20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Në tabelën në vazhdim jepen shembuj për modelet krijimit të neologjizmave

antonime me pa-, të klasifikuara sipas kategorisë leksiko-gramatikore të cilat janë rrënjë.

pa + emër pa- + mbiemër pa-+një emër = mbiemër pa -+ ndajfolje

Pagjumë padëmtueshëm(i,e) parrënjë( i,e) Paburrërish

pafutshëm (i,e) pasy (i,e)

pathithsh/ëm-me (i,e)

Tabela 3. Neologjizmat antonime me parashtesën pa-

4. Neologjizmat-antonime me parashtesën mos-

Nga pikëpamja semantike parashtesa mos- është sinonim me parashtesë pa-. Ky

element shërben për të kundërshtuar a mohuar veprimin a gjendjen e shprehur nga folja, për

të mohuar një emër apo një mbiemër, por ky nuk është një mohim i një shkalle shumë të

lartë, p.sh. mosdashuri, që ka kuptimin : mungesë ndjenjash të fuqishme dhe të thella për

dikë; nuk është urrejtje, por thjesht mungese dashurie; mosdashje), mosdashuri nuk është

urrejtje, mosgëzim: mungesë e plotë gëzimi; ndjenjë që nuk është as gëzim e as hidhërim,

vetëm mungesë gëzimi), mosgëzim nuk ka kuptimin e hidhërimit. Nga fjalët që do të

renditim më poshtë do të merret vesh se Kadareja këtë parashtesë e ka bashkuar kryesisht me

tema fjalëformuese të brumit të shqipes, më së shumti tema emërore ose tema emërore

prejfoljore dhe më rrallë me ndonjë mbiemër.

P.sh. mosdukja ( mungesë e dukjes së diçkaje, humbje për një kohë te gjatë e dikujt a

e diçkaje); mosepsh ( mungese e plotë epshi, mungesë e dëshirës për kënaqësi trupore;

ftohtësi seksuale ); mosgjë ( mungesë absolute e gjithçkaje; gjendja kur s’ka asgjë; zbrazëti e

plotë; hiç absolut ); mosgjuhë ( një gjuhë që nuk mund të jetë; gjuhë e përçudnuar, gjuha e

zhdukjes); mosjetë ( mosqenia në jetë, mungesa e të qenit në jetë e dikujt a e diçkaje;

mosjetesë, mosrrojtje); moskrim ( krim që nuk është, një krim i paqenë, diçka që merret si

krim pa qenë në të vërtetë i tillë; pafajësi ); mosmendje ( mungesa e arsyes; çmendje e

padëmshme dhe e bukur ); mosvarësi ( mungesë e plotë e varësisë; mungesë kushtëzimi nga

rrethanat; pavarësi); mossy ( sy që nuk kanë tiparet ose pamjen e syve normalë; sy të

frikshëm); mosshkak ( mungesa e shkakut, një shkak që në të vërtetë nuk është shkak, një

shkak i paqenë); mosdurim ( mungesë durimi ose aftësie për të duruar apo për të përballuar

vështirësitë, shqetësimet, vuajtjet, fatkeqësitë; Kadareja e përdor në vend të fjalës intolerancë

); mosfolje ( mungesa e foljes; paaftësia për të folur a për të thënë diçka; heshtje, memecëri);

mosgëzim ( mungesë e plotë gëzimi; ndjenjë që nuk është as gëzim e as hidhërim, vetëm

mungesë gëzimi); moskapërcim ( mungesa e kapërcimit, paaftësia për të kapërcyer diçka,

qoftë pengesë apo jo); moskufizim ( mungesë e plotë kufizimi, mospasje kufijsh; liri e plotë

veprimi ose mendimi ); mosndodhje ( mungesa e të qenët diku, mosqenie në një vend të

caktuar);mosparje ( mungesë e plotë e të parit; paaftësi shikimi; verbëri); mospërkim (

~ 238 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!