20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

politik të Kosovës, por politika serbe u përcaktua për “komunikim” dhune, të cilin e ndjek

edhe sot, sidomos në pjesën veriore të Kosovës.

Mund të thuhet se teorisë së komunikimit në Kosovë nuk i kushtohet vëmendje e duhur në

institucionet shtetërore, andaj, te pjesa dërrmuese e oratorëve, vihet re deficit i madh

leksikor, gjuhësor, gramatikor, stilistik, semantik, sociolinguistik, sociokulturor,

pragmalinguistik etj. Ky deficit i kompetencës komunikative është i pranishëm në instancat

më të larta shtetërore të vendit.

Ja disa shembuj të komunikimit të shtetarëve përpara medieve dhe opinionit të gjerë: “Ne sot

po i dhomë kuptim të ri…” (për japim), “debati ka fillu…”, me pohu; asht dashtë me

kundërshtu…, asht bo ni punë…, do të jem i shkurtër (kalk nga serbishtja), u kërkoke…, çka

bojnë ata… etj. Te pjesa më e madhe e zyrtarëve të institucioneve të larta shtetërore mund të

dëgjohet nyjëtimi i tingujve, rrokjeve e fjalëve në shpërpjesëtim me kriteret drejtshqiptimore

dhe nën ndikimin diatopik e diastratik të përdorimit të gjuhës. Kështu e-ja në pozicionin

midis dy konsonanteve

5

hundore m-n, nga shtysat dialektore, del me ngjyrim nazaliteti p.sh. dokumente, argumente,

instrumente etj.

Shkrirja e togjeve zanore: ue, ua, ie, ye në sistemin emëror e foljor në rastet kur duhet të

ruhen të plota p.sh. dilli, m’susi, ka mendu, në dur, asht thy etj. Njëjtësimi në nyjëtim i

afrikateve dhe i palataleve: ç, xh: q, gj etj.

Përdorimi i trajtave të këtilla dialektore në gjuhën standarde është një tregues i komunikimit

rajonal dhe i kulturës së pamjaftueshme gjuhësore që e zbret kompetencën komunikative nga

pikëpamja e komponentit linguistik.

Për arsyet e sipërshtruara dhe në interesin e zhvillimit të kulturës së komunikimit, mendojmë

se institucionet kompetente shtetërore duhet të ndërmarrin masa përmirësuese në këtë

pikëpamje si p.sh. futja e lëndës: Teoria e komunikimit në programet shkollore etj.

~ 251 ~

Recenzentë :

Prof. dr. Adem Hajdaraj

Prof. as. dr. Xheladin Zymberaj

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!