Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Prof. dr. Zeqirja NEZIRI: STUDIMET BUZUKJANE NË PRAGSHEKULLIN E DYTË TË PAVARËSISË KOMBËTARE: BASHKËKOHËSITË E MESHARIT Hyrje Në kontekst të leximit të veprës së shkruar të një autori që është aktualizuar nga Umberto Eko në studimin e tij Eco lupus historiografia letrare shqiptare disponon me të dhëna se libri i Buzukut gjatë gjithë historisë së jetesës së tij gati pesëshekullore vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe studiuesve dhe gjithmonë ka qenë në epiqendër të interesimit shkencor. Me ndërprerje deri më 1910 përmendet disa herë. Ka qenë në heshtje dhe askush nuk e ka përmendur deri më 1743. Përsëri tërhiqet në harresë deri më 1853, kur e përmend Zef Krispi dhe, prapë harrohet deri te Pal Skiroi, më 1910 kur gjallërisht nisë të jetojë dhe të frymojë midis studiuesve. Në kontekst të bashkëkohësisë dhe të jetesës së Mesharit, nga koha e bërjes publike dhe e pranisë së tij në mjedisin e lexuesve historiografia e tekstologjisë shqiptare mund të flasë për pesë bashkëkohësi, të cilat, në kohë, janë të shpërndara dhe shtrihen në tri periudha të gjata historike. (1) për një bashkëkohësi të mjegulluar (të heshtur) deri në vitin 1743; (2) për një bashkëkohësi dritëdhënëse deri në vitin 1910; (3) për një bashkëkohësi rrezatuese deri në vitin 1929; (4) për një bashkëkohësi frytdhënëse (vlerësuese) deri në fund të shekullit të 20 – të; dhe (5) për një bashkëkohësi sfiduese, e cila i përket fillimit të shekullit XXI. Të gjitha këto udhëtime të jetës së Mesharit nëpër periudha të ndryshme e të gjata të këtij gjysmëmijëvjeçari shenjojnë udhët nëpër të cilat kanë shkelur dhe kanë ecur lexuesit e rëndomtë e kurreshtarë dhe studiuesit e përkushtuar të Mesharit. Secila prej këtyre bashkëkohësive ka karakteristikat e veta dhe secila bart me vete njohuri shumë të vlefshme dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për shkencën shqiptare. (1) Bashkëkohësia e mjegulluar Bashkëkohësia e mjegulluar i përket kohës së të qenmes së heshtur, të mjegulluar dhe të tërthortë të Mesharit, është koha e jetesës së tij në heshtje dhe të mbyllur brenda një numri shumë të kufizuar lexuesish të klerit katolik shqiptar. Dijmë se në shekujt vijues, deri më 1743, nuk përmendet askund dhe prej askujt. Janë të heshtur të gjithë pasuesit e Buzukut, në shekullin e tij dhe në atë vijues, duke nisur nga Lekë Matranga e Pjetër Budi, si të një brezi më të afërt, pastaj duke vazhduar me Marin Bicin e Pjetër Mazrekun, Frang Bardhin e Pjetër Bogdanin si të një brezi të dytë, paksa më të largët. Përkundër tyre, aty janë anëshkrimet mbi Meshar, për të cilat mund të dyshohet në i kanë bërë nxënësit e Kolegjit të Propagandës Fide në Romë, apo janë të priftërinjve për të ~ 241 ~

KUMTESA cilët bën fjalë profesor Shuteriqi. Sidoqoftë, ato flasin për një jetë të gjallë dhe për praninë e tij midis lexuesve, të paktën për një gjysmë shekulli menjëherë pas botimit. Është e mjegulluar edhe çështja e vendosjes së Mesharit në Bibliotekën e Propagandës Fide (1622), që i përshkruhet Marin Bicit (Shuteriqi, 1979: 74 – 75), ku e gjeti Gjon Nikollë Kazazi. Por dihet se në shekullin XVIII në Bibliotekën e Kolegjit Urban, ku e gjeti Pal Skiroi, e pat vendosur Stefan Borxha (Ismajli, R. 1988: 26). Ekzistojnë mendime se mund të jetë vendosur para se të shkruante Budi, më 1618 dhe 1621, por edhe para vitit 1610, ose edhe para vitit 1568 (Shuteriqi, 1979: 58 – 59). Por është e vërtetë se pas vitit 1570 libri “mbeti jashtë përdorimit si ‘një manual i vjetëruar’ (Meshari 1, 1988: 24) dhe se binte ndesh me frymën e vendimeve” të mëpastajme kishtare (Bulo, 2005: 10). Gjurmë, të alfabetit të tij, pa u përmendur askund, përkundër strehimit në Romë flasin se ai ka qenë në përdorim nga pasardhësit për dy – tre shekuj në vijim. Sepse te të gjithë këta krijues në shekujt vijues përvijohen dhe në veprat e tyre janë të pranishme po ai vullnet i çeliktë i Gjon Buzukut për ta ndërtuar dhe ngritur gjuhën shqipe në gjuhë kombëtare; përbartet po ai shqetësim dhe zell për lëvrimin e gjuhës shqipe; nënvizohen po ato nevoja të ngutshme e të domosdoshme të botimit të librave në këtë gjuhë; përtheksohet po ajo dashuri e zjarrtë e Gjon Buzukut për arsimimin e popullit shqiptar; përvijohet po ajo forcë morale dhe po ai angazhim për ngritjen e vetëdijes kombëtare me shkolla në gjuhën kombëtare; e përshkrojnë po ato ndjenja të dhimbshme për gjendjen e mjeruar ekonomike dhe politike të popullit shqiptar dhe për gjendjen e përkeqësuar të gjuhës shqipe. Pjetër Bogdani, më 1665 përmend një libër me titullin Ungjijtë në gjuhën shqipe. Nuk dihet në është fjala për Mesharin e Gjon Buzukut, apo për ndonjë libër tjetër që është zhdukur në harresën e kohës, si gramatika e ungjit të tij Ndre Bogdanit. Deri te Gjon Nikollë Kazazi më 1743 shohim se Meshari i Gjon Buzukut është i gjallë, është i pranishëm midis klerikëve shqiptarë. Shumë nga fjalëpaket e Pasthënies së tij i gjejmë të thëna, në një mënyrë ose në një tjetër, te të gjithë pasuesit. Mos është fjala këtu për një jetë të fshehtë të Mesharit, të mbyllur në sekretin e kohës, brenda mjedisit të një numri të vogël klerikësh, apo bëhet fjalë për një program të pashkruar që përcillet për disa shekuj radhazi. Si duket bashkarisht të dyja janë të pranishme. Për dy shekuj në vijim askund nuk përmendet as titulli i librit, as emri i autorit, por pasojat e tij janë të dukshme dhe i takojmë kudo, gjurmë të tyre ndeshim në të gjitha veprat e pasardhësve Budit, Bicit, Mazrekut, Bardhit, Bogdanit. (2) Bashkëkohësia dritdhënëse Bashkëkohësia dritdhënëse do të përfshinte periudhën prej kur për Mesharin flitet si për një libër që ekzistonte dikund, por që nuk e kishin në dorë ta preknin e ta lexonin – do të shprehet Lasgush Poradeci për Çetën e Bogdanit. Për të flitej për aq sa ofronte informacioni dhe kopjimi i Gjon Nikollë Kazazit. Studiuesit e përmendin të qenmen e tij, por askush nuk di më shumë se ajo letër e Kazazit dhe ajo pjesë e fragmentit të bekimit të unazës dhe të kurorës, pra të faqes 26 e në vazhdim, si një dëshmi për ekzistencën e shkrimit të shqipes që nga gjysma e dytë e shekullit XVI. Por ai që i dha krah, rëndësi historike dhe u bë prijatar i studimeve buzukjane është Gjon Nikollë Kazazi. Giorgio Guzzetta (1678/82 – 1746/56), rektor i parë i Seminarit të Palermos, mendohet se në librat e tij e ka përdorur alfabetin e Buzukut (Shuteriqi, 2005: 274). Pal Mario Parrino (1721 – 1765) e përmend “në një libër që i mbeti pa botuar” (Shuteriqi, 2005: 262). ~ 242 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Prof. dr. Zeqirja NEZIRI: STUDIMET BUZUKJANE NË PRAGSHEKULLIN E

DYTË TË PAVARËSISË KOMBËTARE: BASHKËKOHËSITË E MESHARIT

Hyrje

Në kontekst të leximit të veprës së shkruar të një autori që është aktualizuar nga

Umberto Eko në studimin e tij Eco lupus historiografia letrare shqiptare disponon me të

dhëna se libri i Buzukut gjatë gjithë historisë së jetesës së tij gati pesëshekullore vazhdimisht

ka tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe studiuesve dhe gjithmonë ka qenë në epiqendër të

interesimit shkencor. Me ndërprerje deri më 1910 përmendet disa herë. Ka qenë në heshtje

dhe askush nuk e ka përmendur deri më 1743. Përsëri tërhiqet në harresë deri më 1853, kur e

përmend Zef Krispi dhe, prapë harrohet deri te Pal Skiroi, më 1910 kur gjallërisht nisë të

jetojë dhe të frymojë midis studiuesve.

Në kontekst të bashkëkohësisë dhe të jetesës së Mesharit, nga koha e bërjes publike

dhe e pranisë së tij në mjedisin e lexuesve historiografia e tekstologjisë shqiptare mund të

flasë për pesë bashkëkohësi, të cilat, në kohë, janë të shpërndara dhe shtrihen në tri periudha

të gjata historike.

(1) për një bashkëkohësi të mjegulluar (të heshtur) deri në vitin 1743;

(2) për një bashkëkohësi dritëdhënëse deri në vitin 1910;

(3) për një bashkëkohësi rrezatuese deri në vitin 1929;

(4) për një bashkëkohësi frytdhënëse (vlerësuese) deri në fund të shekullit të 20 – të; dhe

(5) për një bashkëkohësi sfiduese, e cila i përket fillimit të shekullit XXI.

Të gjitha këto udhëtime të jetës së Mesharit nëpër periudha të ndryshme e të gjata të

këtij gjysmëmijëvjeçari shenjojnë udhët nëpër të cilat kanë shkelur dhe kanë ecur lexuesit e

rëndomtë e kurreshtarë dhe studiuesit e përkushtuar të Mesharit. Secila prej këtyre

bashkëkohësive ka karakteristikat e veta dhe secila bart me vete njohuri shumë të vlefshme

dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për shkencën shqiptare.

(1) Bashkëkohësia e mjegulluar

Bashkëkohësia e mjegulluar i përket kohës së të qenmes së heshtur, të mjegulluar

dhe të tërthortë të Mesharit, është koha e jetesës së tij në heshtje dhe të mbyllur brenda një

numri shumë të kufizuar lexuesish të klerit katolik shqiptar. Dijmë se në shekujt vijues, deri

më 1743, nuk përmendet askund dhe prej askujt. Janë të heshtur të gjithë pasuesit e Buzukut,

në shekullin e tij dhe në atë vijues, duke nisur nga Lekë Matranga e Pjetër Budi, si të një

brezi më të afërt, pastaj duke vazhduar me Marin Bicin e Pjetër Mazrekun, Frang Bardhin e

Pjetër Bogdanin si të një brezi të dytë, paksa më të largët.

Përkundër tyre, aty janë anëshkrimet mbi Meshar, për të cilat mund të dyshohet në

i kanë bërë nxënësit e Kolegjit të Propagandës Fide në Romë, apo janë të priftërinjve për të

~ 241 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!