20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

MirlindA KRIFCA-BEQIRI: QUO VADIS, LETËRSI ? (POSTMODERNIA DHE

PAS SAJ. . .)

Hyrje

Ekzistojnë një mori përkufizimesh në lidhje me atë se çfarë paraqet postmodernia /

postmodernizmi, aq më tepër meqë, përkufizimet e tilla pretendojnë të shënojnë, jo vetëm

veçori të letërsisë dhe artit, por njëherit edhe ta përshkruajnë epokën në të cilën jetojmë.

Sipas Linda Haçion ”iniciativën e re kulturore, siç duket, duhet ta quajmë posmodernia”

(Hucheon, 1995: 8). Duke filluar nga vitet `90, ky nocion filloi të fitojë shtrirje shumë

më të gjerë dhe për të të diskutohet jo vetëm në studimet teorike letrare.

Nocioni postmodern është nocion i papërshtatshëm, madje në aspektin semantik

është paradoksal dhe i pamundur (Muhiç, 1988: 56), ashtu siç është paradoksal edhe nocioni

modern, meqë ky nocion nuk paraqet karakteristikat e një epoke të caktuar, por paraqitet

diçka që është e re, që është në modë. Po e njëjta gjë ndodh edhe me nocionin postmodern /

postmodernizëm, ku huti shkakton sidomos prefiksi “post”, që shënon diçka që lidhet me të

ardhmen.

Është e pamundur të përcaktohet saktësisht koha e paraqitjes së postmodernies, edhe

pse ajo lidhet me emra të njohur si: Borhes, Nobakov, Beket etj. Në kërkim të rrënjëve të

posmodernies /postmodenizmit si fenomen, kategoria “postmodern” shumë është kthyer pas.

Sipas U. Eko-s: “...në fillim dukej se u përshtatej disa shkrimtarëve e artistëve që kanë

shkruar gjatë njëzet vjetëve të fundit, pastaj ca e nga ca shkoi deri andej nga fillimi i shekullit,

pastaj edhe më tej, dhe marshimi vazhdon, e prite kur të arrijë kategoria e postmodernes

deri te Homeri” (Eko, 472).

Është e njohur se çdo lëvizje e re letrare i kundërvihet lëvizjes paraprake, gjegjësisht

mëton ta deformojë ideogramin e saj, duke e konsideruar atë si të vjetëruar dhe të harxhuar

dhe mundohet të ngrejë një ideogram të ri, që do t`ju përgjigjet kërkesave të kohës së re.

Në esenë “Letërsia e shterimit” të Xh. Bart-it, që konsiderohet si manifest i postmodernies,

autori shprehet “Shkrimtari im ideal post-modern nuk irriton e nuk përbuz as

prindërit e vet të Nëntëqintës e as gjyshërit e vet të Tetëqintës. E ka bluajtur mirë

modernizmin por nuk e mban

në kurriz si ndonjë barrë. . .” (Eko, 474).

~ 261 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!