20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

bëhet pronë e studiuesve të të gjitha niveleve dhe fushave shkencore. Interesimi për të

vazhdon të rritet e të përhapet në vitet vijuese të fundshekullit të njëzetë dhe të fillimshekullit

XXI, me çka edhe promovohet një hap i ri i perceptimit, i njohjes, i ndriçimit dhe i vlerësimit

të traditës së largët kulturore kombëtare, midis të cilave Meshari zë kryet e vendit.

Në 440 – vjetorin e botimit, në vitin 1995 do të organizohen konferenca shkencore

në Ulqin (19 – 20 maj) dhe në Tiranë (30 – 31 gusht); kurse në 450 – vjetorin e botimit, në

vitin 2005 konferenca të këtilla do të organizohen në disa qendra kulturore dhe shkencore

albanistike, si në: Prishtinë (17 mars 2005), Tetovë (19 mars 2005), Ulqin (27 dhe 28 maj

2005), Munih (14 – 15 tetor 2005), Zagreb (18 tetor 2005) dhe Tiranë (18 nëntor 2005).

Nuk guxojmë të lëmë pa përmendur edhe përpjekjen e jashtëzakonshme të Institutit

Gethe të Universitetit të Frankfurtit, i cili u përkujdes ta bëjë radhitjen kompjuterike të

Mesharit sipas botimit të Ressulit dhe të Çabejit. Duket se realizimi ka përfunduar në vitin

2003. Me këtë realizim kompjuterik, nis një epokë e re për Mesharin – epoka

kompjuteristike. Me këtë veprimtari elektronike, megjithë mangësitë e natyrës teknike –

gjuhësore, është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe ndihmëse për studiuesit. Në këtë

mënyrë është lehtësuar puna e tyre për t’u thelluar në studimin edhe të rrafsheve të tjera të

këtij monumenti shumë të rëndësishëm të kulturës së shkruar shqiptare.

Përfundim

Jo rastësisht kopjet e para të Mesharit të Gjon Buzukut bëhen vetëm pas krijimit të

shtetit shqiptar dhe jo pa qëllim, deri në këtë kohë, ai vetëm do të përmendet si një libër i

rrallë, i grisur nga vjetërsia. Pra, deri në vitin 1929, kur Justin Rrota, u pajis me

dokumentacionin e nevojshëm nga shteti shqiptar, Meshari i Gjon Buzukut bënte jetën e tij

të një guri të mbuluar nga harresa historike, ndriçimi i të cilit nuk dilte jashtë mureve të

dhomës ku rrinte i mbyllur. Pas këtij viti shkëlqimi i rrezatimit të dritës së tij doli nga dhoma

ku ruhej si diçka e shenjtë u përhap dhe përfshiu tërë botën. Me të, shqiptarët i dëshmonin

botës së qytetëruar se kështu jepnin pjesën e ndihmesë së tyre për ndërtimin e kulturës dhe

qytetërimit botëror.

Përkrah përpjekjeve të palodhshme disashekullore të studiuesve (shqiptarë e të huaj)

Meshari i Gjon Buzukut qëndron krenar, i paluhatur, i grisur (nga koha), i sakatuar (në

shtypshkronjë), por dritëdhënës dhe udhërrëfyes. Ai sogjeton si shkëmbmali i palëkundur

para stihive të kohërave, i patundur dhe i paluhatur para spicave e ndërskamcave të

dashakëqinjve dhe i patrandur para shkatërrimtarëve të të gjitha llojeve. Rri e vështron, pret

në heshtje studiuesit e rinj, nuk tërhiqet dhe nuk luhatet të dorëzohet para sfidave të kohës

moderne. Pret studiuesit e brezit të internetit, i intrigon ata nga maja e piramidës së kulturës

kombëtare shqiptare, por prej atje vigjilon pasardhësit. Pret prej tyre ta kthejnë vështrimin

prapa, të shikojnë drejt përpjekjeve të njjë pesëgjyshi shumë të lashtë dhe të krenohen me të

e ta fuqizojnë rrezatimin e dritës së tij.

~ 245 ~

Recenzentë:

Prof.. dr. Vebi Bexheti

Dr.Hamit Xhaferi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!