20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Historia e nocionit: lindja e postmodernies

Pavarësisht se shumë studiues e përdorin nocionin postmodern, akoma nuk dihet

saktësisht se kush e përdori atë për herë të parë. Xhon Vatkins Çepmen e përdori këtë nocion

në vitin 1870, për të shënuar artin figurativ, që i pasvjen impresionizmit.

Volfgang Velsh (Welsch, 1993: 11), lindjen e këtij nocioni e lidh me vitin 1917 dhe

me Rudolf Panvic, i cili në veprën “Kritikë kulturës evropiane”, me këtë nocion shenjon

nihilizmin e shoqërisë bashkëkohore. Velsh gjithashtu përmend se këtë nocion e ka përdorë

më 1934 edhe Frederik de Oniz, për të shenjuar një periudhë të shkurtër të zhvillimit të

poezisë spanjole dhe latinoamerikane, që gjendet mes dy periudhave të modernies,

gjegjësisht periudhën 1905-1914.

D. Zomervel, nga ana tjetër, në vëllimin e gjashtë të veprës enciklopedike “Studimi i

historisë” propozon që me këtë nocion të shenjohet periudha prej 1875 e këtej. Pra, mes

këtyre përdorimeve të para të nocionit postmodern nuk ka asnjë lidhshmëri.

Pavarësisht se kush do të duhej të konsiderohet si farkues i këtij nocioni, fakt është

se ai askujt nuk i pëlqen. “Post”, sipas Riçard Kostalanec (Richard Kostalantz), “është

prefiks travijal, edhe sot por edhe historikisht marrë, meqë lëvizjet e mëdha definohen

nëpërmjet të nocioneve vetanake, e jo nëpërmjet të lidhjes së tyre me diçka tjetër. . .”.

(Kostalanetz, 1982: 38).

Për Xhon Bart-in (John Barth) nocioni është “I pashijshëm, i zbehtë, epigonik, më

pak i përshtatshëm për shenjimin e një drejtimi të ri të fortë, qoftë edhe vetëm interesant në

artin e vjetër të rrëfimit, . . . “ (Barth, 1980: 66). Por, pavarësisht se nocioni askujt nuk i

pëlqen, ai ka përdorim dukshëm më të dendur se alternativat tjera të propozuara, si

“mbiproza” ose “proza post - bashkëkohore“.

Fillet e postmodernies lidhet me vetëdijesimin teorik se janë harxhuar dominantat e

vjetra teorike dhe janë zëvendësuar me dominanta të reja. Risia e tyre nuk lidhet gjithmonë

me inovacionin. Kështu, p.sh. karnevalizmi ka qenë shumë i shprehur në mesjetë; citatshmëria

është mjaft prezente te dadaistët; ironia te romantikët; konstruktivizmi te modernia, por të

gjitha këto paraqiten si dominanta poetike në epokën e re postmoderne.

Edhe nocioni modern është një nocion problematik dhe për të është shkruar se: “Në

përdorim historik shpesh përdoret (në kundërshti me përdorimin e vjetër dhe atë mesjetar)

për të

shenjuar kohën që vjen pas Mesjetës” (Oxford, 1989). Nocioni postmodern

/postmodernizëm,

kuptohet, është akoma më problematik dhe më paradoksal. Zh F. Liotar e përshkruan si

Paradoks të të ardhmes (post) dhe të të kaluarës (modo).

“Krejg Ovens (Craig Owens) ka shkruar se gjendja postmoderne është paraqitur në

çastin kur kemi kuptuar se kultura jonë nuk është as homogjene e as monolite, siç është

besuar më parë. . . Idetë për një subjekt universal të vetëm, për natyrshmërinë e

formacioneve shoqërore dhe kulturore e kanë humbur rëndësinë e tyre si metanarracione të

mëdha, të cilat e ushqenin kulturën humaniste të modernës” (Djurič, 2006:1).

Në vitet `50 dhe `60 ky nocion fillon të gjejë përdorim gjithnjë e më të dendur, kurse

në vitet `70 filluan të paraqiten studimet e rëndësishme teorike mbi postmodernizmin në

kulturë, si ato të Ihab Hasan-it. Vijojnë pastaj studime tjera, si “Gjendja postmoderne” e

Zhan Fransoa Liotar, sipas së cilit filozofia e postmodernizmit mundëson që bota të vrojtohet

si diçka partikulare dhe shumë heterogjene. Liotar u shqua si luftëtar i heterogjenitetit, i

dallimeve, hibriditetit, fragmentarizmit në të gjitha sferat dhe diskurset jetësore. Ai, në

~ 262 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!