20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

papërshtatshmërive të tij, akoma besonin në transkribilitetin e tekstit letrar. Për postmodernnistët

bota përreth është e pamundur të imitohet, vetëmse sërisht të krijohet. Andaj ata

krijimin e vet verbal e konsiderojnë si shtesë të realitetit, e jo si paraqitje e tij. Poesis-i në

tekstin postmodern e zëvendëson mimesis-

in e pararendësve të tyre” (Filippi, 1985: 10).

Në natyrën e modernies, autoriteti i veprës artistike, kërkesa që ajo të paraqesë

njëlloj vizioni autentik të botës, bazohet në univerzalitetin. Sistemi perëndimor i rrëfimit

pranonte vetëm një vision –vizionin e subjektit konstitutiv mashkullor, si të vetmin. Kurse

veprat postmoderne mohojnë stabilitetin e pozitës së sundimtarit. Kristeva dhe Bart kanë

gjykuar se edhe avangarda moderne, me vendosjen e heterogjenitetit, mungesës së

kontinuitetit, shumëzëshmërisë, e destabilizon subjektin e rrëfimit. Sipas M. Epshtejn, postmodernizmi

në kuptim më të ngushtë të fjalës, shënon avangardën artistike dhe kulturore të

disa dekadave të fundit - shkrimin inovativ dhe artin që karakterizohet me fragmentalitet,

ironi, intertekstualitet, mosrespektim të kufijve zhanror dhe autorefleksivitet.

Nëse nisemi nga parimi se postmodernia shenjon një formacion stilistikor, atëherë si

edhe formacionet tjera ka karakter historik. Në Amerikë, ky nocion lidhet me fenomenet e

viteve `50-ta, kur u zhvilluan diskutimet e para rreth postmodernies / postmodernizmit,

diskutime këto që, në fillim, kanë pasur një konotacion negativ, meqë janë nisur nga bindja

se letërsia që paraqitet pas Jejtsit, Eliotit, Xhojsit, karakterizohet me një mungesë të

inovacionit. Në Evropë, diskutimet e para rreth postmodernies lidhen me fenomenet e viteve

`70 dhe, gjithashtu, kanë qenë të përcjellura me rezerve. Sipas L. Haçion ajo që është

karakteristike për veprat postmoderniste, është se ato janë dy herë të koduara dhe gjenden

diku mes faktit dhe fiksionit (Graham, 2000: 188).

Dallimet mes modernies dhe postmodernies janë të dukshme. Këto dallime vërehen

fillimisht në besimin që kanë në lidhje me përfytyrimin e botës si dhe për nga mënyra si e

kuptojnë vendin dhe rolin që luan subjekti në këto dy tipe të letërsisë. Modernia dhe postmodernia

dallojnë edhe përnga “gjatësia” e narracionit, ashtu siç dallojnë edhe përnga qëndrimi

që kanë ndaj historisë: “Kur periudha e kaluar letrare qe njohur si modernizëm,

atëbotë, siç kemi parë në kapitujt e mëparshëm, koncepti mbi veprën si objekt i mbyllur, i

vetëmjaftueshëm, autonom, i cili unitetin e vet e krijon nga ndërlidhja formale e pjesëve të

saj, në postmodernizëm edhe është rivendosur, edhe është rrënuar. . . Postmodernia

vetëdijshmërisht është art “brenda arkivit” (Foucault 1977), kurse ky arkiv është historik

dhe letrar” (Haçion, 2004: 12).

Ku pas posmodernies?

Edhe përkundër tendencës që postmodernizmi të paraqesë një sistem plotpërfshirës,

megjithatë në fund të shek. XX, në Danimarkë, paraqitet një lëvizje e re në fushën e

kinematografisë që, megjithatë, ushtroi ndikim të madh. Kjo lëvizje është e njohur me emrin

Dogma 95.

Dogma u zyrtarizua në 1995 në Kopenhagë. Manifesti i saj përbëhet prej 10 pikëve.

Dogma është e orientuar kundër revolucionit teknologjik dhe përdorimit të të arriturave

teknologjike në film. Natyrisht, ky kthim pas paraqet një reakcion të natyrshëm dhe të pritur

për ta

shpëtuar artin filmik nga rreziku për të marrë formën e artit dixhital.

Shkëputja më e dukshme e Dogmës nga teoria postmoderne filmike vërehet në ato

pika të manifestit, që proklamojnë shfrytëzimin e skenarit natyror, që i ndalon përjashtimet

~ 264 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!