Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 përdoret kohëve të fundit, sidomos në librat e botuar në Shqipëri; për ibid – po aty, në faqen e njëjtë të një libri; për inkluziv – gjithëpërfshirës, gjithëpërfshirje (mësim gjithëpërfshirës), ndërkaq termi investigim të zëvendësohet me përgjegjësen tonë hulumtim, gjurmim për një studim etj. Sikurse fjalëtermat konkluzion, kualitet e kuantitet (të gjuhëve neolatine) që zëvendësohen me fjalët shqipe përfundim, cilësi, sasi (përfundimi i një studimi, mësim cilësor, nga ana sasiore ishte mirë etj.), ashtu duhet të zëvendësohen edhe fjalët e huaja: mediator (i programit - me shqip ndërmjetësues i programit, arbitër), memorie (memorizoj, memorizim, (i,e) memorizuar – fjalë me prejardhje nga latinishtja), që në gjuhën tonë kanë përgjegjëset: kujtesë, kujtime, i kujtesuar etj., p.sh.: ka kujtesë të mirë; botoi kujtimet e veta); nostrifikim (fjalë e latinishtes) që hëpërhë po përdoret më shumë se fjala shqipe rinjohje, parifikim, apo edhe barasvlerësim (rinjohje, barasvlerësim i një diplome, i një doktorate etj.). Edhe fjalëtermat a togfjalëshat e huaj të poshtëshënuar, mund të zëvendësohen me fjalëterma shqip. Kështu, bie fjala, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi do të duhej që op. cit (nga latinishtja opera citato), të zëvendësohet me vepra e cituar, opozicion, permanent, (fjalë neolatine) - me kundërvënie (në gjuhësi: kundërvënie fonologjike), përkatësisht me i përhershëm, i pandërprerë (mësim permanent – mësim i përhershëm, i pandërprerë); supervizor (e latinishtes) - me mbikëqyrës (mbikëqyrës i programit, mbikëqyrës i mësimit praktik etj.); perfeksionim-i (fjalë nga latinishtja) - me përsosje, përkryerje (perfeksionim profesional - përsosje profesionale); survejim, survejoj, (i, e) survejuar, survejues (çerdhe fjalësh me temë të huazuar nga frëngjishtja) – me mbikëqyrje, i,e mbikëqyrur (mbikëqyrje e mësimit...); tekstual, tekstualisht (me temë nga gjuhët neolatine) – zëvendësohen me i fjalëpërfjalshëm (citim (përkthim) fjalë për fjalë, i fjalëpërfjalshëm); ashtu sikurse edhe verbal, verbalisht (me temë po nga gjuhët neolatine) që duhet të zëvendësohen me fjalët gojor, gojarisht (e shpjegoi mësimin gojarisht). Nuk e kemi fjalën këtu për farë harrje të skajshme a purizëm të tepruar, por për ato fjalë e shprehje të huaja të cilat nuk i kanë përfshirë fjalorët njëgjuhësorë të gjuhës shqipe, e të cilat, po nuk i përdorëm shqip, vetëm sa e lodhin gjuhën tonë, e bëjnë atë të dalë rodit të shqipes së Naimit, të shqipes së Konicës, të shqipes së Kadaresë dhe të shqipes së popullit, siç ka thënë dikush tjetër edhe para meje. Në përmbyllje të këtij shtrimi të shkurtër, do të shtonim edhe këtë se, risitë teknikoshkencore dhe ato nga jeta shoqërore në përgjithësi, padyshim se kanë nxitur dhe nxisin nevojën e krijimit të fjalëve e të shprehjeve të reja në gjuhë, qoftë me futjen e pastaj përhapjen e tyre, qoftë me kalkimin, apo qoftë edhe me krijimin e vetëdijshëm të termave që shfrytëzojnë pasurinë e mjeteve leksikore – karakteristikë për një gjuhë, ama me masë e terezi, siç do të thoshte Gjergj Fishta, sepse huazimet kanë anën e mirë – pasurojnë gjuhën, por kanë edhe anën e keqe, ngase jo gjithçka e huaj i duhet shqipes. Në këtë hulli është edhe qëndrimi i akademik Rexhep Qosjes, i cili, duke paraqitur opinionet e tij për pasurimin e gjuhës letrare, shkruan se “krijimi i fjalëve të reja, ringjallja e disa fjalëve plaka, përdorimi i krahinorizmave, zgjerimi a ndryshimi a, më në fund, saktësimi i kuptimit të disa fjalëve të marrëveshjes së përditshme” 1 janë bazë e mirë për një gjuhë të pastër e të pasur shqipe. ~ 233 ~ Recenzentë: Prof.dr. Hasan Muja Prof.as. dr.Xheladin Zymberaj

KUMTESA ~ 234 ~

KUMTESA<br />

~ 234 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!