20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

mënyrë energjike, i sulmoi metodat universale në filozofi, në estetikë ose në teorinë e shoqërisë.

Diskutimet e tij për gjendjen postmoderne paraqesin një tërmet në zhvillimin e

mendimit perëndimor.

Linda Haçion, pranon mendimin e Piter Blejk-ut shprehur në librin e tij “Forma

ndjek fiaskon” (1977), sipas së cilit postmodernizmi është rezultat i rishqyrtimeve që vetë

autorët modernë i bënë modernizmit. Mjaft teoreticientë e përcaktojnë postmodernizmin si

gjendje të botës post - iluministe, post - humaniste, post - frojdiste.

Julia Kristeva mendon se postmoderniteti paraqitet në “çaste të krizës”, kur diçka po

rrënohet, por kur edhe paraqiten burime të reja. Linda Haçion (Haçon, 1996), bën dallim mes

nocionit postmodernizëm dhe postmodernia dhe shprehet se nocioni postmodernizëm ka

kuptim më të ngushtë se nocioni postmodernie dhe shënjon fazën e parë të kohës, në të cilën

jetojmë.

Mihail Epshtejn (1998: 31), mendon se arti bashkëkohor gjakon pas teorisë, kështu

që nga faza e fundit e modernies, e veçmas në fazën e postmodernies, krijuesit gjithnjë e më

shumë e kanë shtypur sferën vetanake të artit letrar dhe pushtetin autorial e kanë zëvendësuar

më atë të kritikut.

Për dallim nga J. Habermans, sipas së cilit postmodernia paraqet kthim prapa, sipas

Liotar-it postmodernia nuk është lëvizje e kthimit “Came back”, por është proces i “ana”:

analizës, anamnezës, analogjisë, anamorfozës që e elaboron “harresën fillestare”.

Brajan Mekhejl (Brian Mc Hale, 2007: 197), si edhe te drejtimet tjera, ashtu edhe te

postmodernnizmi dallon më tepër konstrukcione të tij, prej të cilave asnjëri nuk është më pak

“i vërtetë” ose “fiktiv” në raport me tjerët, meqë të gjithë së bashku janë përfundimisht

fiksione.

Karakteristikat e postmodernies / postmodernizmit

Lindja e postmodernies/postmodernizmit, fundja si edhe lindja e drejtimeve

paraprake letrare, është ngushtë e lidhur me rrethanat aktuale shoqërore, gjegjësisht me

zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, sidomos të shkencave të informatikës, të cilat arritën deri

në një shkallë të lartë të përsosjes që të ofrojnë pasqyrë të tillë të realitetit që, në të vërtetë,

duket më real se sa që është vet realiteti, pra paraqitet dukuria e simulacionit, të cilës i

kushton kujdes shumë të madh Zhan Bodrijar (Bodrijar, 2001 ), njëri nga studiuesit më të

njohur amerikan të postmodernies.

Varësisht prej hapësirave ku paraqitet, postmodernia, si edhe drejtimet tjera, ka

dallime dhe specificitete të veta, sado që në fazën e postmodernies, komunikimi masovik ka

bërë që këto dallime të zbutem. Fakt është se paraqitja e postmodernizmit, varet edhe nga

stadi i zhvillimit të kodit modernistik. Në pjesën më të madhe të këtyre letërsivë,

postmodernizmi paraqitet në vitet 70 - 80 të shek. XX. Në vendet e ish bllokut socialist,

paraqitja e postmodernizmit është e lidhur me periudhën e rënies së sistemit komunist.

Prandaj, në raste me të shpeshta, në letërsitë e këtyre popujve, dominojnë tema traumatike.

Sipas Živan Filippi, ndoshta karakteristika më e rëndësishme e postmodernies, që

është e përbashkët edhe për letërsinë modernie, është kritika e saj radikale artit mimetik dhe

gjakimi për risi në përmbajtje dhe në formë. Ashtu si arti modern që shpesh është kthyer dhe

i ka parodizuar modelet mitologjike dhe letrare, arti postmodern po të njëjtën gjë e bën me

modernien. “Te postmodernistët fortë është kristalizuar vetëdija se është e pamundur që në

tekstin prozaik ose atë poetik të vendosen sende dhe njerëz nga jeta reale, për dallim prej

modernistëve, në radhë të parë Xhojsit, të cilët, edhe pse kritik ndaj realizmit tradicional dhe

~ 263 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!