Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 letrar dhe trajtën e librit, që lidhet ngushtë, njëjtëzohet me figuracionin, me palimpsestin. Madrigali, vjen i përgjysmuar në këtë libër. Merr pjesë përgjysmë dhe lexohet përgjysmë si arkitekst-kujtesë zhanrore, duke fituar një mbulojë tjetër, që autori nuk e sheh të arsyeshme ta deklarojë në këtë paratekst-prozën poetike. Thyerja është goxha e madhe, prej vargut forma rrafshohet, zgjerohet në fjali të gjata, duke i ikur saktësisë poetike të formës. Kjo ndodh krejt për një qëllim: për të shënuar risi, për t’iu kundërvënë trajtave tjera letrare, përdorë deri sot në gjuhën shqipe, siç shprehet vetë Camaj. Ky përcaktimi i fundit i qëllimit me destinim letërsinë në gjuhën shqipe, e lokalizon terrenin, duke e përcaktuar kërkimin e veçantisë brenda territorit të kërkuar, jo më larg. Del se në këtë rast kemi një rrjet kombinimesh. Kombinim formash së pari: poezi e prozë (format eternele të letërsisë) e së dyti llojesh: madrigal e prozë poetike. Madrigali, pra është nënshtresë e prozës poetike, karakteristikat e të dy llojeve, të cilat mund të shihen e të ndihen gjatë leximit, shumë të ndërlidhura, por kurrë të diferencuara tamam. E bashkimi i tyre arrihet përmes një gjetjeje shumë interesante, e cila, në njëfarë mënyre shënon kthesë në historinë e letërsisë shqipe: përmes breshkës, “frymorit të papërsosun”, që fut frymën deheroike në letërsinë shqipe, në një letërsi të mbushur plot me heronj, heroizma e heroizim. Pse breshka? Në lexim e sipër, mundësisht të ngadalshëm, do pasë parasysh se trajta e jashtme, historia e një breshke dhe e rrashtës së saj (don me thanë pjesa aksiomatike), do lidhë me nënkuptime simbolike; me fjalë tjera, me zbërthimin e përmbajtjes së mbrendshme apo të teoremës. Me randësi për autorin ashtë fjala e bukur poetike, sidomos në librin Dranja, ku bahen përpjekje që gjuha t’i përshtatet çdo situate. Ky paragraf synon dhe arrin disa funksione: së pari, duke qenë i vetëdijshëm krijuesi me veçantinë e krijimit që ka shkruar, ia ka frikën lexuesit, prandaj edhe i drejtohet, me një mirësjellje të shtuar: “mundësisht” thotë, duke kërkuar prej tij që t’i përmbahet leximit të ngadalshëm. Kjo këshillë, e cila jepet më shumë si sugjerim, për të qenë/për të tingëlluar sa më e zbutur të ngjall që në start ndjenjën e enigmës, të së veçantës: pse u dashka të lexohet ky libër ngadalë. Kjo njëkohësisht rrit kurreshtjen e lexuesit. Së dyti, autori vetë i përcakton dy trajta të krijimit së tij: trajta e jashtme dhe e brendshme, të cilat nuk kanë lidhje me zhanrin tash, por me objektin poetik: breshkën. Duhet ta themi, se është breshka: gjysmë sisorë, gjysmë gjitarë, ose ndryshe: gjysmë grua, gjysmë breshkë që ka lidhje patjetër me formën: gjysmë poezi gjysmë prozë, ose gjysmë madrigal, gjysmë prozë poetike. Ky është kombinimi i madh dysor, që krijon lidhje çiftore në shumë anë, lidhje të pazakonshme, por që kanë efekt të shtuar në libër. Trajtë të jashtme quan historinë e breshkës dhe të rrashtës së saj. Ta nxit kureshtjen fjala histori, e cila në parim nuk i shkon aspak këtij tip teksti, i cili, si formë shkrimi është krejt ndryshe nga shkrimet me bazë historike, argumentuese, po ashtu nuk ka as ndonjë fabul strikte. Megjithatë, si të gjitha elementet, te ky tekst edhe fjala “histori” kuptohet figurshëm, jo në plan të parë. Është histori e llojit të veçantë, madje, jo vetëm e breshkës, por edhe e rrashtës së saj. Do të thotë rrashta dhe pjesa mishtore hyjnë në bashkëveprim për të realizuar atë që Camaj e quan pjesë “aksiomatike”, e cila si e tillë realizon jo simbolin, por simbolikën. Lexuesi (që duhet jetë lexues model), te libri, duhet të lexojë dy trajta sipas Camajt. ~ 221 ~

KUMTESA Kjo është një anë e monedhës “trajtë”, e cila ekziston për të njohur pjesën e brendshme-esencialen, që Camaj me një term matematikor e emëron “teoremë”. Kemi prapë edhe një dysi tjetër këtu. Tamam palimpsest, ku pjesa e emërme e mbulon të brendshmen, e kjo e brendshmja është kryesorja, sepse shënon kujtesën, atë që mbetet, frymën do të thoshte Camaj. Merret vesh që ky tekst është një sprovë për përsosjen e mjeshtërisë së krijuesit (pa harruar funksionin e Camajt prej gjuhëtari) në fushë të gjuhës, që duket se është një ndër preokupimet kryesore të këtij krijuesi, por edhe një ndër arritjet kryesore. E kjo arritje e tij lidhet pashkëputshëm me Dranjen. Me randësi për autorin ashtë fjala e bukur poetike, sidomos në librin Dranja, ku bahen përpjekje që gjuha t’i përshtatet çdo situate. Ky për Camajn është qëllimi i qëllimeve në nismë të shkrimit, si dhe rezultati i rezultateve: kryevlera pasi e ka shkruar. Ana arkitekstuale plotësohet me komunikimin e zhanreve në Dranja: madrigal e prozë poetike, të cilat gërshetohen plotësisht, ashtu siç gërshetohen shtresat në palimpsest, e shkojnë në favor të formës së zgjedhur të bashkimit të çifteve të vecanta: prozë e poezi, gruabreshkë, breshkë-gjarpër etj. Përderisa Paratekstualiteti e Arkritekstualiteti aplikohen tërësisht, e në këtë kontekst edhe mund të identifikohen tërësisht te kjo vepër, nuk është njësoj për tri llojet e tjera. Intertekstualiteti, i cili si lloj kërkon komunikim tekstesh të caktuara, shfaqet vetëm në madrigalin Në mitologjinë popullore, ku dëshmohet lidhja me mitin shqiptar për krijimin e breshkës dhe përrallën për Pulën e dreqit, ku, në këtë rast, Dranja është Teksti, e miti e përralla Intertekstet. Mënyra e përdorimit të tyre është rimarrje në nivel rrëfyes edhe njëherë për të përforcuar rrënjët e Dranjes, duke i shtuar asaj një nënshtresë simbolike të shprehësisë. Kur lexohen madrigalet e librit Dranja, me kujdes, duke identifikuar të gjitha elementet ndërtuese të tyre, e ne i shtrojmë vetes detyrën e të hulumtuarit të shtresave intertekstuale, në të gjitha nivelet, shohim se ky libër ka shumë material për të na dhënë. Dranja është sintezë e shumë karaktersitikave, të cilat rrjedhin nga burime te ndryshme. Në të shumtën e rasteve e kemi të vështirë të flasim për burime e referenca të sakta, por e kemi shumë të lehtë të konkludojmë se elemente të njohura, të rikontesktualizuara identifikojmë gjithandej. Po ashtu, pa ndonjë hezitim mund të vijmë në përfundim, se Camaj te Dranja, ka qenë shumë i vetëdijshëm për rimarrjet, ashtu sikurse ka qenë i vetëdijshëm për mënyrën dhe qëllimin e riparaqtijes së tyre në një tekst të ri. Këtë e ka bërë gjatë gjithë kohës dhe me sukses. Komunikimin më të dukshëm dhe më të gjerë Dranja e mban me oralitetin shqiptar, me kulturën e artin shqiptar, madje jo vetëm me letërsinë, por i zgjeron raportet edhe me fusha të ndryshme. Pra, nënshtresa kryesore që i rri “poshtë” tekstit të ri, të cilën shtresa e re e ruan si kujtesë, është letërsia popullore dhe kultura shqiptare në përgjithësi. Ato marrin pjesë te ky libër në forma të ndryshme dhe shtriheh e shpërndahen nëpër elemente të ndryshme të ndërtimit të pjesëve. Pas dy madrigaleve të para: Si doli emni prej gurit dhe Skotë me troje të veta, radhitet madrigali Në mitologjinë popullore, ku hapet një faqe komunikimi me mitologjinë shqiptare, për të mbushur një pjesë të rëndësishme të figurës së breshkës-Dranje. Duke iu bashkangjitur kjo pjesë, në njëfarë mënyre, breshka-Dranje i fut rrënjët më thellë. Na ngjan ~ 222 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

letrar dhe trajtën e librit, që lidhet ngushtë, njëjtëzohet me figuracionin, me palimpsestin.

Madrigali, vjen i përgjysmuar në këtë libër. Merr pjesë përgjysmë dhe lexohet

përgjysmë si arkitekst-kujtesë zhanrore, duke fituar një mbulojë tjetër, që autori nuk e sheh

të arsyeshme ta deklarojë në këtë paratekst-prozën poetike.

Thyerja është goxha e madhe, prej vargut forma rrafshohet, zgjerohet në fjali të

gjata, duke i ikur saktësisë poetike të formës. Kjo ndodh krejt për një qëllim: për të shënuar

risi, për t’iu kundërvënë trajtave tjera letrare, përdorë deri sot në gjuhën shqipe, siç shprehet

vetë Camaj. Ky përcaktimi i fundit i qëllimit me destinim letërsinë në gjuhën shqipe, e

lokalizon terrenin, duke e përcaktuar kërkimin e veçantisë brenda territorit të kërkuar, jo më

larg.

Del se në këtë rast kemi një rrjet kombinimesh. Kombinim formash së pari: poezi e

prozë (format eternele të letërsisë) e së dyti llojesh: madrigal e prozë poetike.

Madrigali, pra është nënshtresë e prozës poetike, karakteristikat e të dy llojeve, të

cilat mund të shihen e të ndihen gjatë leximit, shumë të ndërlidhura, por kurrë të diferencuara

tamam.

E bashkimi i tyre arrihet përmes një gjetjeje shumë interesante, e cila, në njëfarë

mënyre shënon kthesë në historinë e letërsisë shqipe: përmes breshkës, “frymorit të

papërsosun”, që fut frymën deheroike në letërsinë shqipe, në një letërsi të mbushur plot me

heronj, heroizma e heroizim.

Pse breshka?

Në lexim e sipër, mundësisht të ngadalshëm, do pasë parasysh se trajta e jashtme,

historia e një breshke dhe e rrashtës së saj (don me thanë pjesa aksiomatike), do lidhë me

nënkuptime simbolike; me fjalë tjera, me zbërthimin e përmbajtjes së mbrendshme apo të

teoremës. Me randësi për autorin ashtë fjala e bukur poetike, sidomos në librin Dranja, ku

bahen përpjekje që gjuha t’i përshtatet çdo situate.

Ky paragraf synon dhe arrin disa funksione: së pari, duke qenë i vetëdijshëm krijuesi

me veçantinë e krijimit që ka shkruar, ia ka frikën lexuesit, prandaj edhe i drejtohet, me një

mirësjellje të shtuar: “mundësisht” thotë, duke kërkuar prej tij që t’i përmbahet leximit të

ngadalshëm. Kjo këshillë, e cila jepet më shumë si sugjerim, për të qenë/për të tingëlluar sa

më e zbutur të ngjall që në start ndjenjën e enigmës, të së veçantës: pse u dashka të lexohet

ky libër ngadalë. Kjo njëkohësisht rrit kurreshtjen e lexuesit. Së dyti, autori vetë i përcakton

dy trajta të krijimit së tij: trajta e jashtme dhe e brendshme, të cilat nuk kanë lidhje me

zhanrin tash, por me objektin poetik: breshkën. Duhet ta themi, se është breshka: gjysmë

sisorë, gjysmë gjitarë, ose ndryshe: gjysmë grua, gjysmë breshkë që ka lidhje patjetër me

formën: gjysmë poezi gjysmë prozë, ose gjysmë madrigal, gjysmë prozë poetike. Ky është

kombinimi i madh dysor, që krijon lidhje çiftore në shumë anë, lidhje të pazakonshme, por

që kanë efekt të shtuar në libër.

Trajtë të jashtme quan historinë e breshkës dhe të rrashtës së saj. Ta nxit kureshtjen

fjala histori, e cila në parim nuk i shkon aspak këtij tip teksti, i cili, si formë shkrimi është

krejt ndryshe nga shkrimet me bazë historike, argumentuese, po ashtu nuk ka as ndonjë fabul

strikte. Megjithatë, si të gjitha elementet, te ky tekst edhe fjala “histori” kuptohet figurshëm,

jo në plan të parë. Është histori e llojit të veçantë, madje, jo vetëm e breshkës, por edhe e

rrashtës së saj. Do të thotë rrashta dhe pjesa mishtore hyjnë në bashkëveprim për të realizuar

atë që Camaj e quan pjesë “aksiomatike”, e cila si e tillë realizon jo simbolin, por

simbolikën.

Lexuesi (që duhet jetë lexues model), te libri, duhet të lexojë dy trajta sipas Camajt.

~ 221 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!