Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Prof. dr. Shezai RROKAJ: ROLI I DIALEKTEVE NË SHTRIRJEN DHE ZGJERIMIN E STANDARDIT Qysh prej Kongresit të Drejtshkrimit 11 e në vijim, çështja e standardit dhe e raportit të tij me dialektet është bërë objekt diskutimesh e debatesh në mjaft tubime shkencore, në shtypin e shkruar e atë viziv. Debatet kanë pasur të bëjnë kryesisht me bazën dialektore të standardit: me çfarë u bë mirë dhe çfarë u bë gabim, çfarë u përfshi dhe çfarë u la jashtë tij, çfarë duhet përfshirë nga gegërishtja dhe çfarë duhet rregulluar brenda vetë standardit. Në përgjithësi debatet janë përqendruar te ruajtja dhe përmirësimi i tij nga njëra anë dhe, për një përballje të re me gegërishten, nga ana tjetër. Është bërë e qartë tashmë se si teorikisht 12 edhe nga përvoja e gjuhëve të tjera, mbështetja e standardit në një dialekt (toskë), duke e pasur dialektin (siç është rasti ynë me gegërishten) a dialektet e tjera ndihmëtar/e, është e përligjur. Argumenti i përfaqësimit më të madh numerik për të përligjur ipso facto një standard ad hoc (popullsia gege sasiorisht më e madhe se ajo toske, duke mos marrë fare parasysh shtrirjen 13 e standardit të sotëm edhe në arealin dialektor geg), që sillet nga ndonjë gjuhëtar së fundmi 14 , në dobi të një ristandardizimi, nga përvoja e formimit të gjuhëve standarde, nuk është domosdoshmëri teorike e praktike. Nga ana tjetër, nuk bën gjë tjetër veçse rihap çështjen e legjitimimit të standardit të sotëm. Është e vërtetë se përhapja e standardit është një ‘shpenzë’ për sa i përket mundit të folësve për të përvetësuar kodin normativ të gjuhës së shtetit. Kjo ‘kosto’ për shtrirjen e standardit në gjithë arealin shqipfolëse pra, edhe përtej arealit toskë duke e përfshirë edhe vetë këtë të fundit) ka pasur rezultate të pamohueshme, sadoqë mbetet ende shumë për të bërë. Por rikthimi në një formë tjetër i tezës së ‘72-shit për një standard ‘mbidialektor’ 15 është po aq i gabuar 16 sa edhe vetë pohimi i saj në Kongresin e Drejtshkrimit. Edhe ndonjë tezë për një neostandard 17 metropolitan është po aq e paqëndrueshme sa dhe vetë stabilizimi i popullsisë së ardhur në këtë trevë. Jo vetëm është i gabuar, por edhe i rrezikshëm për të ardhmen e kombit, pasi rihap çështjen e formimit të standardit a të tjetërsimit të tij. Për këdo që merret me probleme teorike të gjuhës e kupton drejt se këtu çështja nuk shtrohet për të ndrequr disa aspekte gjuhësore, një pjesë e mirë e të 11 . Kongresi i Drejtshkrimit, I, II, Tiranë, 1972. 12 . Richard A. Hudson thekson se zgjedhja e një varianti të caktuar për të kultivuar një gjuhë standarde është mjaft e rëndësishme nga këndvështrimi socio-politik, sepse është e qartë që varieteti i zgjedhur nis e merr më shumë prestigj dhe njerëzit që e flasin atë nisin ta gëzojnë këtë prestigj. Në Sociolinguistika, Tiranë, 1995, f. 740. 13 . Po aty. 14 . Konferenca Gjuhësore, Durrës, 2010. 15 A. Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme të drejtshkrimit të saj. Tiranë, 1973. 17 L. Shamku – Shkreli, Standard dhe neostandart. Prirje vetëstrukturuese të shqipes së sotme. Çabej, Tiranë, 2007. ~ 25 ~

KUMTESA cilave është vënë në dukje së fundmi edhe nga një punim i kujdesshëm në ‘Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe’ 18 . Nuk është fjala as për përfshirjen e një fjalësi të bollshëm me prejardhje gege 19 i cili, volendo dolendo, po i ngjizet standardit pa kurrëfarë pengese. Siç ka pohuar profesor Shkurtaj, “Në mënyrë të veçantë duhet t’i qasemi pasurisë, larmisë dhe forcës shprehëse të leksikut dhe të frazeologjisë së krahinave të Veriut të cilat, qoftë në masën që na janë fiksuar në veprat e autorëve që kanë shkruar në variantin letrar të gegërishtes, qoftë edhe nga gurra e gjallë e gegërishtes së folur ose nga folklori i gegërishtes i Veriut duhet vlerësuar e vështruar kurdoherë si burime të freskisë dhe të prurjeve të domosdoshme për gjuhën letrare të përbashkët.” 20 Edhe disa rregulla drejtshkrimore që lidhen me probleme si: shquarsia dhe pashquarsia e disa emrave të përveçëm; emrat gjeografikë që janë togfjalësha, shtrirja e shkronjës së madhe në disa fjalë si; Bajram, Krishtlindje, Perëndi; vënia e theksit te disa orientalizma si; téneqe/teneqé, básme/basmá; një grup emrash mashkullorë që në normën e sotme shkruhen me ë si; djalë, gjalpë, lumë, mjaltë, ballë etj.; shumësi i disa emrave si; kabëll, teatër apo si: mjeshtër, pediatër, otojatër duhen shqyrtuar dhe dhënë zgjidhje në mënyrë shkencore dhe dhe me miratim prej institucioneve, që merren me problemet e gjuhës në bashkëpunim me Shtetin. Gjithashtu, çështje që lidhen me emrat si: ata që kanë vetëm njëjësin apo vetëm një gjini, fjalët e përbëra mbiemërore që lidhen me zanoren o a me vizë lidhëse; mbiemra prejemërorë vendesh me papashtesën –ian/-jan, -iot/-jot etj., duhen vënë në tryezën e zgjidhjes. Edhe sistemi foljor ka çështje të debatueshme si: e pakryera e habitores punuakej, lënkej në raport me punuakësh, lënkësh; disa forma të kohëve të thjeshta të habitores që formohen nga pjesorja dhe jo nga tema e së tashmes a ndonjë temë tjetër si: ardhka, thënka, dashka në vend të vika, thënka doka etj; Foljet bie, shpie në urdhërore njëjës bjer apo bier, shpjer apo shpier; Gjithashtu ka ngjallur diskutime folje si: ec, ik, hip apo eci, iki, hipi. Tërheq vëmendjen edhe diskutimi rreth formës t/s të foljeve të tipit mas/mat, nxit/nxis, pëshpërit/pëshpëris etj. Pra, përveç ndonjë rasti, të pakët janë sot ata studiues, që janë kundër përmirësimeve që duhen bërë në standardin e sotëm dhe se rishikimet aty ku është e nevojshme duhen bërë. Por ta themi qartë: një ndërhyrje e tillë si ajo që propozohet në sistemin foljor, nëpërmjet përfshirjes së paskajores gege, prish sistemin e standardit të sotëm dhe rihap procesin e standardizimit të gjuhës shqipe nga e para, sepse krijon shtratin për një standard tjetër me bazë gegërishten. Duke qenë se folja është bërthama e thënies, pra themeli i gjuhës, ndryshimi i kësaj bërthame trondit themelet e standardit. Me përfshirjen e paskajores gege si formë përfaqësuese, standardi që krijohet nuk mund të jetë as ky që është ‘gjoja i përmirësuar’ as një mbidialektor ‘gjoja gjithëpërfshirës’. Me përfshirjen e paskajores gege, ky i riu që mëtohet të fabrikohet ex catedra nuk mund të jetë as më shumë e as më pak veçse një përpjekje për një standard tjetër me bazë gegërishten. Çfarë do t’i mbetej në sistem këtij standardi me përfshirjen e paskajores? Le të ndalemi vetëm në disa prej argumenteve, që vijnë në mbështetje të çfarë theksuam më lart: 1. Problemi i parë është se cilin variant të paskajores do të përdoret: ai me punu apo me punue, kam me bo/kam me ba. Futja e paskajores ndryshon gjithë kohët e përbëra të sistemit foljor: kam punuar/kam punu/e; kisha punuar/kisha punu/e etj.. 18 A. Dhrimo, R. Memushaj, Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, Infobotues, Tiranë, 2011. 19 Sh. Rrokaj, Fjalësi me –shëm në veprën e Ismail Kadaresë, botuar në Çështje të gjuhës shqipe, vëll. I, Arbëria, Tiranë, 2007. 20 Gj. Shkurtaj, Pasuri leksikore e gegërishtes dhe gjuha e njësuar, Konf. shkenc. Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot, Tiranë, 2003, f. 278. ~ 26 ~

KUMTESA

cilave është vënë në dukje së fundmi edhe nga një punim i kujdesshëm në ‘Fjalor

Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe’ 18 . Nuk është fjala as për përfshirjen e një fjalësi të bollshëm

me prejardhje gege 19 i cili, volendo dolendo, po i ngjizet standardit pa kurrëfarë pengese. Siç

ka pohuar profesor Shkurtaj, “Në mënyrë të veçantë duhet t’i qasemi pasurisë, larmisë dhe

forcës shprehëse të leksikut dhe të frazeologjisë së krahinave të Veriut të cilat, qoftë në

masën që na janë fiksuar në veprat e autorëve që kanë shkruar në variantin letrar të

gegërishtes, qoftë edhe nga gurra e gjallë e gegërishtes së folur ose nga folklori i gegërishtes

i Veriut duhet vlerësuar e vështruar kurdoherë si burime të freskisë dhe të prurjeve të

domosdoshme për gjuhën letrare të përbashkët.” 20 Edhe disa rregulla drejtshkrimore që

lidhen me probleme si: shquarsia dhe pashquarsia e disa emrave të përveçëm; emrat

gjeografikë që janë togfjalësha, shtrirja e shkronjës së madhe në disa fjalë si; Bajram,

Krishtlindje, Perëndi; vënia e theksit te disa orientalizma si; téneqe/teneqé, básme/basmá;

një grup emrash mashkullorë që në normën e sotme shkruhen me ë si; djalë, gjalpë, lumë,

mjaltë, ballë etj.; shumësi i disa emrave si; kabëll, teatër apo si: mjeshtër, pediatër, otojatër

duhen shqyrtuar dhe dhënë zgjidhje në mënyrë shkencore dhe dhe me miratim prej

institucioneve, që merren me problemet e gjuhës në bashkëpunim me Shtetin. Gjithashtu,

çështje që lidhen me emrat si: ata që kanë vetëm njëjësin apo vetëm një gjini, fjalët e përbëra

mbiemërore që lidhen me zanoren o a me vizë lidhëse; mbiemra prejemërorë vendesh me

papashtesën –ian/-jan, -iot/-jot etj., duhen vënë në tryezën e zgjidhjes. Edhe sistemi foljor ka

çështje të debatueshme si: e pakryera e habitores punuakej, lënkej në raport me punuakësh,

lënkësh; disa forma të kohëve të thjeshta të habitores që formohen nga pjesorja dhe jo nga

tema e së tashmes a ndonjë temë tjetër si: ardhka, thënka, dashka në vend të vika, thënka

doka etj; Foljet bie, shpie në urdhërore njëjës bjer apo bier, shpjer apo shpier; Gjithashtu ka

ngjallur diskutime folje si: ec, ik, hip apo eci, iki, hipi. Tërheq vëmendjen edhe diskutimi

rreth formës t/s të foljeve të tipit mas/mat, nxit/nxis, pëshpërit/pëshpëris etj. Pra, përveç

ndonjë rasti, të pakët janë sot ata studiues, që janë kundër përmirësimeve që duhen bërë në

standardin e sotëm dhe se rishikimet aty ku është e nevojshme duhen bërë. Por ta themi

qartë: një ndërhyrje e tillë si ajo që propozohet në sistemin foljor, nëpërmjet përfshirjes së

paskajores gege, prish sistemin e standardit të sotëm dhe rihap procesin e standardizimit të

gjuhës shqipe nga e para, sepse krijon shtratin për një standard tjetër me bazë gegërishten.

Duke qenë se folja është bërthama e thënies, pra themeli i gjuhës, ndryshimi i kësaj bërthame

trondit themelet e standardit. Me përfshirjen e paskajores gege si formë përfaqësuese,

standardi që krijohet nuk mund të jetë as ky që është ‘gjoja i përmirësuar’ as një

mbidialektor ‘gjoja gjithëpërfshirës’. Me përfshirjen e paskajores gege, ky i riu që mëtohet të

fabrikohet ex catedra nuk mund të jetë as më shumë e as më pak veçse një përpjekje për një

standard tjetër me bazë gegërishten. Çfarë do t’i mbetej në sistem këtij standardi me

përfshirjen e paskajores? Le të ndalemi vetëm në disa prej argumenteve, që vijnë në

mbështetje të çfarë theksuam më lart:

1. Problemi i parë është se cilin variant të paskajores do të përdoret: ai me punu apo me

punue, kam me bo/kam me ba. Futja e paskajores ndryshon gjithë kohët e përbëra të

sistemit foljor: kam punuar/kam punu/e; kisha punuar/kisha punu/e etj..

18

A. Dhrimo, R. Memushaj, Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, Infobotues, Tiranë, 2011.

19

Sh. Rrokaj, Fjalësi me –shëm në veprën e Ismail Kadaresë, botuar në Çështje të gjuhës shqipe, vëll.

I, Arbëria, Tiranë, 2007.

20

Gj. Shkurtaj, Pasuri leksikore e gegërishtes dhe gjuha e njësuar, Konf. shkenc. Shqipja standarde

dhe shoqëria shqiptare sot, Tiranë, 2003, f. 278.

~ 26 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!