20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Se i këmbejnë si bagëtinë!

Në shkrimet e Hafiz Ali Korçës do të spikatin dukshëm idetë e qarta, interesat kombëtare për

vendin e atdheun e tij. Edhe pse një fetar mysliman, në radhë të parë do të ishte një atdhetar

me domosdoshmërinë e kuptimit të qartë të raporteve komb dhe fe.“Gjithë sahabet ishin

fetarë të sakët. Secili prej syresh atdhetar m’i flakët!” 1 Në veprën “Shtatë ëndërrat e

Shqipërisë” ai do të përshkruante rrugën e luftës së shqiptarëve për liri,luftë së cilës ai i qe

përkushtuar totalisht. Ai e shihte me dhimbje copëzimin e Shqipërisë. Midis të tjerave ai do

të shprehet:

“Ata që mendonin të ardhmen derthnin lot gjaku e iu dridhej buza kur kujtonin copëtimin e

paracaktuar…”

“Atdhetarët e çmueshëm duke vënë vdekjen në syt, themeluan shoqërinë e fshehtë “Ittihat

ve Terekki”, (“Bashkim e Përparim”) më 1908 në Manastir.

Jo vetëm shkrimet, por edhe marrja pjesë në krye të çetës devollite në vitin e parë të

shek.XX, do të qëndrojë në mes të bashkëluftëtarëve me parrullën në dorë: “Shqipëri A

Vdekje”.

Në shkrimet e tij, sidomos ato publicistike, pasqyrohej drejtpërsëdrejti njohja dhe

kompetenca e tij jo vetëm në fushën e politikës dhe të së drejtës, por edhe si historian,

psikolog, etj.Tematikës së tij të larmishme i duhen shtuar edhe motivet e idetë domethënëse

si: atdhedashuria,drejtësia njerëzore,humanizmi,tezat shkencore,kujdesi i tij i vazhdueshëm

për të mbrojtur interesat e islamit botëror etj. Tema qendrore në disa shkrime të tij ishte edhe

gjuha shqipe, një nga problemet më të mëdha të kohës. Ai do të shkruante:

“Nuk duhet të mbushim gjuhën tonë engjullore me gjemba e me ferra se nuk i qërojmë dotë

më vonë.”

Domethënia e kësaj ideje kuptohet më së miri. Ruajtja e gjuhës nga ndikimet e gjuhëve të

tjera, lufta dhe përpjekja për ta mbajtur të pastër, patjetër që do të ishte pjesë e punës së

Hafiz Ali Korçës, si mësues i gjuhës shqipe. Ai do të jepte mësime falas në shkollën shqipe

të djemve në Korçë, etj.

Hafiz Ali Korça shkruan një shqipe të pastër, shumë afër normës së sotme në të gjitha planet

ku herë-herë ndihet edhe atmosfera e të folmeve të Korçës, vendlindjes së tij. 1 Duke qenë

ndër pedagogët e parë të Mësonjëtores, organizues i komisionit “Përparimi” për pastrimin e

gjuhës shqipe nga fjalët e huaja, Hafiz Ali Korça mori shkas të botonte “Shtatë ëndrrat e

Shqipërisë”.Me intelektualizmin e tij në shërbim të njerëzve dhe të kombit ai do të japë

ndihmesën e tij në ato fusha ku politika do të ishte e pafuqishme ta pengonte: në kultivimin e

njerëzve dhe botës shpirtërore të tyre, me vlerat e mirëfillta kulturore e kombëtare. Arma me

të cilën do të luftonte ishte arsimimi, kultura, përkthimi dhe intelekti.Me mbarimin e shkollës

do të ishte një njohës i mirë i gjuhës turke, perse, arabe dhe frënge. Pjesëmarrja në pesë

Kongrese do të shfaqë edhe një herë potencialin e tij intelektual:

-në Kongresin e Manastirit në përpjekje për një abetare unike;

-në Kongresin e Dibrës në përpjekje për një Shqipëri etnike;

-në Kongresin e Elbasanit gjuha shqipe nisi të merrte udhë, etj.

Deputetë të asaj kohe, bashkëkohës të H.A.Korcës kanë treguar se ai ishte një njeri i

nderuar dhe kishin dashur ta dënonin me vdekje, sepse përhapte farën e gjuhës

shqipe.Megjithatë vazhdoi punën dhe veprimtarinë e vet pa kurrfarë tronditjeje e luhatjeje,

duke shkruar edhe abetaren me gërma latine. Këtë abetare e botoi po atë vit. Në të paraqitej

së pari një pasqyrë abeceike me gërmat e shoqërisë së shkronjave e pas saj një pasqyrë

abeceike e ndërtuar tërësisht prej shkronjash latine. Kurse në faqen 24 të saj një pasqyrë

~ 258 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!