Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 politik të Kosovës, por politika serbe u përcaktua për “komunikim” dhune, të cilin e ndjek edhe sot, sidomos në pjesën veriore të Kosovës. Mund të thuhet se teorisë së komunikimit në Kosovë nuk i kushtohet vëmendje e duhur në institucionet shtetërore, andaj, te pjesa dërrmuese e oratorëve, vihet re deficit i madh leksikor, gjuhësor, gramatikor, stilistik, semantik, sociolinguistik, sociokulturor, pragmalinguistik etj. Ky deficit i kompetencës komunikative është i pranishëm në instancat më të larta shtetërore të vendit. Ja disa shembuj të komunikimit të shtetarëve përpara medieve dhe opinionit të gjerë: “Ne sot po i dhomë kuptim të ri…” (për japim), “debati ka fillu…”, me pohu; asht dashtë me kundërshtu…, asht bo ni punë…, do të jem i shkurtër (kalk nga serbishtja), u kërkoke…, çka bojnë ata… etj. Te pjesa më e madhe e zyrtarëve të institucioneve të larta shtetërore mund të dëgjohet nyjëtimi i tingujve, rrokjeve e fjalëve në shpërpjesëtim me kriteret drejtshqiptimore dhe nën ndikimin diatopik e diastratik të përdorimit të gjuhës. Kështu e-ja në pozicionin midis dy konsonanteve 5 hundore m-n, nga shtysat dialektore, del me ngjyrim nazaliteti p.sh. dokumente, argumente, instrumente etj. Shkrirja e togjeve zanore: ue, ua, ie, ye në sistemin emëror e foljor në rastet kur duhet të ruhen të plota p.sh. dilli, m’susi, ka mendu, në dur, asht thy etj. Njëjtësimi në nyjëtim i afrikateve dhe i palataleve: ç, xh: q, gj etj. Përdorimi i trajtave të këtilla dialektore në gjuhën standarde është një tregues i komunikimit rajonal dhe i kulturës së pamjaftueshme gjuhësore që e zbret kompetencën komunikative nga pikëpamja e komponentit linguistik. Për arsyet e sipërshtruara dhe në interesin e zhvillimit të kulturës së komunikimit, mendojmë se institucionet kompetente shtetërore duhet të ndërmarrin masa përmirësuese në këtë pikëpamje si p.sh. futja e lëndës: Teoria e komunikimit në programet shkollore etj. ~ 251 ~ Recenzentë : Prof. dr. Adem Hajdaraj Prof. as. dr. Xheladin Zymberaj

KUMTESA ~ 252 ~

KUMTESA<br />

~ 252 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!