20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Megjithëse në vështrimin teorik-estetik të studiuesve të njohur të kohës “çdo përpjekje për të

ringjallur mendimin mitologjik brenda artit të realizmit socialist kishte për të qenë në

kundërshtim me synimet njohëse të kësaj metode” 1 , letërsia shqipe e realizmit socialist në

tërësinë e vet mund të lexohet dhe si një letërsi mitologjike. “Një hero i kohës sonë”, titulli i

romanit të njohur të M. Lermontovit, mund të shërbente për të shenjuar qartë synimin e

teknokracisë madhështuese dhe njëherësh djallëzuese të letërsisë së realizmit socialist në

përgjithësi.

Një vështrim prapavajtës ndaj letërsisë së realizmit socialist në Shqipëri mund të ishte më i

verifikueshëm shkencërisht duke iu referuar miteve dhe demonëve që ajo ka krijuar, sesa

përmes shqyrtimeve të disa raporteve të mirënjohura në mënyrën e vlerësimit të saj, si

letërsia dhe liria, letërsia dhe shteti, letërsia dhe ideologjia, letërsia dhe revolucioni, letërsia

dhe tendenca. Por zhvillimet që Shqipëria paskomuniste përjetoi pas viteve ’90-të, sëbashku

me lejimin e fesë, në Shqipëri, nxiti edhe debatin mbi rishikimin e shumë figurave historike

të cilat komunizmi i kishte trajtuar më parë sipas interesit të tij. Kështu figura që nga ajo e

Pjetër Bogdanit e deri te Haxhi Qamili u transformuan dhe morën dimensione të reja.

Personi më i zëshëm në rrokatën e miteve në Shqipërinë pas-komuniste ka qënë vëtë

Kadareja. Euforia kadarejane ka ngritur në piedestale edhe më të mëdha figurën e priftërijve

katolikë, të cilët Kadareja i sheh si lidhësit e Shqipërisë me Evropën nëpërmjet “…veprave të

tyre dygjuhëshe” (të botuara) në kryeqendrat kulturore evropiane. Priftërijtë katolikë që

shkruan me gërma latine, Kadareja i trajton si lidhësit dhe ambasadorët e Shqipërisë me

Evropën. Letërsia e realizmit socialist në njëfarë mënyre u rikthye në traditën romantike të

krijimit të miteve të veta, pjesërisht të pangjashme me ato të traditës dhe pjesërisht vijime të

shmangura të atyre tradicionale. Gjëja e parë që duhej bërë për t’ua shtruar udhën këtyre

miteve ishte demonizimi i traditës, më saktë i asaj pjese të traditës që përbënte fillimet e

modernitetit të saj. Demonizimit, përveç Konicës, Fishtës dhe Koliqit, nuk i shpëtoi as poeti

arbëresh G. Schirò.

Tentimi më i rëndësishëm i letërsisë së realizmit socialist qe krijimi i një miti të njeriut të ri.

Ky tentim e largoi shumë letërsinë prej njeriut si individ, prej subjektit; duke çuar në një

ikonografizëm sundues dhe në një kodifikim tërësor të karaktereve. “Njeriu i ri socialist”,

është një nga projektet më kontradiktorë që njeh historia politike e njerëzimit për ta

moduluar, përshtatur, kontrolluar, kodifikuar dhe programuar subjektin dhe progresin

shoqëror në funksion të interesave të paracaktuara 1 . Miti i njeriut të ri është pjesë e një

gjedheje të njohur paradigmatike, si: “ideologji socialiste”, “rend socialist”, “familje

socialiste”, “art socialist”, “realizëm socialist”, “shoqëri socialiste”, “moral socialist”.

Në kushtet e ndarjes nga bota, krijimi i njeriut të ri mori trajtën e një mitologjie etnike. Miti i

njeriut të ri u kthye në një qëllim themelor të letërsisë së realizmit socialist, deri në atë

shkallë sa, edhe kur ai mungonte ose nuk gjendej nga kritika, shpikej si “hero pozitiv” edhe

diçka jonjerëzore, mjafton të plotësohej kushti i mitologjisë së realizmit socialist: një qytet,

një kantier apo dhe një “kështjellë që përbën heroin pozitiv” (rasti i romanit “Kështjella”).

Animizimi i qytetit, antropomorfizimi i habitat-it, kthimi i mjedisit në personazh, duket se

nuk qe një shpikje e studiuesve të realizmit socialist, sidomos e atyre që u kujdesën për të

marrë në mbrojtje vepra ku heroi pozitiv mungonte. Në disa prej veprave të I. Kadaresë,

duke përfshirë romanin “Kronikë në gur”, në botimet në gjuhë të huaja, qyteti është

karakterizuar si personash 1 . Dështimi i mitit të njeriut të ri dhe për konsekuencë

dehumanizimi i botës njerëzore është ndoshta dështimi më i madh i kësaj letërsie. Pyetja se

~ 227 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!