20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

të Ibrahim Rugovës. “Vepra e Bogdanit” (1982) dhe cikli i eseve, krahas kompetencës

shkencore që ngërthejnë në vetvete, kanë edhe një frymë të përgjithshme, e cila të fokuson te

dimensioni kulturor i shqiptarizmës. Por jo vetëm kaq. Shembulli i orientimit perëndimor i

Rugovës merr nismë nga një tekst thellësisht religjioz i një prelati të lartë të Kishës Katolike

Shqiptare me veprimtari të shquar patriotike në Shkodër, Tivar, Shkup, Prishtinë e Prizren,

dhe ndriçohet me atë tolerancë që na rikthen maksimën e Pashko Vasës “Feja e shqiptarit

është shqiptaria”. Sa për ta theksuar një reagim tjetër në lidhje me kohën kur u publikua:

vepra e Rugovës u ribotua në Tiranë vetëm në fillim të viteve ’90, ndërsa edhe sot e kësaj

dite provokon kundërshti të heshtura. Ajo shpesh herë anashkalohet si referencë apo edhe

gjykohet me paramendim për vlerat e saj në raport me kohën kur u shkrua dhe sot.

Ismail Kadareja është një tjetër personalitet i letrave shqipe që trajtoi gjerësisht dhe me

sukses esenë, sado që shumë vonë ai i cilësoi ato ese. Përmbledhjen e parë me ese “Linja të

largëta”(1970) e quajti shënime udhëtime, pastaj “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, që

u botua një herë si parathënie

e më pas si libër më vete, e quajti, trajtesë etj. e deri te esetë më të fundit që i quajti sprovë

(“Identitet evropian i shqiptarëve” (2006, 62 f.) dhe sprovë letrare “Mosmarrëveshje

mbi raportet e Shqipërisë me vetveten” (2010). Janë pikërisht këta dy të fundit, që morëm

për të përvijuar atë devizë të eseistikes shqiptare që lidhet me Shqipërinë e shqiptarët. Dhe

është eseja e Kadaresë për identitetin evropian të shqiptarëve, e cila, pikërisht për këtë arsye

ngjalli një polemikë të gjatë në median dhe botimet e kohës në Shqipëri, Kosovë dhe

diasporë, që na dëshmon se këndvështrimi sociologjik i “Shqiptarizmës” është edhe sot e

kësaj dite objekti më relevant i eseistikës shqiptare.

3. Përfundime

I rreshtova esetë e mësipërme, sepse qysh në titull kanë diçka të përbashkët që përvijohet

nga Pashko Vasa deri te Ismail Kadareja. Kjo e përbashkët është çështja e shoqërisë

shqiptare në kohë të ndryshme: kur kishte shqiptarë, por nuk kishte Shqipëri (Pashko Vasa),

kur Shqipëria ishte një ëndërr dhe shteti shqiptar nuk ekzistonte as si projekt (Sami Frashri),

kur bëhej Shqipëria, por nuk kishte ende kufijtë e saj (Gjergj Fishta), kur sajohet më në fund

një shtet shqiptar dhe shndërrohet në monarki anadollake (Faik Konica), kur hiret e mbretit

nuk i mbulon dot kaosi i mentaliteteve (Branko Merxhani), kur shqiptarët mbeten në kërkim

të gjenezës së tyre (Eqrem Çabej), kur rikërkohet modeli i Heroit Kombëtar si shpëtim (Fan

Noli), kur ideologjia e vetme sunduese shpërfill vlerat kulturore (Ibrahim Rugova), kur shteti

pretendohet si kombi, por kombit shqiptar i mungon identiteti mes shtetesh e kombesh të

familjes së vet (Ismail Kadare).

Në kontekstin e arsyetimit tonë të gjitha këto nuk janë studime të mirëfillta historikeshkencore.

Madje, duke përjashtuar Fan S. Nolit, asnjëri prej autorëve nuk ka qenë mirëfilli

~ 217 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!