Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 ky proces me bimën, e cila sa më thellë që i fut rrënjët në tokë, pjesa sipërfaqësore e trungut të saj bëhet më e fortë dhe më frytdhënëse. Marrëdhënia me mitologjinë është një përforcim i saj, që përgatitet për funksionin e ri. Sipas këtij madrigali, breshka fiton dy-tre kuptime në mitologjinë popullore. Kështu fillon madrigali që tregon historinë për metamorfozën dhe krijimin e breshkës: Në mitologjinë popullore Dranja ka nam të keq. Në një përrallë ajo na del pula e dreqit, me shtrigën kaluer mbi shpinë. Dikund tjetër tregohet se ajo kur e pau të huejin tue ardhë për mik me bujtë, hoqi vorbën me mish prej zjarmit për të mos e ngranë me atë. Natën i erdhi u, u que dhe e hangri mishin vetëm dhe Perëndia për ndëshkim ia ngjiti vegshin në shpinë. Në mëngjes e zuni turpi, dhe shi për këtë tashti sa e sheh një të huej, marrohet e ngreh kokën nën rashtë 1 . Shihet se Camaj, në këta dy paragrafë iu referohet dy burimeve, natyrisht për të fut në lojë dy përcaktime njëherësh për breshkën: së pari lidhet me përrallën ku breshka del “pula e dreqit, më shtrigën kaluer mbi shpinë”, përrallë që njihet në letërsinë tonë orale, e së dyti me një burim tjetër, që ndryshe nga i pari nuk e përcakton. Në këtë rast mjaftohet vetëm me një lloj përcaktimi “të papërcaktuar”: “dikund tjetër”, pa i dhënë shumë rëndësi dhe vazhdon me pjesën tjetër që është më interesantja, ku e ritregon me një ton normal rrëfimi historinë mitike të gruas, e cila, duke fshehur ushqimin nga mysafiri, theu kodin e mikpritjes, prandaj u shndërrua në breshkë dhe prandaj e karakterizon ndjenja e turpit. Titulli i madrigalit Në mitologjinë popullore përcakton, në njëfarë mënyre burimin e kësaj historie. Duke i sjellë në jetë edhe njëherë këto histori mitike, Camaj e pajis Dranjen e re me “namin e keq” të vjetër, së pari për të “institucionalizuar” papërsosmërinë e saj (në këtë rast në plan moral), së dyti për t’i dhënë karakter mitik-zgjidhje palimpsestuale, dhe së treti për ta përforcuar karakterin deheroik që synon teksti me anë të breshkës. Dranja ofron shumë rikonteksualizim temash, motivesh, situatash, trajtash gjuhësore e stilistike, duke shënuar kështu një komunikim të llojit të veçantë me krejt një folklor e traditë shqiptare, që mban si nënshtresën kryesore, pa lejuar mundësi ndjekie linjash komunikimi mes një numri të caktuar dy a më shumë tekstesh. Dranja është një rrjetë komunikuese në shumë forma, jo veç me folklorin e traditën shqiptare, të cilën lidhje e dëshmon në mënyrë metatekstuale, sidomos në pjesën e tretë, Fryma e ngujueme në asht, por edhe me mitologji të hershme pagane shqiptare e evropiane, edhe me kulturën e shkruar shqiptare e përtej saj. Camaj është nga ata studiues, i cili e sheh komunikimin e tekstit edhe me jetën e kujtimet, jo vetëm me librat a krijimet letrare, prandaj edhe përkatësia zoologjike e breshkës, si kombinim llojesh krijon nënshtresë, e në fund të fundit edhe vetë jeta e autorit, i cili nuk dëshiron të harrojë, por ta përjetësojë atë në letërsi, në art. Camaj e sheh të rëndësishme lidhjen e artit me burimet e jetës. Ai që e arrin këtë, sipas tij, ka gjetur fillin e të krijuarit, esencën e shkrimit, prandaj Dranja është alteregoja e krijuesit, korrespondentja, simboli i vendlinjdes, i kulturës, i traditës, i jetës së thjeshtë, i jetës deheroike e i letërsisë deheroike, i magësive, i dashurisë, i artit dhe i letërsisë. Si përfundim, vepra Dranja –madrigale për frymorin e papërsosun, është vepër letrare e rëndësishme për letërsinë shqipe. Ajo relativizon praninë e zhanreve brenda saj dhe krijohet mbi poetikën e palimpsestit, prosede i njohur që në zanafillë të letërsisë, e që kohëve të fundit gjeti vend në tekstet moderne e postmoderne. ~ 223 ~ Recensentë: Prof. Dr. Agim Vinca Prof. Dr. Liman Matoshi

KUMTESA ~ 224 ~

KUMTESA<br />

~ 224 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!