20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

1. Neologjizmat antonime me parashtesën kundër-

Sa i përket parashtesës kundër-, kjo parashtesë i vjen ndoresh shkrimtarit kur është fjala për

të krijuar emra ose mbiemra që shprehin kuptimin e kundër semantik me fjalën nga e cila

vjen njësia leksikore e re e krijuar, pra i vjen në dorë për të krijuar antonime. Kjo parashtesë

për nga burimi është nga parafjala kundër- / Enver Hysa, faqe 64/. Në Fjalorin Gjuhës

Shqipe, ky element konsiderohet si pjesë e parë e njësive leksikore të përbëra, që u përgjigjet

nga kuptimi fjalëve kundër e kundrejt, pra nuk merret si parafjalë siç e trajtojmë ne në këtë

punim. Bashkohet me tema të parme, emra ose mbiemra si p.sh.kundëgreqi ( vend i cili i ka

tiparet dhe veçoritë e kundërta me Greqinë; fig. një Greqi e kthyer me kokë

poshtë);kundërhero (ai që ka një karakter a veprimtari të kundërt me atë të heroit; fig. njeri

që të zgjon ndjenja përbuzjeje, njeri pa vlerë të mirëfillta); kundërkinez ( ai që ka tiparet e

kundërta me një kinez; ai që vepron dhe vepron kundër politikës kineze, në kohën e

marrëdhënieve të ngushta shqiptaro-kineze); kundërmaksimë ( e kundërta e parimeve të

cilave njeriu iu përmbahet në jetë; e kundërta e një rregulle që njihet dhe ndiqet nga të gjithë;

e kundërta e një mendimi udhëheqës ); kundëroman ( roman që nuk i ngjet fare një romani;

vepër letrare që s’mund të shkruhet); kundërsjellje ( e kundërta e sjelljes; sjellje e kundërt me

atë si vepron njeriu në jetë, në shoqëri e në shkollë; qëndrim në marrëdhënie me të tjerët ose

kundrejt detyrave e në rrethana të caktuara në kundërshtim me atë që zakonisht merret si

qëndrim i drejtë); kundërura ( kjo njësi leksikore nuk është krijuar të shprehë kuptimin

kundërt te fjalës urë, por shpreh në mënyrë stilistike një ngrehë të ngjashme me një urë por

që nuk kryen funksionin e saj ); kundërdiellt (i,e)( që i nuk i ka tiparet e diellit; që është i

ftohtë dhe i errët; që nuk është i kësaj jete); kundërprindëror ( diçka që është e kundërt me

atë që u përket prindërve; tipar ose veti të kundërt me ata që janë dallues për prindërit; diçka

ose dikush që drejtohet kundër prindërve të vet apo prindërve të dikujt tjetri );

kundërkohshëm(i,e) ( që nuk është i kohës, që ecën në kundërshtim me kohën; që nuk iu

përmbahet dhe nuk e ndjek rrjedhjen normale të kohës, por që ecën në kah të kundërt me të).

Në tabelën në vazhdim jepen shembuj për modelet krijimit të neologjizmave antonime me

kundër-, të klasifikuara sipas kategorisë leksiko-gramatikore të cilat paraqiten si rrënjë.

kundër- + një emër = emër kundër- + mbiemër =

mbiemër

Kundërgreqi kundëroman i,e kundërdiellt

Kundërkinez kundërsjellje i,e kundërprindëror

Kundërmaksimë kundërura i,e kundërkohshme

Tabela 1. Neologjizmat antonime me parashtesën kundër-

Parashtesa kundër-, megjithëse e re dhe nuk gjendet si mjet fjalëformues në gjuhën

popullore, ka potencial të madh krijimi, sidomos fjalë të ligjërimit libror. Meqë zakonisht

shkrimtari shpreh gjendje, mendime dhe veprime të zakonshme, sa herë që do të shprehë

mendimin, veprimin ose gjendjen e kundërt, ai i kërkon ndihmë kësaj parashtese. Dihet se

Kadareja është shkrimtari i kundërshtive. Ndodh që personazhet e tij në të vërtetë të jenë

kundërpersonazhe dhe cila fjalë do t’i përshkruante më mirë veprat apo mosveprat e tyre?

~ 236 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!