. Duke shfrytëzuar lemën sy Camaj e Pipa kanë dhënë kompozitat: sy-zbrazët, syzhgjetues. Në Fjalorin e ’54 e FGJSSH (2006) kemi mjaft ndërtime me emrin sy, si: sykaltër, sykeq, syshkruar etj., janë 47 ndërtime mbiemërore, por këto dy kompozita s’janë të pasqyruara. (…dhe kur kalojnë ato përmes dheut të shthurun, pa prita e me erë të ngrime ndër degë, sy-zbrazët e pa mallin që kishte Dranja vetë për largësina të fshehta…M. Camaj, Dranja, f. 62); (...ju çerdhe shkabash qi na bani burra / krenarë e t’rreptë e syzhgjetues si shkabat...A. Pipa, Libri i burgut, f. 119). Në ndërtimin e kompozitave: buzëshpërvjelun, ballëshpërvjelun (Camaj) e krahshpërvjelun (tek Pipa), autorët kanë marrë si element të parë emra që tregojnë pjesë të trupit, ndërsa mbiemrin e kanë të përbashkët si p.sh.: (...Mbi sukë qëndronte në kambë një pelë. Hingëllonte buzëshpërvjelun e kërcente rrëmbyeshëm përpjetë a thue dashkej me u kapë në qiell...M. Camaj, Shkundullima, f. 149); (...kjo ishte një tip vajze e hollë, buzëmprehtë, ballëshpërvjelun e tepër të gjanë për fytyrën që kishte...M. Camaj, Djella, f. 115); (...e ndër vneshtat mbi shpat / krahshpërvjeluna vasha faqekuqe...A.Pipa, Libri i burgut, f. 165). Shfrytëzimi i leksikut popullor nga të tre këta shkrimtarë duket mjaft qartë tek përdorimi i leksemës krahthatë. Kjo kompozitë del e përdorur që tek Epika Legjendare. 1 (...bariu krah-thatë te ura e zjarmit lodhet / nërmend / për dhitë damtare përjashta...M. Camaj, Njeriu me vete e me tjerë, f. 182). Koliqi dhe Pipa e kanë përdorë këtë kompozitë si një emër, ndryshe nga Camaj. (...Jorgji, trashigimtar i virtyteve e i meritave të rralla patriotike të krahëthatit...E. Koliqi, Shija e bukës mbrume, f. 56); (...por erdh fashizmi qi përlau Europën / e fati ynë i zi / atij ndër t’parët ktu ja fali copën / mbi krahthatën Shqipni...A. Pipa, Libri i burgut, f. 53). Tek të tre këta autorë kemi ndërtimin e kompozitave me emrin fat: fatkeq, fatzezi (Camaj), fatbardhë, fatlum (Koliqi), fatzezë e fatshkretue (Pipa), por veçojmë leksemën fatshkretue të Pipës (emër + pjesore), ~ 270 ~

KUMTESA

mrekullisht...A. Pipa, Libri i burgut, f. 105). Pipa këtë ndajfolje e ka përdorë për të treguar

shkallën sipërore të mbiemrit. “...Po atë ngjyrë e kam zbulue vjet ma vonë në një pikturë

impresioniste të pjesës së dytë të shekullit të kaluem dhe, për mrekullim tim, më ra mall për

Ndërsanë...Djella, f. 127”. Ndajfolja bukurisht gjendet e përdorur që tek fjalori i “Bashkimit”

(f. 55) e ajo është risjellë në krijimet e Koliqit. (...nji burrë i pashëm, me mustakë bukurisht

të përdreshun...E. Koliqi, Shija e bukës mbrûme, f. 111). letrarisht (...don të bindish

letrarisht gjithë ata që s’i kanë mendt tua...M. Camaj, Kandili i argjandit, f. 87). Në Fjalorin

e ’54, ‘80 e të 2006 kemi të dhënë trajtën mbiemrore letrar, ndërsa ndajfoljen: letrarisht nuk

e kemi të pasqyruar e mund të jetë përpjekje e autorit për një zgjerim të çerdhes

fjalëformuese. Në FGJSSH (2006) kemi të pasqyruar trajtat ndajfoljore: lumtësisht e

lumturisht, kurse tek Pipa shfaqet me trajtën: lumnisht: (...Lumnisht! Se ktu n’kët anë / ku

burri ka / nji torbë e nji gjylpanë...A. Pipa, Libri i borgut, f. 136).

Camaj, Koliqi e Pipa janë treguar dorëmbarë edhe në përdorimin e kompozitave. Veprat e

tyre janë të pasura me kompozita emërore, mbiemërore, foljore e ndajfoljore të përdorura ose

të krijuara mjeshtërisht prej tyre. Ja disa prej tyre: sy-zbrazët, buzëshpërvjelun, krahthatë,

mrekullibamëse, fatlumësi, fshehësiplotë, marrfrymja, mbamendja, mirakandas etj. (tek

Camaj); miradije, zemërzhuritur, kureshtngacmues, orpremë, mirëndiellës, fatlumsisht,

mrekullbase, harrimsjellse, fatbardhësue, erëlëshuese etj. (tek Koliqi); miradishëm,

fatshkretue, zemërplasët, krelartë, belzhdërvjelltë, hundërthyem, orzezë, hareplotë,

syzhgjetues, krahshpërvjeluna, sqepshqiponja etj. (tek Pipa). Le të shohim disa ndërtime

duke i vënë re sipas strukturave të përdorura. Tipi emër+mbiemër është mjaft prodhimtar në

formimin e mbiemrave, në formimin e emrave është tepër i kufizuar. 1 Një dukuri e tillë është

vënë re edhe tek të tre shkrimtarët, por s’përjashtojmë edhe ndërtimet emërore të përdorura

nga ata. Duke shfrytëzuar lemën sy Camaj e Pipa kanë dhënë kompozitat: sy-zbrazët,

syzhgjetues. Në Fjalorin e ’54 e FGJSSH (2006) kemi mjaft ndërtime me emrin sy, si:

sykaltër, sykeq, syshkruar etj., janë 47 ndërtime mbiemërore, por këto dy kompozita s’janë të

pasqyruara. (…dhe kur kalojnë ato përmes dheut të shthurun, pa prita e me erë të ngrime

ndër degë, sy-zbrazët e pa mallin që kishte Dranja vetë për largësina të fshehta…M. Camaj,

Dranja, f. 62); (...ju çerdhe shkabash qi na bani burra / krenarë e t’rreptë e syzhgjetues si

shkabat...A. Pipa, Libri i burgut, f. 119). Në ndërtimin e kompozitave: buzëshpërvjelun,

ballëshpërvjelun (Camaj) e krahshpërvjelun (tek Pipa), autorët kanë marrë si element të parë

emra që tregojnë pjesë të trupit, ndërsa mbiemrin e kanë të përbashkët si p.sh.: (...Mbi sukë

qëndronte në kambë një pelë. Hingëllonte buzëshpërvjelun e kërcente rrëmbyeshëm përpjetë

a thue dashkej me u kapë në qiell...M. Camaj, Shkundullima, f. 149); (...kjo ishte një tip

vajze e hollë, buzëmprehtë, ballëshpërvjelun e tepër të gjanë për fytyrën që kishte...M.

Camaj, Djella, f. 115); (...e ndër vneshtat mbi shpat / krahshpërvjeluna vasha

faqekuqe...A.Pipa, Libri i burgut, f. 165). Shfrytëzimi i leksikut popullor nga të tre këta

shkrimtarë duket mjaft qartë tek përdorimi i leksemës krahthatë. Kjo kompozitë del e

përdorur që tek Epika Legjendare. 1 (...bariu krah-thatë te ura e zjarmit lodhet / nërmend /

për dhitë damtare përjashta...M. Camaj, Njeriu me vete e me tjerë, f. 182). Koliqi dhe Pipa e

kanë përdorë këtë kompozitë si një emër, ndryshe nga Camaj. (...Jorgji, trashigimtar i

virtyteve e i meritave të rralla patriotike të krahëthatit...E. Koliqi, Shija e bukës mbrume, f.

56); (...por erdh fashizmi qi përlau Europën / e fati ynë i zi / atij ndër t’parët ktu ja fali copën

/ mbi krahthatën Shqipni...A. Pipa, Libri i burgut, f. 53). Tek të tre këta autorë kemi

ndërtimin e kompozitave me emrin fat: fatkeq, fatzezi (Camaj), fatbardhë, fatlum (Koliqi),

fatzezë e fatshkretue (Pipa), por veçojmë leksemën fatshkretue të Pipës (emër + pjesore),

~ 270 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!