20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Në gjuhën shqipe mjetet më të zakonshme të mohimit që gjithmonë qëndrojnë para

foljes-kallëzues janë pjesëzat mohuese nuk dhe s. Në këtë pozicion qëndron edhe pjesëza

mos, kurse pjesëzat as dhe pa, përveç pozicionit para kallëzuesit, mund të qëndrojnë edhe

para gjymtyrëve të tjera.

Mohimi në fjali me kallëzues të rangut të parë

Në diskurs mohimi zakonisht është një reagim ndaj asaj që e kuptojmë më herët ose

nga bashkëbiseduesi ose nga ndonjë burim tjetër. Ai ka të bëjë me informatën për atë që

(nuk) ka ndodhur në botën reale ose me informatën për atë që – sipas dëshirës,

paramendimit, prognozës së bartësit të porosisë – nuk do të ishte dashur të ndodhë në botën

virtuale.

Mohimi nuk paraqet thjesht një kundërvënie të fjalisë pohore, pra nuk bëhet fjalë

vetëm për praninë e elementit të mohimit. Ky raport është shumë më i komplikuar, varet nga

konteksti verbal dhe situativ dhe prandaj nuk lejon të formulohen rregulla të përgjithshme.

Në parim, mohimi përveç kategori semantike është edhe kategori pragmatike. Rrjedhimisht,

duhet të jemi të vetëdijshëm se për përdorimin e fjalive mohore nevojiten kushte të posaçme

kontekstuale.

Që në fillim duhet të themi se parafrazimi i një thënie në logjikë dallon nga ai në

gjuhësi. Përderisa parafraza ‘nuk është e vërtetë se ...’ pa elementin e modalitetit është

korrekte për pohimet shkecore ( një plus një nuk bëjnë tre – ‘nuk është e vërtetë se një plus

një bëjnë tre’), po kjo parafrazë nuk mjafton për të pasqyruar mohimin në diskursin e

përditshëm, e natyrshëm. Për të prafrazuar p.sh. ndonjë supozim tonin do të duhet të

përfshijmë edhe kallëzuesinë e nënkuptuar. Kështu parafraza e fjalisë Ai si duket nuk ka

arritur në kohë do të kishte qenë ‘Si duket nuk është e vërtetë se ai ka arritur në kohë’.

Kur me kallëzuesin përshkruajmë ndonjë cilësi/vlerësim, përkatësisht kur kemi

kallëzues emëror treguesi formal i mohimit vendoset para këpujës. Ka dallim të rëndësishëm

semantik mes ndërtimeve me kallëzues që si pjesë emërore kanë një mbiemër dhe

ndërtimeve, në të cilat mohimi gjendet në strukturën morfologjike të kallëzuesit: Artani nuk

është simpatik kundrejt Artani është josimpatik. Zakonisht kallëzuesi i mohuar shpreh një

intensitet më të fortë të cilësisë përkatëse edhe pse kjo nuk mund të merret si rregull, krh.

Nuk është e mundur ~ Është e pamundur (Xh. Gosturani 1976: 38).

Derisa te fjalitë e ndërtuara me kallëzues të rangut të parë elementi virtual (i

nënkuptuar) që i shtohet mohimit zakonisht interpretohet si “e di se (nuk është e vërtetë…)”,

ose “pohoj se (nuk është e vërtetë…)” , te disa kallëzues që emërtojnë veti psikike të

njerëzve, si i mirë, i mençur etj., ose qëndrimin emocional të folësit për njerëzit e tjerë si i

këndshëm, i padurueshëm etj. është më e drejtë që parafraza ‘e di se …’, të zëvendësohet

‘me mendoj se...’ .

Në ndërtimet, në të cilat brendia e fjalisë mohohet edhe duke mohuar kompnentë të

veçantë të strukturës së saj, krahas treguesit sintaksor që gjendet para kallëzuesit, paraqiten

edhe tregues morfologjikë, përkatësisht fjalë që përmbajnë mohim në kuptimin e tyre

gramatikor. Më e zakonshme është që mohimi i këtyre elementeve të veçanta, apo theksimi

ekspresiv i tyre të bëhet me përemra (askush, asnjë, asgjë...) dhe ndajfolje (asnjëherë,

askund...) ku mohimi i komponentëve të caktuar tërheq mohimin e fjalisë si tërësi: Askush

~ 254 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!