20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

kontinentale aziatike 1 . Në rrafshin e mendësisë kulturologjike të një populli, përpjekjet e

krijuesve të ndryshëm, të shumtë a të pakët, për çmitizimin e një fgure me përmasë

kombëtare, që ruan edhe sot, në kohën e globalizmit shenjat e identitetit kombëtar, ndodh të

jenë me efekt të kundërt. Duke bërë përpjekje të çmitizohen mite, kulte e shenja

identifikuese kombëtare, atyre u shtohet një përmasë e re e shtrirjes në atë që quhet identitet

kombëtar, sado që tani në një formë të re mitizimi. Le të quhet një forme e re e kulturës me

përmasa globale, të krijimit të mitit. Prandaj, edhe debatet e kësaj natyre, si ato pas librit të

Oliver Shmid, por edhe ato në mes të Kadaresë dhe Qosjes, duhen marrë me rezervë, së paku

në planin e trajtesave për sociologjinë e kulturës.

Pavarësisht qendrimeve letërsia flet me gjuhën e vet, e historia me të sajën, individi është i

lirë të dokumentojë njërën dhe ta vertetojë e të shijojë tjetrën kështu të kuptojë fuksionin e

saj. Miti i Skënderbeut është një konstrukt historik i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në

një kontekst të caktuar luftrash dhe urrejtjesh nacionale, ai është një mit i rimarrë i

rikonstruktuar mëse një herë. Ai është konstruktuar së pari si mit në emër të krishtërimit, kur

u mbiquajt "kalorës i krishtërimit", kurse dy tre shekuj më vonë u rimorr në emër të

nacionalizmit.

Në një periudhë të mëvonshme, bashkë me hapat e parë të letërsisë në gjuhën shqipe dhe gati

për dy shekuj e gjysmë me radhë, u krijuan e u shfaqën mite të reja, si miti i gjuhës amtare,

miti i vendlindjes, miti i botës shqiptare (“ņ së dashunit botësë sanë”), që herë-herë shkon

deri në prekjen e një vetëdije etnocentriste, sidomos tek Pjetër Bogdani dhe “Çeta e

profetëve”, ku një pjesë e lëndës teozofike albanizohet (cikli i Sibilave dhe disa poezi me

motive biblike-ungjillore zhvendosen në një tjetër “tokë të shenjtë” prej asaj të Biblës: nuk

ka në to Sion, Palestinë, Nazaret apo Galile, sepse ndodhitë zhvendosen në Pashtrik, në

Zadrimë, në Prizren, në Shkup, në Has e në Shkodër. Në përmbyllje të kësaj tradite letrare

nuk mungoi dhe “malli i stampësë”, miti i Gutenbergut, miti i librit, i ndriçimit të mendjes

njerëzore. Gjergj Fishta do të mbete për më se një shekull personaliteti më i spikatur i

kulturës letrare shqipe, duke u çmuar si klasiku më i dalluar i kësaj letërsie. Ai ndërtoi një

univers letrar, një Olimp Shqiptar, me qenie mitike e reale, duke ndërtuar kontraste të

fuqishme dhe dramatike të letërsisë; madje më dramatikët në letërsinë shqipe. Aty ndeshim

diskurset më glorifikuese, por edhe diskursin më sarkastik, që bëhen përmes ironisë së hollë,

ku autori godet pamëshirë pseudoatdhetarin. Përmes veprës së vet të larmishme, autori donte

të theksonte një aspekt të rëndësishëm për shqiptarët; një identiteti kolektiv, që endet si

karakteristikë e përhershme e veprës së tij.

Shekulli i modernizmit, në gjysmën e tij të parë, qe më i kursyer në krijim mitesh. Por të

paktën dy prej tyre mund të veçohen: miti i idesë dhe miti i qytetërimit, më së shumti i

mbivendosur ndaj mitit të Perëndimit. Por nuk mungoi në të njëjtën kohë dhe një demonizim

agresiv i Europës, sidomos i Fuqive të Mëdha (“shtatë krajlive”), që përcaktuan fatin historik

të shqiptarëve në rregullimin e tyre shtetëror në Ballkanin e asaj kohe. Vargjet e Fishtës në

këngën e njohur “Te ura e Rzhanicës” të poemës “Lahutës së Malcis”:

“Un Shqiptar e ata janë shkje, /ne na danë nji gjak e ‘i fe; /n’mëni t’sho’shoqit kemi lè:

/kemë ndërmjet nji qiellë e ’i dhè!

e tejkalojnë urrejtjen mitologjike (“shtatqind vjet do t’t’i djeg kullat”) të eposit legjendar

shqiptar dhe atë shkallë demonizimi që gjendej brenda tij për tjetrin, palën e dytë në bëma e

konflikt 1 .

~ 226 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!