20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Perspektivat dhe nevojat

KUMTESA

Shuma e tërësishme e buxhetit që ndahet nga qeveria e Kosovës, për dy vjet

më radhë, është rreth 480 000 euro edhe pse, bazuar në Programin Kombëtar të

Shkencës, shtetit, për realizmin e prioriteteve dhe për të arrirë qëllimet e planifikuara,

i duhen, deri në vitin 2015, së paku, 16 milionë euro. Duke e marr parasysh se nga

FMN dhe institucionet ndërkombëtare financiare Kosova është e detyruar në ngrirjen

e buxhetit të saj, nuk mund të presim që, së paku deri më 2016, të ketë ndonjë ngritje

të buxhetit për shkencë. Gjithashtu, për shkak të strukturës shumë ekstensive të

industrisë dhe ekonomisë kosovare, për shumë vite që vijnë, nuk mund të presim

investime që mund të konsiderohen relevante në këtë fushë. Shpresohet që, në

ndërkohë, për shkak të procesit të integrimeve evropiane, Kosova të arrijë të përfitojë

donacione dhe investime të cilat do të mundësonin kalimin e hendekut të madh që ka

vendi ynë në këtë resor.

Çdo ecje përpara e një kombi në fushën e zhvillimit social dhe ekonomik

varet kryekëput se sa investon një popull në zhvillimin shkencor dhe të inovacioneve.

Pa një investim të tillë, prapambetja në zhvillim do të mbetet permanente dhe me

tendenca të thellimit të vazhdueshëm. Nëse institucionet kërkimore shkencore dhe

ekonomia e një vendi nuk aftësohet dhe nuk vetëdijesohen që të bashkëveprojnë në

funksion të zhvillimit të një vendi, e ardhmja e atij vendi është gjithmonë në

pikëpyetje. Nëse zhvillimet shkencore të një vendi nuk bëhen kompetitive dhe

kompatibile me zhvillimet botërore në shkencë dhe inovacion atëherë kemi të bëjmë

me një situate në të cilën një shtet nuk mund të llogarisë në të ardhme.

Investimet në shkencë nuk sjellin rezultate të menjëhershme. Duhet të kalojnë

5 deri 20 vjet kur një investim fillon të prodhojë zhvillim ekonomik dhe prosperitet.

Nga studimi i Bankës Botërore lidhur me investimet në shkencë të disa vendeve

bazuar në agjendën e Lisbonës për investime në masën 3% të Bruto-prodhimit

kombëtar në hulumtim dhe inovacion del se Kroacia, Rumania, Bullgaria dhe disa

vende nga ish Evropa Lindore nëse fillojnë që ta ndajnë një investim të tillë, i njëjti

do të ndikojë që në vitin 2025 këto vende të kenë nivel të rritjes së BPK dhe eksportit

në përqindjet sipas tabelës që do të paraqesim më poshtë:

Efektet e Agjendës së Lisbonës nëse marrim si cak vitin 2025 10

Rritja e GDP në (%) Rritja e eksporteve në (%)

Bullgaria 13.1 8.3

Kroacia 6.0 12.9

Hungaria 6.4 8.0

Polonia 5.5 8.5

Rumania 13.1 13.5

Sllovakia 8.9 10.4

Sllovenia 6.9 10.5

Shënim: Simulim i bazuar në WorldScan Model. Numrat paraqesin ndërrime kumulative nëse arrihet

qëllimi i investimit 3% në shkencë, zhvillim dhe inovacion

10

World Bank (2009): Croatia’s EU Convergence Report: Reaching and Sustaining Higher Rates of Economic

Growth. Report No. 48879- HR

~ 20 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!