20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr. Zahrie KAPLLANAJ: PALIMPSESTI NË VEPRËN DRANJA TË MARTIN

CAMAJT

Punimi Palimpsesti dhe Dranja e Martin Camajt, gërsheton në vete dy

problematika: palimpsestin si dukuri teorike, si pikë shikimi, dhe veprën Dranja, madrigal

për frymorin e papërsosun.

Palimpsesti e ka zanafillën në shkrimet një mbi një, në tekstet e para të shkruara në

lëkura kafshësh e pergamena. Mënyra e shkrimit bëhet shkak që të rikontekstualizohet ky

term, tash për të shenjuar një mënyrë leximi dhe një poetikë krijimi. Atë mënyrë leximi, e

cila merret me komunikimin mes teksteve, me komunikimin mes kulturave, me

rikontekstualizimin e elementeve, formave të vjetra , në tekste të reja.

Komunikimi i veprave, mes përbërësish të ndryshëm është i përhershëm dhe i

shumëllojshëm. Teoricienët e pranojnë relativitetin ndërkomunikues. Disa tekste kanë

përqindje më të madhe rimarrjesh, sesa të tjerat.

Komunikimi në mes teksteve është dukuri shumë e vjetër, madje që prej se ekziston

letërsia, por dukuria e emërtimit me emrin palimpsest është e vonë. Teoritë formaliste dhe

strukturaliste, ofrojnë zanafillën e afrimit drejt palimpsestit, por edhe lindjen dhe

fuksionimin e tij. Ekziston një lidhje e largët që teoria palimpsestuale ka me konceptet

gjuhësore të Sosyrit. Kurse, brenda fenomenit, së pari, duke trajtuar parimin dialogjik mes

teksteve, e sidomos brenda një teksti, hyn Bahtini. Praninë e padiskutueshme të

inertekstualitetit në secilin tekst, e shpall Kristeva, e cila dëshmon se s’ka tekst pa intertekst,

lidhjen palimpsestuale me atë postmoderne e dëshmon Linda Haçion, deri të studimi i

shkrirë për palimpsestet nga francezi Zherar Zhenet. Zheneti njeh pesë lloje të lidhjeve

ndërtekstuale: Intertekstualitetin, Paratekstualitetin, Metatekstualitetin, Arkitekstualitetin dhe

Hipertekstualitetin. Zheneti pranon, po ashtu, relativitetin e masës së komunikimit mes

teksteve që mund të jetë më e madhe ose më e vogël. Po ashtu e pranon edhe komunikimin

mes diskurseve, motiveve, metrikës, stilit etj.

Janë tekstet vetë që dëshmojnë palimpsestualitetin e tyre, ndërlidhjen e tyre me të

tjerat. Ishte Meshari i Xhon Buzukut, me nivelin e tij të lartë krijues, që e shtyri Camajn,

gjuhëtar e krijues, të besonte se para tij kishte pasur tekste të tjera në gjuhën shqipe. Prandaj

edhe u vu në kërkim të tyre.

Martin Camaj mahnitet me zbulimin e palimpsesteve. Aty mëson se teksti i ri e ruan

te vjetrin si hije, si frymë. I vjetri frymon me të riun, i riu e ka bazament të vjetrin. Si të tillë

funksionojnë bashkë. Ҫëmton palimpsestualitetin dhe është i bindur se palimpsesti i letërsisë

shqipe e ka nënshtrat, kë tjetër veç letërsisë popullore, veç mendësisë shqiptare. Pastaj trajtoi

teorinë e ndërlidhjes së letërsisë me jetën. Jo gjithë jeta është burim poezie (titulli i

parathënies së vëllimit të tij të fundit Palimpsest), ku dëshmon se kujtesa jetësore hyn në

secilin art, duke dëshmuar se ai është ndër ata krijues që nuk i gjuan kujtimet, por do të

mbajë mend. Kjo dëshmi tregon se Camaj, palimpsestin e konsideron si lidhje, jo veç mes

teksteve, por edhe përtej tyre, me vetë jetën.

~ 219 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!