20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

2. Neologjizmat- antonime me parashtesën anti-

Një ndër qëllimet kryesor gjatë krijimit te fjalëve te reja te Kadareja është pastrimi

dhe pasurimi i gjuhës, mirëpo, te neologjizmat e tij gjendet edhe parashtesa e huaj anti- e

cila, sipas studiuesve te gjuhës, duhet të lidhet kryesisht në termat ndërkombëtarë, tema e të

cilave nuk gjenden në gjuhën shqipe të pavarura. Kadareja e përdor me ngjyrime

stilistikore-emocionale krahas përgjigjes së saj në shqip kundër-, ai ua shton këtë

parashtesë edhe emrave të përveçëm, pra emrave shqip. p.sh.: antikrisht, antigjergj,

antibuzëqeshje, antifestiv, antijetë, antijugosllavizëm, antimodë ,antinënëterezist ,antinjeri,

antiolimp, antipartenon, antireklamë antishekspir antiurë, antivështrim, antivjeshtë etj.

Meqenëse për shumicën nga këta neologjizma tashmë ka sqarime, duket më se e tepërt që në

këtë punim sërish t’i jepet hapësirë sqarimit të tyre. Në tabelën 2 vazhdim jepen shembuj për

modelet krijimit të neologjizmave antonime me anti-, të klasifikuara sipas kategorisë

leksiko-gramatikore të cilat paraqiten si rrënjë.

anti- + emër = anti- + emër= neologjizmi

neologjizmi

Antibuzëqeshje Antiolimp

Antijetë

Antireklamë

Antipartenon

Antijugosllavizëm Antishekspir

Antimodë Antiurë

Antinënterezist Antvështim

Antinjeri Antivjeshtë

Antigjergj Antikrisht

Tabela 2. Neologjizmat antonime me parashtesën anti-

3. Neologjizmat-antonime me parashtesën pa-

Parashtesa pa- përputhet fonetikisht me parafjalën pa. Përdorimi i këtij elementi si

parashtesë është relativisht i ri dhe ka marrë një përhapje gjithsesi jo të vogël, sidomos vitet e

fundit. Nga pikëpamje semantike njësitë e reja leksikore që krijohen me këtë element

tregojnë mungesën e asaj që shënon tema fjalëformuese ose e përjashtojnë atë. Te Kadareja

këtë element e gjejmë të përdorur te fjalët: pagjumë ( mungesë gjumi a fjetjeje; gjendje e

njeriut që nuk ka fjetur fare a që nuk është ngopur me gjumë); padëmtueshëm(i,e) (që nuk

mund të dëmtohet, që nuk mund të prishet); pafutshëm (i,e) ( që nuk mund të futet dhe të

zërë vend); pathithsh/ëm-me (i,e) ( që është i tillë që nuk mund të thithet); parrënjë( i,e) ( që

nuk ka rrënjë; që nuk i dihen rrënjët; i pabazë); pasy (i,e) ( që nuk ka sy ngaqë i janë nxjerrë

përdhunshëm, që i mungon njëri ose të dy sytë); paburrërisht ( jo me guxim por si

frikacakët, ashtu si nuk u ngjan burrave ).

~ 237 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!