20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Koliqi, Shija e bukës mbrume, f. 31); (…bukën e zezë e gjellën e përvujtun / idhnimi s’na

helmon… A. Pipa, Lundërtarë, f. 15).

Me këtë parashtesë janë formuar folje zakonisht nga tema foljore e emrore (më pak). Kjo

parashtesë u paravihet temave foljore e u jep foljeve të krijuara një kuptim intensiv e në

mjaft raste ngjyrime të reja kuptimore. 1 Në këtë grup do të veçojmë përpjekjen e Camajt për

të dhënë forma të reja, duke shfrytëzuar mjetet fjalëformuese të shqipes, si p.sh.: përkënaq,

përvështirësoj të cilat nuk i kemi të pasqyruara në Fjalorin e Gazullit, Fjalorin e ’54,

Fjalorin e “Bashkimit” e FGJSSH (1980) e (2006) 1 . (...Përkënaqesha në vete jo aq sa qitsha

në letër vargje mbas vargjesh, po sepse ato mbîshin nga ndiesi që ushqesha për Djellën...M.

Camaj, Djella, f. 91); (…shqarri atypëraty, përvështirësohej prej tymit…Pishtarët e natës, f.

77). Ndërsa tek Koliqi kemi ndërtimet: përbuz, përpij etj., tek Pipa: përfal, përhidhet,

përdridhet etj. lema që i ndeshim të përdorura në gjuhën letrare. Pipa në mjaft raste përpiqet

që fjalëve t’u japë ngarkesa emocionale, ai arrin të përdorë pranë njëra-tjetrës fjalë me të

njëjtën ndajshtesë, si: përhidheshin e përdridheshin me vlerë përforcuese. (…e gjetht e mjerë

përhidheshin / shtremnoheshin, përdridheshin…A. Pipa, Lundërtarë, f. 15); (…qi përbuz

qumshtin e Nanës…E. Koliqi, Gjurmat e stinëve, f. 28).

Si tip fjalëformues më vete parashtesimi nuk është karakteristikë për ndajfoljet. 1 Në disa

raste kemi vënë re ndajfolje të formuara zakonisht nga tema ndajfoljore. Këtu duam të

veçojmë përpjekjet e Camajt e Pipës për dhënien e ndërtime të reja, ku vetë Camaj

shfrytëzon ndajshtesën për- për dhënien e ndërtimeve të tilla, kurse tek Pipa kemi përdorimin

e mënyrës së përzier (parashtesim e prapashtesim njëkohësisht), por nga tema emërore. Tek

Camaj kemi ndajfoljet: përngadalë, përngeshëm të cilat nuk i kemi të pasqyruara në

Fjalorët e marrë për krahasim. përngadalë (...kisha një copë akulli në kurm që duhej shkri

përngadalë para flakadanit...M. Camaj, Djella, f. 105). Ndërtimin përngeshëm e kemi të

përdorur nga Camaj edhe si ndajfolje edhe si mbiemër, p.sh.: përngeshëm (...në kohë të lirë

e shtrinte kuvendin përngeshëm…Djella, f. 89); (…Jera e dinte se përralla janë ato, por ua

kishte lakmi treguesve të përngeshëm e pa të keq të cilët përkënaqeshin të shtireshin ma

fëmijë se fëmijët....Rrungaja në mars, f. 168). Pipa përpiqet të ndërtojë ndajfolje nga tema

emërore, si p.sh.: përvajshëm, përmallshëm, përmortshëm etj. (…kori përmortshëm

shungulloi… A.Pipa, Burgu, f. 157). Në FGJSSH (1980) e (2006) kemi të përdorur vetëm

trajtën mbiemërore i përmortshëm, kurse ndërtimi ndajfoljor nuk del i dhënë.

(…përmallshëm sonte mbramja e majit ulet… A.Pipa, Burgu, f. 29). Tek Koliqi na

pasqyrohet me trajtën mbiemërore: (…me e lanë të kuptohet keq heshtja e përmallshme e

tij…E.Koliqi, Hija e maleve, f. 115). Kjo mënyrë fjalëformimi është pak prodhimtare në

krijimtarinë e Koliqi, atë e gjejmë të përdorur në disa lema që gjenden të pasqyruara edhe në

standard, si: përbrenda, përmbrapa etj.

2. Prapashtesa –shëm. Me këtë prapashtesë janë formuar prej emrash, foljesh e ndajfoljesh

mbiemra, që tregojnë një cilësi të rrjedhur nga të pajisurit me një gjë ose me një veti.

Gegërishtja përveç mbiemrave ka edhe ndajfolje me këtë prapashtesë, që tregojnë një gjendje

a një mënyrë. 1 Kjo mënyrë fjalëformimi po zhvillohet gjerësisht në gjuhën e sotme letrare. 1

Në krijimet e Camajt, Koliqit e Pipës të bie në sy prirja për t’iu afruar standardit duke

përdorë më tepër ndërtimet me ndajshtesën –shëm si ndajfolje se sa si mbiemra. Si p.sh. te

Camaj: kujtueshëm, bindshëm, dëshirueshëm, mpishëm, preshëm, marrshëm etj., tek

Koliqi: theksueshëm, lëmueshëm, lirueshëm, gëzueshëm, durueshëm, andshëm,

ngatrrueshëm etj., tek Pipa: idhshëm, ankueshëm, trembshëm, erandshëm, hovshëm,

potershëm, ankueshëm etj.

~ 268 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!