Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Ma. Aida URUÇI: VËSHTRIM KRAHASUES NË GJUHËN E AUTORËVE: CAMAJ, KOLIQI E PIPA. (NË RRAFSHIN FJALËFORMUES) Camaj, Koliqi e Pipa këta kolosë të mëdhenj të letrave shqipe, megjithëse jetën e veprimtarinë e tyre krijuese letrare e gjuhësore e kaluan në dhe të huaj, gjuhën, e në veçanti gegërishten e ruajtën mjaft mirë, madje e përpunuan dhe sollën risi në disa ndërtime. Ata dhanë një kontribut jo vetëm si shkrimtarë me krijimtarinë e tyre letrare, por edhe si gjuhëtar. Vlen të theksojmë rolin që luajti E. Koliqi në përhapjen dhe zhvillimin e gjuhës, të letërsisë dhe kulturës shqiptare në kohën kur ishte ministër i Arsimit. Camaj arriti të kryente disa studime me vlera gjuhësore, madje ai ishte edhe autor gramatike. Kurse Pipa hodhi mjaft ide për një shqipe të njësuar. Të tre këta shkrimtarë të pajisur me një kulturë të gjërë dhe aftësi gjuhëkrijuese, u përpoqën në mënyrë të vetëdijshme të zbulonin mes shkrimeve të tyre pasurinë e begatinë e shqipes. Ata arritën ta pasurojnë atë me fjalë, shprehje e thënie të reja të nxjerra nga thesaret e gjuhës popullore ose të krijuara nga ata vetë sipas modeleve të shqipes. Gjuha që përdori E. Koliqi dhe A. Pipa në veprat e tyre është një gjuhë kryesisht e zonës së Shkodrës, ndërsa Camaj bëri përpjekje për një kodifikim në lëmin e drejtshkrimit e të gramatikës. Gjuha e tij është gegërishtja letrare. 1 Në këtë punim jemi ndalur në gjuhën e këtyre autorëve e pikërisht në disa veçori fjalëformuese. Jemi përqendruar në: - Studimin i krijimit të fjalëve të reja që u përkasin tipave të ndryshëm fjalëformues. - Gjallërimin e disa fjalëve dialektore, të cilat mund të përfshihen në leksikun aktiv të gjuhës së sotme shqipe. Në fushën e fjalëformimit këta autorë i dhanë përparësi dy mënyrave: prejardhjes dhe kompozimit. Në fjalët që po analizojmë jo të gjitha janë krijime të autorëve, ndonjëra prej tyre ndeshet edhe në autorë të tjerë paraardhës, bashkëkohës ose që i përkasin ligjërimit krahinor. Ndajshtesat më të përdorurat nga këto tre shkrimtarë janë: parashtesa për-, prapashtesat –shëm e –isht. 1. Parashtesa për- u ngjitet emrave, mbiemrave, ndajfoljeve e foljeve, duke u dhënë kuptime të ndryshme. 1 Ndajshtesa për- gjatë ndërtimit të mbiemrave u jep fjalëve kuptim përforcues e ndonjëherë krahasues, por ka mbetur pak prodhimtare. 1 Kjo mënyrë fjalëformimi gjen pasqyrim më tepër në letërsinë artistike, dukuri që është vënë re tek të tre këta shkrimtarë, por me një zhvillim më të dukshëm tek Camaj. Kështu kemi fjalët e prejardhura: e përfrigueshme, e përndalun, e përlagun, e përdhunshme, i përngeshëm, i përmoçëm, i përmotun, i përlagshtë (tek Camaj); e përvuajtun, e përmbrendshme, e përdredhun (tek Koliqi)); e përvujtun, e përhapur (tek Pipa) etj. Camaj duke shfrytëzuar lemën foljore ndal ka arritur të formojë ndërtimet: e përndalun (mbiemër): (...Fuqi e përndalun…M. Camaj, Buelli, f. 154), dhe përndal (folje): (...Nika u përndal e s’i tha atij s’i binte ma ndërmend qysh ku ajo s’kishte vu kambë në atë vend...Pishtarët e natës, f. 38). Në FGJSSH (1980) kemi të paraqitur një larmi formash të ndërtuara nga folja ndal, por ky ndërtim nuk del i pasqyruar. 1 (…stuhija e përmbrendëshme vinte tue e shtrue përherë e ma furin e vet…E. ~ 267 ~

KUMTESA Koliqi, Shija e bukës mbrume, f. 31); (…bukën e zezë e gjellën e përvujtun / idhnimi s’na helmon… A. Pipa, Lundërtarë, f. 15). Me këtë parashtesë janë formuar folje zakonisht nga tema foljore e emrore (më pak). Kjo parashtesë u paravihet temave foljore e u jep foljeve të krijuara një kuptim intensiv e në mjaft raste ngjyrime të reja kuptimore. 1 Në këtë grup do të veçojmë përpjekjen e Camajt për të dhënë forma të reja, duke shfrytëzuar mjetet fjalëformuese të shqipes, si p.sh.: përkënaq, përvështirësoj të cilat nuk i kemi të pasqyruara në Fjalorin e Gazullit, Fjalorin e ’54, Fjalorin e “Bashkimit” e FGJSSH (1980) e (2006) 1 . (...Përkënaqesha në vete jo aq sa qitsha në letër vargje mbas vargjesh, po sepse ato mbîshin nga ndiesi që ushqesha për Djellën...M. Camaj, Djella, f. 91); (…shqarri atypëraty, përvështirësohej prej tymit…Pishtarët e natës, f. 77). Ndërsa tek Koliqi kemi ndërtimet: përbuz, përpij etj., tek Pipa: përfal, përhidhet, përdridhet etj. lema që i ndeshim të përdorura në gjuhën letrare. Pipa në mjaft raste përpiqet që fjalëve t’u japë ngarkesa emocionale, ai arrin të përdorë pranë njëra-tjetrës fjalë me të njëjtën ndajshtesë, si: përhidheshin e përdridheshin me vlerë përforcuese. (…e gjetht e mjerë përhidheshin / shtremnoheshin, përdridheshin…A. Pipa, Lundërtarë, f. 15); (…qi përbuz qumshtin e Nanës…E. Koliqi, Gjurmat e stinëve, f. 28). Si tip fjalëformues më vete parashtesimi nuk është karakteristikë për ndajfoljet. 1 Në disa raste kemi vënë re ndajfolje të formuara zakonisht nga tema ndajfoljore. Këtu duam të veçojmë përpjekjet e Camajt e Pipës për dhënien e ndërtime të reja, ku vetë Camaj shfrytëzon ndajshtesën për- për dhënien e ndërtimeve të tilla, kurse tek Pipa kemi përdorimin e mënyrës së përzier (parashtesim e prapashtesim njëkohësisht), por nga tema emërore. Tek Camaj kemi ndajfoljet: përngadalë, përngeshëm të cilat nuk i kemi të pasqyruara në Fjalorët e marrë për krahasim. përngadalë (...kisha një copë akulli në kurm që duhej shkri përngadalë para flakadanit...M. Camaj, Djella, f. 105). Ndërtimin përngeshëm e kemi të përdorur nga Camaj edhe si ndajfolje edhe si mbiemër, p.sh.: përngeshëm (...në kohë të lirë e shtrinte kuvendin përngeshëm…Djella, f. 89); (…Jera e dinte se përralla janë ato, por ua kishte lakmi treguesve të përngeshëm e pa të keq të cilët përkënaqeshin të shtireshin ma fëmijë se fëmijët....Rrungaja në mars, f. 168). Pipa përpiqet të ndërtojë ndajfolje nga tema emërore, si p.sh.: përvajshëm, përmallshëm, përmortshëm etj. (…kori përmortshëm shungulloi… A.Pipa, Burgu, f. 157). Në FGJSSH (1980) e (2006) kemi të përdorur vetëm trajtën mbiemërore i përmortshëm, kurse ndërtimi ndajfoljor nuk del i dhënë. (…përmallshëm sonte mbramja e majit ulet… A.Pipa, Burgu, f. 29). Tek Koliqi na pasqyrohet me trajtën mbiemërore: (…me e lanë të kuptohet keq heshtja e përmallshme e tij…E.Koliqi, Hija e maleve, f. 115). Kjo mënyrë fjalëformimi është pak prodhimtare në krijimtarinë e Koliqi, atë e gjejmë të përdorur në disa lema që gjenden të pasqyruara edhe në standard, si: përbrenda, përmbrapa etj. 2. Prapashtesa –shëm. Me këtë prapashtesë janë formuar prej emrash, foljesh e ndajfoljesh mbiemra, që tregojnë një cilësi të rrjedhur nga të pajisurit me një gjë ose me një veti. Gegërishtja përveç mbiemrave ka edhe ndajfolje me këtë prapashtesë, që tregojnë një gjendje a një mënyrë. 1 Kjo mënyrë fjalëformimi po zhvillohet gjerësisht në gjuhën e sotme letrare. 1 Në krijimet e Camajt, Koliqit e Pipës të bie në sy prirja për t’iu afruar standardit duke përdorë më tepër ndërtimet me ndajshtesën –shëm si ndajfolje se sa si mbiemra. Si p.sh. te Camaj: kujtueshëm, bindshëm, dëshirueshëm, mpishëm, preshëm, marrshëm etj., tek Koliqi: theksueshëm, lëmueshëm, lirueshëm, gëzueshëm, durueshëm, andshëm, ngatrrueshëm etj., tek Pipa: idhshëm, ankueshëm, trembshëm, erandshëm, hovshëm, potershëm, ankueshëm etj. ~ 268 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Ma. Aida URUÇI: VËSHTRIM KRAHASUES NË GJUHËN E AUTORËVE:

CAMAJ, KOLIQI E PIPA. (NË RRAFSHIN FJALËFORMUES)

Camaj, Koliqi e Pipa këta kolosë të mëdhenj të letrave shqipe, megjithëse jetën e

veprimtarinë e tyre krijuese letrare e gjuhësore e kaluan në dhe të huaj, gjuhën, e në veçanti

gegërishten e ruajtën mjaft mirë, madje e përpunuan dhe sollën risi në disa ndërtime. Ata

dhanë një kontribut jo vetëm si shkrimtarë me krijimtarinë e tyre letrare, por edhe si gjuhëtar.

Vlen të theksojmë rolin që luajti E. Koliqi në përhapjen dhe zhvillimin e gjuhës, të letërsisë

dhe kulturës shqiptare në kohën kur ishte ministër i Arsimit. Camaj arriti të kryente disa

studime me vlera gjuhësore, madje ai ishte edhe autor gramatike. Kurse Pipa hodhi mjaft ide

për një shqipe të njësuar. Të tre këta shkrimtarë të pajisur me një kulturë të gjërë dhe aftësi

gjuhëkrijuese, u përpoqën në mënyrë të vetëdijshme të zbulonin mes shkrimeve të tyre

pasurinë e begatinë e shqipes. Ata arritën ta pasurojnë atë me fjalë, shprehje e thënie të reja

të nxjerra nga thesaret e gjuhës popullore ose të krijuara nga ata vetë sipas modeleve të

shqipes. Gjuha që përdori E. Koliqi dhe A. Pipa në veprat e tyre është një gjuhë kryesisht e

zonës së Shkodrës, ndërsa Camaj bëri përpjekje për një kodifikim në lëmin e drejtshkrimit e

të gramatikës. Gjuha e tij është gegërishtja letrare. 1 Në këtë punim jemi ndalur në gjuhën e

këtyre autorëve e pikërisht në disa veçori fjalëformuese. Jemi përqendruar në:

- Studimin i krijimit të fjalëve të reja që u përkasin tipave të ndryshëm fjalëformues.

- Gjallërimin e disa fjalëve dialektore, të cilat mund të përfshihen në leksikun aktiv të gjuhës

së sotme shqipe.

Në fushën e fjalëformimit këta autorë i dhanë përparësi dy mënyrave: prejardhjes dhe

kompozimit. Në fjalët që po analizojmë jo të gjitha janë krijime të autorëve, ndonjëra prej

tyre ndeshet edhe në autorë të tjerë paraardhës, bashkëkohës ose që i përkasin ligjërimit

krahinor. Ndajshtesat më të përdorurat nga këto tre shkrimtarë janë: parashtesa për-,

prapashtesat –shëm e –isht.

1. Parashtesa për- u ngjitet emrave, mbiemrave, ndajfoljeve e foljeve, duke u dhënë kuptime

të ndryshme. 1 Ndajshtesa për- gjatë ndërtimit të mbiemrave u jep fjalëve kuptim përforcues e

ndonjëherë krahasues, por ka mbetur pak prodhimtare. 1 Kjo mënyrë fjalëformimi gjen

pasqyrim më tepër në letërsinë artistike, dukuri që është vënë re tek të tre këta shkrimtarë,

por me një zhvillim më të dukshëm tek Camaj. Kështu kemi fjalët e prejardhura: e

përfrigueshme, e përndalun, e përlagun, e përdhunshme, i përngeshëm, i përmoçëm, i

përmotun, i përlagshtë (tek Camaj); e përvuajtun, e përmbrendshme, e përdredhun (tek

Koliqi)); e përvujtun, e përhapur (tek Pipa) etj. Camaj duke shfrytëzuar lemën foljore ndal

ka arritur të formojë ndërtimet: e përndalun (mbiemër): (...Fuqi e përndalun…M. Camaj,

Buelli, f. 154), dhe përndal (folje): (...Nika u përndal e s’i tha atij s’i binte ma ndërmend

qysh ku ajo s’kishte vu kambë në atë vend...Pishtarët e natës, f. 38). Në FGJSSH (1980) kemi

të paraqitur një larmi formash të ndërtuara nga folja ndal, por ky ndërtim nuk del i

pasqyruar. 1 (…stuhija e përmbrendëshme vinte tue e shtrue përherë e ma furin e vet…E.

~ 267 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!