20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Doc. Dr. Valbona TOSKA: MOHIMI SI KOMPONENT SEMANTIK (DHE

PRAGMATIK)

Në këtë kumtesë do të përpiqemi të përcaktojmë vendin e mohimit në strukturën e

tekstit, si dhe të ofrojmë interpretimin e tij varësisht nga konteksti semantik dhe pragmatik.

Edhe pse mohimi shqyrtohet shpesh edhe nga aspektet e filozofisë dhe të logjikës, në

këtë qasje ajo që ka ndonjë lidhje me këto disiplina shkencore mund të jetë vetëm hamendja

çfarë në fakt mohojmë – a e mohojmë vërtetësinë (përshtatshmërinë e faktetve) e një

gjendjeje të caktuar të gjërave (angl. state of affairs), përkatësisht a e mohojmë ekzistimin e

asaj gjendjeje ose, e mohojmë vërtetësinë/përshtashmërinë e porosisë gjuhësore që e

pasqyron atë gjendje. Me fjalë të tjera, mbi çdo porosi tonën gjuhësore ne ,,lexojmë” edhe

elementin ‘pohoj se…’, ‘them se …’, ‘e di se …’ ‘mendoj se…’, ‘dua të …’, ‘nuk dua të…’

etj. Në rastin tonë rëndësi ka porosia gjuhësore.

Në rrafshin gjuhësor treguesit e mohimit:1. mund të paraqiten në nivelin sintaksor

të strukturës së fjalisë dhe 2. të jenë morfologjikë, zakonisht parashtesat pa-, mos-, ç-,sh-,zh-

, jo-, a-, i(n)- etj 1 . Mohimi gjithashtu mund të shprehet edhe me fjalë që në kuptimin e tyre

leksikor përmbajnë mohim pa pasur ndonjë tregues formal (i verbër, refuzon).

Në qendër të vëmedjes në këtë artikull janë ndërtimet me tregues sintaksorë të

mohimit, përkatësisht ndërtimet, në të cilat mohimi i aneksohet drejtpërdrejt dhe në mënyrë

eksplicite kallëzuesit. Në këtë pozitë, mohimi ndikon drejtpërdrejt në karakterin e porosisë.

Modeli i analizës së bërë mbështetet në studimin e Z. Toplinjskës mbi mohimin (Z.

Topolinjska 2009). Kështu, identifikohen fjali të ndërtuara nga kallëzues të rangut të parë

(kallëzues, argumentët e të cilëve kanë referentë pjesë nga bota materiale ose kallëzues të

cilët entitetëve të caktuar u japin cilësi të caktuara: Artani bleu shtëpi ose Ajo vajzë është e

mirë ), të rangut të dytë (kallëzues që i pasqyrojnë gjendjet mentale të njerëzve dhe si

argumentë lidhin pikërisht njerëzit dhe brendinë e gjykimeve, ndjenjave... të tyre: Artani

planifikon të shkojë në det) dhe të rangut të tretë (kallëzues që pasqyrojnë

mekanizmat/mënyrat e mendimit tonë për botën, rrjedhën e konkluzave tona dhe, kështu

pranojnë vetëm argumentë propozicionalë; në sipërfaqe të tekstit më shpesh paraqiten si

lidhëza, rallë si folje ose si nominalizime: Nuk erdha sepse djali ishte i sëmurë ~ Sëmundja e

djalit ishte shkak që nuk erdha).

Konkretisht do të përqëndrohemi vetëm te kallëzuesit e rangut të parë, në mëyrë që

të arrijmë t’i ilustrojmë disa nga funksionet e mohimit.

~ 253 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!