20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

komunikim varietetesh nën ndikimin e treguesve diatopikë dhe diastratikë tek dallohen:

nyjëtimi rajonal i tingujve dhe i fjalëve si rrjedhojë e mosnjohjes së kritereve fonetikefonologjike,

e mosnjohjes së ortoepisë dhe pozicionit që marrin organet artikulimit të

tingujve gjuhësorë në aparatin e të folurit, mungesa e kulturës politolinguistike në debate të

ndryshme në medie dhe në raste të tjera, ngarendja pas termash të huaj pa e ditur mirë

domethënien e tyre, përdorimi i gabueshëm i semantikës së fjalëve si p.sh. ndërtimet “po

kyçem në diskutim, u kyç në debat” etj. që vërshojnë mediet dhe diskutimet publike në

Kosovë, prozodia e gabueshme në lloje të

2

ndryshme komunikimesh, varfëria stilistike dhe leksikore, mungesa e kognicionit etj., të

meta këto të mëdha, që e zvetënojnë tekstin e komunikimit ndërkulturor dhe sociokulturor.

Në vitet e 70-80-ta lindi teoria sociologjike e komunikimit nga dijetari Niklas Luhmann, i

cili thekson: “Der Mensch kann nicht kommunizieren; nur die Kommunikation kann

kommunizieren.” D.m.th. së pari kognicioni për fenomenin për të pasur bazën e veprimit

komunikativ për ndërtimin e tekstit të komunikimit.

Komunikimi do parë nga dy aspekte:

1. nga aspekti ndërveprues i pjesëmarrësve të këtij procesi nga i cili varet edhe mënyra e

zhvillimit të komunikimit: kureshtja kognitive, kreativiteti, sfera e

interesimit, tema, qëllimi etj. dhe

2. nga aspekti shkencor i ndërtimit të tekstit të komunikimit, ndërtimi i të cilit është mjaft

kompleks; komunikimi paraqet një sistem shenjash. Me terminologjinë e Sosyrit do të mund

të thuhej shenjues dhe të shenjuar të strukturuar nga koherenca dhe kongruenca tekstore

ose, me terminologjinë e Çomskit, kompetencë dhe performancë për të krijuar një

ndërveprim social që quhet komunikim.

Aspekti shkencor i komunikimit kap edhe përbërës të tjerë me interes për sendërtimin

funksional të komunikimit. Një nga këta përbërës është edhe dinamika e komunikimit, e cila

zbatohet përmes anës fonike të leksemave. Kështu në rrafshin e fonostilistikës dinamika e

komunikimit ngrihet përmes asonancës, aliteracionit, rimës, anaforës etj.

Një shtysë tjetër e dinamikës së komunikimit është edhe topika e njësive gjuhësore. Se me

cilën fjalë do ta fillojë komunikimin folësi, varet nga situata, zhvillimi i komunikimit,

gjendja afektive e parnerëve etj. Nga stilistika gjuhësore, nga sintaksostilistika, është e ditur

se edhe inversioni dhe paralelizmi janë shtysa nxitëse të dinamikës së komunikimit. Fjala

me domethënie më të madhe për autorin vihet në fillim të njësisë gjuhësore pasi fillimi i

fjalisë është shumë më i spikatur sesa mesi.

Rëndësi të madhe në procesin e komunikimit ka zgjedhja e mjeteve gjuhësore në përputhje

me situatën dhe me temën e bisedës. Akribia kognitive dijesh të ndryshme gjuhësore dhe

jogjuhësore ofron mundësi më të gjera zgjedhjeje të mjeteve gjuhësore për të shprehur

mendimin. Edhe pragmalinguistika luan rol të rëndësishëm në këtë pikëpamje. Situata e

komunikimit është një nga faktorët e rëndësishëm eksternë të këtij ndërveprimi.

Në veprimin e komunikimit është me interes që dëgjuesi jo vetëm të kuptojë të shprehurën e

partnerit folës, porse të zbulojë edhe synimin parësor të bashkëfolësit, d.m.th. ta hetojë edhe

të

pashprehurën, por të menduarën, të nënkuptuarën. Kjo, gjatë komunikimit, mund të

nënkuptohet nga dy tregues kryesorë:

~ 248 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!