20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr. Luljeta ADILI-ÇELIKU 1 , Mr. JEHONA RUSHIDI- REXHEPI 2 :

ANTONIMIA TE KADAREJA

1

Universiteti i Evropës Juglindore- Tetovë

2 Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë

Hyrja

Kadareja, si vizionar që është, e ka marrë përsipër pasurimin dhe pastrimin e gjuhës

shqipe. Duke u nisur si nga nevojat leksikore ashtu edhe nga nevojat stilistike dhe estetike,

ai krijon fjalë të reja gati me gjithë parashtesat dhe prapashtesat e gjuhës shqipe,

gjithmonë duke i bazuar prurjet e tij në rregullat e brendshme të fjalëformimit të shqipes, pa

dëmtuar strukturën morfologjike dhe leksikore të saj. Kjo është një arsye jo e vogël për tu

përcaktuar për studimin dhe sqarimin e antonimeve neologjizma, gjegjësisht për të marrë

objekt studimi fjalët e krijuara me parashtesat kundër- / anti-, mos- dhe pa- , pra antonimet

që krijon ai.

Bazuar në konstatimin e studiuesit, Ibrahim Goçi për antoniminë, themi se antonimia është

fenomen leksiko-semantik që lidhet me shumë faktorë gjuhësorë e jashtëgjuhësorë. Ndonëse

Kadareja iu përmbahet rregullave gramatikore në krijimin e fjalëve të reja, krijimet e tij

antonimike janë të ndikuar nga faktorët jashtëgjuhësorë, pra janë krijime momentale,

kontekstuale. Është e tepërt të thuhet se Kadareja i parapëlqen parashtesat e mohimit, ngaqë

e tërë vepra e tij përshkohet nga njerëz apo sende që bartin kuptimin e mohimit. Dihet se

personazhet e Kadaresë janë personazhe që në një mënyrë ose tjetër kanë mbi vete vulën e

mohut. Është një bekim për Kadarenë ajo që gjuha shqipe ka disa parashtesa mohimi dhe

Kadareja fare lehtë mund të zgjedhë atë që i përgjigjet fjalës së re. Prandaj Kadareja përdor

shumicën e parashtesave për të krijuar antonime neologjizma, p.sh çgaforrizim me

parashtesën ç-, shprijs me sh-, zhkomplot me zh-, antigjeografi me anti-, kundërdiell( i,e)

me kundër-, parrokshëm (i,e) me pa-, mosdashuri me mos-, johyjni me jo-.

Pavarësisht nga kjo, punimi nuk do të ndalet në parashtrimin e antonimeve

neologjizma me të gjitha parashtesat, për të vetmen arsye pasi disa nga ato tashmë janë të

studiuara dhe të sqaruara. Konkretisht, siç u theksua më lartë punimi do të ndalet në ato që

nuk janë hasur të sqaruara, d.m.th. fjalët e krijuara me parashtesat kundër- / anti-, mos- dhe

pa- .

Duke u nisur nga klasifikimi i antonimeve sipas përbërjes së tyre, në antonime

të së njëjtës rrënjë dhe në antonime me rrënjë të ndryshme, llojin e fundit nuk e gjejmë te

Kadareja. Nuk gjenden antonime-neologjizma që plotësisht e kundërshtojnë fjalën me fjalë

tjetër, por gjenden vetëm antonime- neologjizma me parashtesim.

~ 235 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!