Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 1. përmes zbërthimit konotativ të së shprehurës dhe 2. me anë të indeksikalitetit joverbal që nënkupton “gjuhën” e trupit (gjer. Korpersprache). Në çdo komunikim duhet të shihen intensioni dhe ekstensioni, si dy faktorë përbërës të komunikimit. Studiuesi Peter Ernst me të drejtë komunikimin e trajton të lidhur ngushtë me stilin. Ai shkruan: “Stil ist ein Phenomen der Kommunikation, ist Ziel, Resultat und Element kommunikativen Handelns.” 1) Stili është mjet i zbatimit të komunikimit. Ky mjet mbështetet në dy parime kryesore: 3 1. seleksionimi dhe 2. kombinimi. Këto parime themelore, tok me përbërës të tjerë, duhet të mbahen parasysh përherë me qëllim të realizimit të komunikimit pragmatik, andaj komunikimi duhet të ndiqet edhe nga stilistika, të cilën Sharl Bali 2) e futi në linguistikë si dije që heton intensionin afektiv të komunikimit. Interes hulumtimi paraqesin edhe disa deiktikë të komunikimit si p.sh. intonacioni, koherenca tekstore, kohezioni, përsëritja funksionale, sociofonetika, metaforika, paralelizmi, inversioni, sinonimia, aspekti fonostilistik i komunikimit, pasuria leksikore, shprehësia e stilit, komunikimi si shprehje e kulturës, polisemia etj. Nga ky kënd vështrimi, studimi i këtyre treguesve është me rëndësi të veçantë për veprimtarinë gjuhësore siç e quante Sharl Bali të folurit. Është meritë e Sosyrit që fonetikës i dha dimension të ri: atë e quajti “shkencë e të folurit” 3) për të cilin emërtim ai kishte përdorur shprehjen “linguistikë e të folurit”. Nga kjo pikëpamje Bali e vëzhgoi termin “intonacion” si element të domosdoshëm të realizimit të të folurit dhe si tërësi vlerash të variantit të folur të gjuhës. Ai e vuri re drejt dallimin midis nyjëtimit dhe intonacionit-këtyre dy treguesve të realizimit të komunikimit. Nyjëtimi, që mund të jetë dialektor, patologjik etj., dëfton folësin, por jo përmbajtjen e të folurit, bartës i së cilës është intonacioni. Gjuha është pjesë përbërëse e kulturës, andaj faktorët relevantë të komunikimit i përkasin kulturës. Studimi i simbiozës specifike gjuhë-kulturë, në hulumtimet e gjermanistikës, solli konstituimin e një subdisipline të re që u quajt linguistikë interkulturore, por edhe komunikim interkulturor. Komunikimi duhet të vështrohet në bashkërendim me kulturën. Helmut Glyk vë re se gjuha dhe komunikimi janë pjesë të kulturës. Komunikimi ndërkulturor është degë e linguistikës interkulturore. Ai nuk duhet të jetë vetëm interesim i studiuesve, por edhe i politikës së institucioneve shtetërore. Gjuha e pakicave nacionale duhet të përligjet edhe në përdorimin zyrtar duke krijuar mundësi më të favorshme integrimi. Madje, për këtë qëllim, në shumë shtete si p. sh. në Kanada, Belgjikë, Francë etj. janë themeluar komisione të veçanta në kuadër të ministrive, të cilave u vihet si detyrë që të merren me planifikimin gjuhësor dhe me komunikimin ndërkulturor, komunikim ky që, sipas të dhënave empirike, është një variant i linguistikës konstrastive. Hulumtimi i komunikimit ndërkulturor është me shumë interes edhe për mënjanimin e konflikteve të ndryshme brendaetnike dhe ndëretnike. ~ 249 ~

KUMTESA Me të drejtë është thënë se terminologjia dhe përdorimi funksional i saj, në komunikimin publik-zyrtar, janë aq të rëndësishme për oratorin sa edhe busulla për drejtuesin e anijes. Filozofi i njohur Mishel Fuko 4) ka theksuar se mendimi në semiotikë është strategji e gjuhës: denotacion dhe konotacion. Komunikimi është mjet efikas edhe për pajtueshmëri dhe zhvillim. Ai është veprim kompleks, i cili do hulumtim dijesh të ndryshme; ai është sendërtim i të folurit, përbërës të të cilit, sipas studiuesit P. Guberina 5) , janë: mjetet leksikore, situata, konteksti, aspekti psikologjik i të folurit, motivi i folësit, vlera e njësive gjuhësore, reaksioni i oratorit dhe afektiviteti etj. 4 Kohën e fundit është ngritur interesimi për studimini e anës vizuale të komunikimit si p.sh. paraqitja në medie, TV, reklama, portrete liderësh etj. madje për këtë komponent të komunikimit u krijua një nëndisiplinë shkencore e quajtur teoria e komunikimit vizual. Komunikimi është formë e veçantë sjelljeje. Ai nuk gjendet vetëm në mjetet gjuhësore, porse ndiqet edhe nga deiktikët jogjuhësorë: qëndrimi i trupit, mimika, veshja, lëvizjet e duarve, shikimi, lëvizja e syve, pjesëmarrësit në komunikim, mosha, gjinia, statusi social, koha, vendi, tema, stili, zgjedhja e fjalëve, varieteti, sociofonetika, heshtja, përsëritja etj. që studiuesit gjermanë i quajnë “shenja shtuese” (zusatzliche Zeichen). Teoria e komunikimit në Kosovë Komunikimi në nivel shteti është përfaqësim i shtetit, i vendit, i kulturës, i gjuhës, i vlerave kombëtare etj. Ai duhet të ngrihet shumë më lart, të zhvillohet, të pasurohet dhe të përmirësohet në gjithë përbërësit e tij dhe në të gjitha sferat e përdorimit zyrtar dhe privat. Në Kosovë zhvillohet një komunikim i thukët interkulturor për integrimin e pakicave në fusha të ndryshme të jetës, të arsimit, të kulturës etj. Shqiptarët nuk i pengon gjuha e tjetrit. As kultura. As historia. Edhe pse shumicë në Kosovë, ata i mësojnë dhe i flasin edhe gjuhët e të tjerëve si një nga format më konkrete të përafrimit dhe të ndërkomunikimit midis nacionalitetesh të ndryshme si tregues të respektimit të ndërsjellë dhe të bashkëpunimit interkulturor. Në praktikën komunikative të Kosovës kultivohet komunikimi ndërkulturor. Kështu p.sh. studentët e minoritetit boshnjak të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Pejë, me kërkesën e tyre, e mësojnë gjuhën shqipe si lëndë të obligueshme tri orë në javë dhe janë të integruar me kolegët e tyre shqiptarë. Ata flasin, lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën shqipe ashtu sikundër edhe shqiptarët komunikojnë në gjuhën boshnjake, turke etj. Duke e ditur gjuhën shqipe, të rinjtë e minoritetit boshnjak marrin pjesë edhe në manifestime të ndryshme kulturore, sportive etj. me të rinjtë shqiptarë. Ky konstatim vlen edhe për nacionalitetin turk, por jo edhe për minoritetin serb, i cili, duke vepruar sipas diktatit politik të Beogradit, me disa përjashtime, refuzon komunikimin dhe integrimin në institucionet e Kosovës. Refuzimi i komunikimit për t’i zgjidhur problemet me dialog shpeshherë në shumë vende ka sjellë konflikte dhe madje luftëra ndëretnike si në rastin e Kosovës. Shqiptarët vite të tëra kërkuan komunikim pragmatik dhe konstruktiv me Beogradin zyrtar për të zgjidhur statusin ~ 250 ~

KUMTESA

Me të drejtë është thënë se terminologjia dhe përdorimi funksional i saj, në komunikimin

publik-zyrtar, janë aq të rëndësishme për oratorin sa edhe busulla për drejtuesin e anijes.

Filozofi i njohur Mishel Fuko 4) ka theksuar se mendimi në semiotikë është strategji e

gjuhës: denotacion dhe konotacion.

Komunikimi është mjet efikas edhe për pajtueshmëri dhe zhvillim. Ai është veprim

kompleks, i cili do hulumtim dijesh të ndryshme; ai është sendërtim i të folurit, përbërës të të

cilit, sipas studiuesit P. Guberina 5) , janë: mjetet leksikore, situata, konteksti, aspekti

psikologjik i të folurit, motivi i folësit, vlera e njësive gjuhësore, reaksioni i oratorit dhe

afektiviteti etj.

4

Kohën e fundit është ngritur interesimi për studimini e anës vizuale të komunikimit si p.sh.

paraqitja në medie, TV, reklama, portrete liderësh etj. madje për këtë komponent të

komunikimit u krijua një nëndisiplinë shkencore e quajtur teoria e komunikimit vizual.

Komunikimi është formë e veçantë sjelljeje. Ai nuk gjendet vetëm në mjetet gjuhësore, porse

ndiqet edhe nga deiktikët jogjuhësorë: qëndrimi i trupit, mimika, veshja, lëvizjet e duarve,

shikimi, lëvizja e syve, pjesëmarrësit në komunikim, mosha, gjinia, statusi social, koha,

vendi, tema, stili, zgjedhja e fjalëve, varieteti, sociofonetika, heshtja, përsëritja etj. që

studiuesit gjermanë i quajnë “shenja shtuese” (zusatzliche Zeichen).

Teoria e komunikimit në Kosovë

Komunikimi në nivel shteti është përfaqësim i shtetit, i vendit, i kulturës, i gjuhës, i vlerave

kombëtare etj. Ai duhet të ngrihet shumë më lart, të zhvillohet, të pasurohet dhe të

përmirësohet në gjithë përbërësit e tij dhe në të gjitha sferat e përdorimit zyrtar dhe privat.

Në Kosovë zhvillohet një komunikim i thukët interkulturor për integrimin e pakicave në

fusha të ndryshme të jetës, të arsimit, të kulturës etj. Shqiptarët nuk i pengon gjuha e tjetrit.

As kultura. As historia. Edhe pse shumicë në Kosovë, ata i mësojnë dhe i flasin edhe gjuhët e

të tjerëve si një nga format më konkrete të përafrimit dhe të ndërkomunikimit midis

nacionalitetesh të ndryshme si tregues të respektimit të ndërsjellë dhe të bashkëpunimit

interkulturor.

Në praktikën komunikative të Kosovës kultivohet komunikimi ndërkulturor. Kështu p.sh.

studentët e minoritetit boshnjak të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Pejë, me kërkesën e

tyre, e mësojnë gjuhën shqipe si lëndë të obligueshme tri orë në javë dhe janë të integruar me

kolegët e tyre shqiptarë. Ata flasin, lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën shqipe ashtu sikundër

edhe shqiptarët komunikojnë në gjuhën boshnjake, turke etj. Duke e ditur gjuhën shqipe, të

rinjtë e minoritetit boshnjak marrin pjesë edhe në manifestime të ndryshme kulturore,

sportive etj. me të rinjtë shqiptarë. Ky konstatim vlen edhe për nacionalitetin turk, por jo

edhe për minoritetin serb, i cili, duke vepruar sipas diktatit politik të Beogradit, me disa

përjashtime, refuzon komunikimin dhe integrimin në institucionet e Kosovës.

Refuzimi i komunikimit për t’i zgjidhur problemet me dialog shpeshherë në shumë vende ka

sjellë konflikte dhe madje luftëra ndëretnike si në rastin e Kosovës. Shqiptarët vite të tëra

kërkuan komunikim pragmatik dhe konstruktiv me Beogradin zyrtar për të zgjidhur statusin

~ 250 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!