20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

aspekte të gjuhës së Buzukut dhe ndikime të huaja në gjuhën e Buzukut” (Ismajli, R., 1995:

116).

Më në fund, më 1968, pas dhjetë vjetë pritjeje për botim, dijetari më i madh shqiptar,

profesor Eqrem Çabej, arrin ta kurorëzojë projektin e punës së tij disavjeçare me botimin e

librit të Buzukut në dy vëllime. Libri përcillet me një hyrje shteruese, ku gjerësisht dhe me

përgjegjësi të madhe shkencore sheshohen e shoshiten probleme të jetëshkrimit të autorit dhe

të jetesës së librit. Të gjitha këto shoqërohen me një studim të thukët gjuhësor, sidomos për

fonetikën e Buzukut. Në të trajtohen këto çështje:

Botimi i Tiranës dhe ribotimi i Prishtinës i përgatitur nga profesor Eqrem Çabej, i

përcjellë me një hyrje dhe i shoqëruar me të gjitha kërkesat më të avancuara shkencore që

janë të nevojshme për botime të kësaj natyre (fotokopjim, transliterim, tejshkrim dhe

shënime përcjellëse shpjeguese) do të shërbejë për studiuesit e ardhshëm si model

shembullor për metodën e punës, mënyrën e përgatitjes së lëndës për lexim dhe për mënyrën

e prezantimit e të afirmimit të tij para lexuesit dhe studiuesit të sotëm specialistik e të

thjeshtë.

Në këtë kohë, mbi librin e Buzukut, në Shqipëri, krahas Eqrem Çabejit punojnë edhe

dy studiues të shquar të albanistikës: Selman Riza (1961) dhe Kolë Ashta (1964), si dhe më

parë Injac Zamputi, Mahir Domi dhe Dhimitër Shuteriqi. Punimet e dy të parëve do të

botohen në revistat e atëhershme shkencore, kurse si tërësi më vete dritën e botimit do ta

shohin shumë vjet më vonë. Punimet e Selman Rizës, ribotohen pas vdekjes së autorit, më

2002 dhe 2004 në Prishtinë dhe në Tiranë. Kurse punimet e Kolë Ashtës mbi fjalorin e

Buzukut, të përcjella me shënime për personalitetin, historinë dhe teknikën e librit të botuara

si vëllim më vete, me një vonesë shumë të madhe, do të ribotohen në vitin 1996, në tre

vëllime. Ndërkaq punimet e Mahir Domit e të Dhimitër Shuteriqit do të bëhen pjesë

përbërëse e Historisë së letërsisë shqipe I (1959). Kurse ato të Justin Rrotës (të kësaj

periudhe) dhe të Injac Zamputit do të mbesin të shpëradara nëpër revistat shkencore.

Bashkë me këta emra të mëdhenj të shkencës albanistike me Buzukun do të merren

brezi tjetër i studiuesve (shqiptarë e të huaj), si Shaban Demiraj, Osman Myderrizi, Idriz

Ajeti, Wilfried Fiedleri, Jorgo Bulo, Tomor Osmani, Rexhep Ismajli, Engjëll Sedaj, Emil

Lafe, Latif Mulaku, Bahri Beci, Imri Badallaj, Mahmud Hysa, Enver Hysa, Seit Mansaku,

Abdullah Zyberi, Shefkije Islamaj, Ethem Likaj, Sabri Hamiti, Abdullah Karjagdiu, Kolec

Topalli, Isa Bajçinca dhe shumë të tjerë.

Në vitin 2004, studiuesi i zellshëm Wilfried Fiedler, nën kujdesin e Akademisë së

Shkencave të Kosovës do të arrijë ta botojë studimin e shkëlqyer, deri tash më të thelluar dhe

më të vëllimshëm (812 faqesh) gjuhësor, në fushën e sistemit foljor të Mesharit të Gjon

Buzukut. Me të nisin edhe studimet e thukta e shteruese filologjike të gjuhës së autorëve të

Pararilindjes Kombëtare.

Në vitin më 2005, në Tiranë Akademia e Shkencave të Shqipërisë (Instituti i Gjuhësisë

dhe i Letërsisë) botoi një vëllim antologjik 450 faqesh të studimeve më reprezentative të

albanologëve të huaj dhe vendës, nga fillimet e deri më 2005. Aty janë përfshirë, duke

përshkruar përmbajtjen e këtij libri antologjik, studimet më të rëndësishme (të plota ose të

përzgjedhura, sipas vlerësimit të redaksisë) mbi Mesharin e Gjon Buzukut të botuara brenda

shekullit XX.

(5) Bashkëkohësia intriguese

Ribotimi i Mesharit të Gjon Buzukut në vitin 1988, në Prishtinë shënon nismën e

fazës së pestë të jetesës së tij, të cilën do ta quajmë bashkëkohësi intriguese. Tanimë ky libër

~ 244 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!