20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Gjatë krahasimit me Fjalorin e 2006-ës kemi vënë re se në çerdhen fjalëformuese të këtyre

fjalëve, aty pasqyrohen mbiemrat përkatës e jo ndajfoljet, si p.sh.: kujtueshëm – i kujtueshëm

(në FGJSSH, 2006), dëshirueshëm – i dëshirueshëm (në FGJSSH, 2006), mistershëm – i

mistershëm (në FGJSSH, 2006) etj., e në raste të tjera përmban ndajfoljet me të njëjtin

kuptim, por të formuara me prapashtesa të tjera, si: ngathshëm–ngathtësisht (në FGJSSH,

2006), mpishëm – mpitas (FGJSSH, 2006), preshëm – prepas (FGJSSH,2006) etj., disa prej

këtyre ndërtimeve mund të jenë përpjekje të autorëve për dhënien e formave të reja pasi ato

nuk gjenden të pasqyruara në fjalorë. Ndajfoljet dëshirueshëm, mistershëm, kujtueshëm etj.

kanë gjegjëset e tyre mbiemërore në FGJSSH (2006): i dëshirueshëm, i mistershëm, i

lakueshëm. (…përnjimend e qita cekën me e rrahë magjypin, së paku atë, ndonëse edhe të

tre tjerët pritnin pritnin dëshirueshëm në kambë t’ua kallëzoja…M. Camaj, Pishtarët e

natës, f. 51); (...kur lakueshëm shigjetojnë / fushat e qiellit...A. Pipa, Libri i burgut, f. 164).

Ndajfolja idhshëm del e përdorur në krijimtarinë e Camajt e të Pipës, por në gjuhën letrare

kemi ndërtimet me ndajshtesën –as, -az: idhtas, idhtazi: (...ashtu gjarpni i rrek pa grat /

tambël për me nxjerrë / në gjijt e Ledjes vashë / deri sa helmi idhshëm / i kulloi nëpër

dhambë...M. Camaj, Legjenda. f. 186); (...brofi ajo idhshëm si e shkelun n’gisht…A. Pipa,

Rusha, f. 56). Në FGJSSH, 2006, f. 1115, kemi përdorimin vetëm të ndajfoljes turbullt: në

mënyrë të turbullt. Ndajfoljet: lëmueshëm, përpishëm gjenden të përdorura në kontekste të

ndryshme tek Camaj e Koliqi, me forma të tilla ato s’na pasqyrohen në FGJSSH (1980) e

(2006): lëmueshëm (…Gjuri kishte shti ndër ara ujin që e sillte prej amës së lumit; edhe ky

e trazonte me krismën e vet, edhepse rridhte lëmueshëm, tue gurgullue nëpër rranjët e

misrit…M. Camaj, Rrungaja në mars, f. 181); (…krehjes së flokëve të shkurtë, të ujdisun

lëmueshëm e përpishëm…E. Koliqi, Tregtar flamujsh, f. 68). Në FGJSSH (1980) e (2006)

kemi disa ndërtime si: lëmoj (folje), lëmim (emër), i,e lëmuar (mbiemër), lëmuar (ndajfolje).

përpishëm (…terri i territ me zemër në mur / hajnisht gëlltitej përpishëm…M. Camaj,

Djella, f. 119). Në FGJSSH (1980) e (2006) nuk e kemi trajtën ndajfoljore përpishëm, por

kemi përdorimin foljor: përpij. nynyrueshëm (…heshtuen të tanë posa e kapi fjalën një

plak: fliste nynyrueshëm, ftohtas, e një cope, pa modulacion zani…M. Camaj, Rrungoja në

mars, f. 208). Ndërtimi me ndajshtesën –shëm nuk e del i përdorur në fjalorët e marrë për

krahasim, prandaj përdorimi i saj plotëson çerdhen paradigmatike. 1

3. Prapashtesa –(i)sht është prapashtesa ndajfoljore më prodhimtare në shqipen e sotme

letrare. Ajo lidhet kryesisht me tema jo të parme që mbarojnë më –i, duke dalë kështu

prapashtesa –sht. 1 “Një tip të pasur e prodhimtar përbëjnë në gjuhën e sotme shqipe

ndajfoljet me prapashtesën –isht. Në letërsinë artistike përdoren më të përgjithshmet, të tjerat

përdoren për qëllime stilistike.” 1 Camaj me anë të kësaj ndajshtese ka dhënë lemat:

mirësisht, letrarisht, shpirtnisht, fuqimisht, qetsisht, rastësisht, hajnisht etj., tek Koliqi

kemi ndërtimet: ngulmënisht, mjerisht, guximtarisht, çuditënisht, njerzisht, lirisht,

bukurisht, mrekullisht, dashunisht etj., e më pak përdorim tek Pipa: mrekullisht, lumnisht

etj. Gjatë vjeljes së leksemave kemi vënë re që ndajshtesa –isht na rezulton më e larmishme

tek Koliqi, në krahasim me Camajn e më pak te Pipa. Nga lema ngulm Koliqi ka ndërtuar

ndajfoljen ngulmënisht, ndërsa në krijimtarinë e Camajt e gjejmë me ndajshtesën –as:

ngulmas, vihet re prirja e Camajt për të qenë sa më pranë standardit. “…ishte ngulmënisht i

vendosur…E. Koliqi, Shija e bukës mbrûme, f. 121 (...tue i vrojtë ti ngulmas kishe ndie

afshin...Palimpsest, f. 201). Ndajfolja mrekullisht gjendet e përdorur tek Koliqi e tek Pipa,

kurse tek Camaj ajo del me formën: mrekullim. (...edhe ato lule pa erë qi ndrisin mrekullisht

n’at perde...E. Koliqi, Shija e bukës mbrûme, f. 113); (...vrente të birin, ndryshe / të bukur

~ 269 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!