20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

dhe italiane. Po të zemë t’i ndritim Shqipërisë me ato dritëra jallane që na kanë dhënë të

huajtë, atëhere nuk duhet të bëjmë gjë tjetër, veçse do të andakosemi një orë e më parë. 1

Si mësimdhënës në Mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë, nuk kishte mundësi të mos shfaqte

vlerat e tij si metodist, arsimdashës e pedagog. Gjatë gjithë kësaj periudhe lufte e përpjekjeje,

veprimtarie intensive në disa fusha e drejtime si ajo e politikës, publicistikës, arsimit e

kulturës do të njohë përveçse arritjeve, do të njohë edhe rënien e dënimet e tejskajshme, deri

në dënimin me vdekje.Por presionit për dënimin me vdekje H.A.Korça do t’i përgjigjet:

“Hajde të themi se unë u vrava, a pandehni ju se kjo ide do të vdiste. Unë kam lënë me

mijëra nxënës, të cilët këtë ide kanë për ta ndjekur.Por duhet të dini mirë, se edhe sikur të

vdisnja, eshtrat e mija deri në kijamet: Ah, Shqipëri! Ah, Shqipëri! kanë për të thirrur.” 1

Në kohën e rënies së suksesit të medreseve, sipas Hafiz Ali Korçës, arsyeja kryesore ishte

metoda e gabuar e mësimdhënies së gjuhës arabe. Dhe jo vetëm në këtë fushë, por edhe në

shkrimet e tjera shoqërore, shkencore të këtyre shkollave.

Prandaj, me rënien e këtyre medreseve nuk po binte vetëm Perandoria e myslimanëve, por

edhe qytetërimi islam bashkë me fenë. Siç thekson edhe vetë H.A.Korça, feja mbahet vetëm

me dituri. Dituria sjell zotësi, ndërsa injoranca sjell robëri.

Si intelektual, si vlerësues i dijeve, mendimet e tij prej pedagogu, në lidhje me metodat e

mësimdhënies, do të jenë sa të rëndësishme,por edhe bashkëkohore. Duke qenë anëtar i

Komisionit të Gjuhës, në kohën e pushtimit nga AustroHungaria, bashkë me Ndre Mjedën

dhe disa figura të tjera ia shpalos këto mendime popullit të Shkodrës, ku ai gjen mbështetje

të plotë. Midis metodave që ai do të zgjedhë, atë që ka të bëjë me mësimin e gjuhës, të cilën

nënat ia mësojnë fëmijëve të vegjël, kur ata pyesin: “Çfarë është kjo?”. Pra, fëmijët e vegjël

mësimin e gjuhës nuk e fillojnë nga gramatika, por nga praktika e mësimi i fjalëve. “Gjuha

pjell gramatikën e jo gramatika gjuhën”-thekson ai. Lufta dhe përpjekja për ta çuar përpara

shkollën me reformat do t’ia prisnin ëndrrën në mes, sepse shteti i atëhershëm nuk ia vuri

veshin. Në vend të kësaj ëndrre realizohet ëndrra ose makthi komunist, për të cilin

H.A.Korça kishte shkruar edhe më parë në librin “Bolshevizma a çkatërrimi i Njerëzimit”.

Duke mbyllur me këto rreshta për veprën e tij themi se kemi bërë shumë pak. Ishte dhe do

të mbetet një nga njerëzit më të ditur që kishte Shqipëria në shekullin e kaluar.Ai me fjalën e

mençur, karakterin e jashtëzakonshëm fitoi respektin më të madh jo vetëm te besimtarët

myslimanë, por të të gjithë shqiptarëve brenda e jashtë kufijve të

Shqipërisë,Kosovë,Maqedoni e gjetkë.

~ 260 ~

Recenzentë :

Prof.dr. Tomor Plangarica

Dr.Zhulieta Daja

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!