20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

historian. Pavarësisht kësaj, të gjithë marrin argumente historike ose, më saktë, argumentojnë

me të dhëna historike. Kaq do të mjaftonte t’i klasifikonim ese sociologjike apo historikosociologjike.

Por, si e cekëm edhe më sipër, në shumë prej tyre kemi të gërshetuar esenë

shkencore, esenë sociale, esenë filozofike etj. Aty mbizotëron teksti argumentues, por nuk

mungon teksti poetik sepse, me ndonjë përjashtim të rrallë (Sami Frashri), autorët kanë

kultivuar krahas eseistikës edhe poezinë ose anasjelltas.

Por përkujdesja e tyre e përbashkët më e dukshmja është vëmendja për gjuhën e shkruar

shqipe. Pavarësisht se deri vonë pas Luftës së Dytë Botërore gjuha shqipe nuk u kodifikua në

tekste universitare a rregulla drejtshkrimore të konsoliduara, në eseistikë, më tepër se në të

gjitha gjinitë e tjera letrare, bëhen përpjekje për një gjuhë të saktë dhe të qartë, gjë që do të

thoshim se aty ka nismat e veta gjuha letrare kombëtare. Në pjesën më të madhe, autorët që

përmendëm më sipër kanë hartuar alfabete ose kanë marrë pjesë në diskurset për alfabetin e

gjuhës shqipe (P. Vasa, S. Frashëri, Gj. Fishta, F. Konica), kanë hartuar gramatika të gjuhës

shqipe (P. Vasa, S. Frashëri, E. Çabej) ) apo kanë ndikuar në gjuhën shqipe me një autoritet

të fuqishëm individual (veçanërisht: Gj. Fishta, F. Konica, F. Noli, dhe I. Kadareja) apo kanë

kontribuar në mënyrë të posaçme në terminologjinë shkencore (Samiu – në përgjithësi,

Merxhani - në sociologji, Konica, Rugova - në kritikë letrare, Noli - në histori e muzikë,

Çabej – në gjuhësi) etj.

Të gjithë kanë mbrojtur çështjen kombëtare në rrethana të ndryshme kohore, por, çfarë është

më e rëndësishmja, të gjithë, duke filluar nga Pashko Vasa kanë ngjallur reagime brenda e

jashtë vendit: Gj. Fishta, F. Konica dhe B. Merxhani për një gjysmë shekulli u shpallen të

papranueshëm, së bashku me shumë emra të tjerë eseistësh që edhe u dënuan fizikisht, si

Anton Arapi, Lazer Shantoja, Tajar Zavalani, Mit’hat Frashri, Mustafa Kruja, Krist Maloki e

sa e sa të tjerë. Sot eseistika shqiptare po afirmon emra të ri, shumë prej të cilëve edhe

sociologë të vërtetë.

Recensentë :

1. Dr. Lekë Sokoli, Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë

2. Prof.dr. Tefë Topalli, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

~ 218 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!