20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Meli SHOPI 1 , Dr.RUDINA MITA 1 : HAFIZ ALI KORÇA, PERSONALITET I

ARSIMIT, KULTURËS E GJUHËS SHQIPE

1

Universiteti ”A.Xhuvani” Elbasan

Për një shpirt të madh profetik, fluturimi i tij në hapësirë s’është gjë e pamundur,sepse ato

(shpitërat profetikë) zhvishen prej gjendjes njerëzore, shpirtërisht dhe engjullisht fluturojnë

më shpejt se vetëtima. Pa përjashtim gjithë profetët kështu janë. 1

Fjalë dhe ide këto të njeriut të Zotit, njeriut të mendjeve të ndritura, fisnike e plot kulturë,

patriotit Hafiz Ali Korça.Të shkruash për figura të tilla historike,patriotike,me vlera

kulturore, gjuhësore e shumë të rralla publicistike etj., nuk është e lehtë,sidomos për atë që

kanë qenë apo përfaqësojë. Ajo që shërbeu për të si shembull, për të qenë dikushi në jetë

është marrja model e jetesës, veprimtarisë, sjelljes, etikës dhe e veprave të njerëzve të shquar

të kombit, rruga e të cilëve ka qenë dhe mbetet ndriçuese për zhvillimin e progresin human.

I lënë në harresë nga diktatura, ajo u mundua t’i mënjanonte këto vlera të rralla e të vyera të

traditës shqiptare, nga rrethi intelektual zyrtar.Por koha dhe e vërteta nuk i la të mos dilnin

në dritë, të merrnin përmasa gjigande e të vendoseshin në radhën e atyre që sot brezat i kanë

studiuar dhe i kanë përjetësuar. Puna dhe përpjekja e intelektualëve shqiptarë, sidomos pas

viteve ‘90 për të nxjerrë në pah këto vlera të pazbuluara, përbën një angazhim qytetar e

kulturor. Ato vijnë para lexuesit si autorë të veprave filozofike, teologjike, gramatikore e

përkthime, bashkë me veprimtarinë e tyre në të gjitha fushat.

I tillë ishte edhe Hafiz Ali Korça. Ai vinte nga një mjedis tipik patriotik, fetar, kulturor,

korçar. Veprimtaria e tij: kulturë, fe dhe publicistikë etj., ishte si e të gjithë atyre që ndoqën

rrugën për t’iu përkushtuar popullit,interesave dhe cështjeve kombëtare. Çdo fjalë e dalë nga

goja e tij apo e shkruar nga dora e palodhur do të gjente mbështetjen dhe besimin e të gjitha

shtresave shoqërore të asaj kohe. Ky lider ishte padyshim një oqean i madh i mendimeve

fisnike dhe përparimtare, të cilat na ndjekin në vargjet e çdo krijimi. Shkrimet e Hafiz Aliut

përbëjnë një moment tranzitor nga Rilindja në letërsinë e Pavarësisë ku tiparet e saj janë më

të spikatura, edhe pse veprimtaria e tij, sikur kufizohet gjatë gjysmës së parë të

shek.XX(1900-1944).Ai do të radhitej në vazhdën e atyre mendjendriturve që do të quheshin

-rilindas- si një letrar e patriot për çështjen kombëtare, me vargjet:

… O mëmëz -o halle- madhe, ç’gjëmë e zezë të ka zënë,

Bijt’ e tu s’mentohen fare rrugëvet të kanë lënë,

Të pamëshirçmit s’të shohin nuk kujdesen për ty fare,

Të kanë lënë të shkretë, zhveshur, e pa ngrënë…

ose

… Qani vëllezër Kosovën qani!

Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani

Qani Kosovën dhe Çamërinë

~ 257 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!