Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 të ndryshme të krijimeve folklorike. Kjo figurë na ka ardhur e plotë, natyrisht dhe e sinkretizuar me qenie të tjera mitike, me dukuri të ndryshme të besimeve, në kulte të vendeve të shenjta, përmes ritesh të veçanta”. 227 Zanat pavarësisht rolit të tyre në mitologjinë shqiptare, në këto tregime marrin të tjera dimensione, të cilat dalin përtej mitologjisë. Prandaj, nëse orët apo zanat bëhen pjesë e tregimeve, ato nuk përdoren vetëm me funksionin e një elementi fantazie, por si një manifestim i realitetit të njerëzve, të cilët besojnë dhe kanë pasur eksperienca “të vërteta” me këto qenie, këto karaktere nuk përdoren si spekulim, por bëhet përpjekje që të na shfaqet një botë e parë me sy të tjerë. Duke të lënë përshtypjen se bota në të cilën ekzistojnë ato personazhe ekziston me të vërtetë dhe një këndvështrim i tillë është i saktë. Duke pasur për bazë të prozave të tij trashëgiminë popullore të përcjellë brez pas brezi, Kuteli nuk huazon thjeshtë një pjesë të krijimtarisë orale me tiparet që ajo përcjell, por besimet e besëtytnitë dhe një botë të tërë të pasur subjektive që zë një vend të palëkundshëm në ndërdijen e shqiptarit malësor edhe sot. Edhe pse të moçme, temat dhe idetë që përcjellin tregimet e tij paralelizohen vetvetiu me shumë aspekte të botës së brendshme sa të ngurtë aq edhe të trazuar të malësorit. Duke njohur thellë shpirtin e malësorit dhe mënyrën e kodet e tij të jetës, arrihet të pozicionohet në mënyrë mjaft të natyrshme e në të njëjtën kohë edhe të harmonishme, roli që luajnë këto elemente fantastike në jetën e maleve. Por për këtë nuk shfrytëzohet vetëm mentaliteti malësor, por edhe hapësira e përshtatshme gjeografike, natyra e egër, terreni i thyer e gati mistik i maleve hijerënda, i lumenjve, përrenjve e luadheve që shtrihen nëpër shkrepa. Këto bëhen një me karakterin malësor, karakter ky që kërkon po ashtu një qenie, e cila i dikton fatin e trazon shpirtin. Shpirti i malësorit, ky i fundit i rritur mes bukurive të paana natyrore, por të egra e të rrezikshme, vetvetiu i personifikon këto bukuri në shtatin e bardhë, të hijshëm, rrethuar me aureolë drite të artë, të orëve e zanave, që me kënaqësi lahen natën në ujërat e akullta të puseve, e mrizojnë ëndshëm ditën nën hijet e pemëve shekullore, por që nga ana tjetër shitojnë me një shikim, profetizojnë kobshëm e që ndjekin me dashuri e xhelozi të pamatë shënjestrat e tyre. Kjo mënyrë e realizimit të tekstit është serioze, sepse përpiqet ta shfaqë realitetin e një ose disa pikëvështrimeve që tashmë ekzistojnë. Këto tregime kanë një lloj realizmi, por të ndryshëm nga realiteti që shumica e kulturës sonë përjeton tani. Ato nuk janë spekulative dhe nuk na çojnë përmes eksperimentesh. E thonë historinë e vet nga perspektiva e njerëzve që kanë jetuar dhe jetojnë në botën tonë dhe përjetojnë një realitet tjetër nga ai që ne e quajmë objektiv. Këto tregime mund të duken fantastike dhe magjike për një pjesë të lexuesit, por për një pjesë tjetër mund të përcjellin realitet të qartë e të pakundërshtueshëm. Kjo ndodh sepse percepsioni i një personi apo një grupi të veçantë mbi realitetin mund të ndryshojë prej atij të një personi apo grupi tjetër. P. sh një tekst i dhënë mund të ketë mjaft lidhje me realitetin e një vendi dhe njerëzve që jetojnë në atë vend prej të cilit janë vjelë materialet që përbëjnë tekstin, prandaj receptimi i këtij teksti nga lexuesi që e njeh këtë realitet nuk do të jetë i njëjtë me receptimin që i bëhet të njëjtit tekst, nga një lexues që nuk njeh asnjë nga elementet kulturore dhe shpirtërore të atij vendi dhe populli të cilit i është referuar libri, prandaj mund t’i duket imagjinar dhe i pavërtetë. Pra receptimi i tekstit si realitet diktohet nga njohuritë e thella që ka lexuesi, në rastin tonë, për botën e brendshme shpirtërore të malësorit, për misteret dhe besëtytnitë e kësaj bote dhe për besimin gati infantil në këto qenie, i cili paradoksalizohet me karakterin e fortë e të patrembur, të ndërtuar shtigjeve e thepave për shekuj e shekuj me radhë. Në tekstet e mësipërme, shpesh, 227 Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Akademia e shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2004. f. 112‐113. ~ 195 ~

KUMTESA kombinohen faktorët e jashtëm të ekzistencës njerëzore me ata të brendshmit, është një shkrirje mes realitetit shkencor fizik dhe realitetit njerëzor psikologjik. Përfshihen aspekte të ekzistencës njerëzore siç janë p.sh. mendimet, emocionet dhe imagjinata. Përmes këtyre përdorimeve, autori mund të jetë më i përpiktë për të dhënë secilën shkallë të realitetit njerëzor. Ndoshta mund të jetë e vështirë të dallohen këto tekste nga realizmi fiksional konvencional, sepse siç shihet intrigat, personazhet dhe tregimtari i fiksionit konvencional nuk janë me të vërtetë reale. Megjithatë, këto tregime tentojnë ta trajtojnë realitetin si krejtësisht fluid dhe kanë personazhe që e pranojnë këtë si normale. Këto tekste janë të karakterizuara nga dy konflikte, por të para nga perspektiva koherente autonome: e para është e bazuar nën një shikim racional të realitetit, tjetra është e bazuar nën pranimin e të jashtëzakonshmes si pjesë e botës së përditshmërisë. Prandaj koncepti thelbësor i tyre në letërsi është këmbëngulja në bashkekzistencën midis fantastikes dhe reales. Por natyrisht që natyra reale e tekstit, përkundër përdorimit të fantastikes, duhet të shihet si imitim. Tregimet e lartpërmendura janë tekste autoriale dhe origjinale. Ato janë krijuar nga pena e autorit, ashtu siç janë zgjedhur nga autori temat, motivet, personazhet e situatat. Kuteli i risjell në mënyrën e tij krejt origjinale një sërë tekstesh e këngësh popullore që kanë qarkulluar në trevat shqiptare, por nga ana tjetër paraqitet edhe trajtimi sa më i saktë i mendësisë që ekziston akoma në disa zona, përveç realitetit, pasqyrohet nga mendësia dhe bota fantastike e malësorëve edhe irealiteti që jeton brenda ndërgjegjes së këtyre njerëzve, sepse mendësia e kësaj bote, në fund të fundit, nuk konsiston vetëm në realitetin e saj, por po aq ngushtë ajo është e lidhur edhe me irealitetin e saj. Kjo duket paradoksale, por irealiteti që konsiston në ato treva është një gjë aq reale, sa mund të ngatërrohet lehtë me atë që nënkuptohet me fjalën realitet. Ajo çfarë përcjellin këto tekste është se realiteti nuk ezaurohet me dukuritë e jashtme, por ai ekziston në ndërgjegjen e njerëzve dhe në transmetimin e këtij realiteti nga ata vetë. Në tregimet e Kutelit nuk jepet koha kur ndodhin ngjarjet. Kjo e çliron lexuesin nga konvencat e përcaktimit kohor, duke i dhënë atij mundësi që këto ngjarje t’i përshtatë në secilën kohë që parapëlqen, sipas parafytyrimit që ai krijon. Të lexuara nga perspektiva e sotme, përsëri shumica e lexuesve, që njohin traditat, kulturën dhe botën shpirtërore shqiptare, do të arrinin të kuptonin natyrën e teksteve. Kjo ndodh sepse akoma në zonat e thella të malësisë vazhdon të ekzistojë e njëjta filozofi jete, i njëjti mentalitet, të njëjtat këndvështrime, veçse tani disa pjesë të tyre janë bartur copa - copa edhe në terrene të tjera së bashku me familjet malësore që janë bartur nëpër fshatrat fushore e në qytete. P. sh. shumë amvisa nuk i shkundin natën mbulesat e tavolinave, për shkak se thërrimet e bukës mund t’u bien mbi kokë orëve, të cilat si pasojë mund të lëshojnë ndonjë mallkim. Ka njerëz që edhe sot e kësaj dite nuk i thërrasin në emër orët e zanat, por kur bie fjala për to i emërojnë me epitetin të mirat, nga frika e respekti supersticioz që ushqejmë për to etj. Por edhe kur mbeturinat e fundit të këtij realiteti subjektiv të zhduken nën presionin e civilizimit, e në fund të ngelin veç tekstet që i kujtojnë, përsëri këto të fundit nuk do të transmetojnë vetëm një letërsi të bukur narrative, por do të përfaqësojnë flakën që është djegur në shpirtin e shqiptarit, realitetin që veç ai ka mundur ta shohë e ta prekë. Recensentë: Prof.Dr. Nuhi Rexhepi, profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë. Prof.Dr. Sali Bashota, profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë. ~ 196 ~

KUMTESA

kombinohen faktorët e jashtëm të ekzistencës njerëzore me ata të brendshmit, është një

shkrirje mes realitetit shkencor fizik dhe realitetit njerëzor psikologjik. Përfshihen aspekte të

ekzistencës njerëzore siç janë p.sh. mendimet, emocionet dhe imagjinata. Përmes këtyre

përdorimeve, autori mund të jetë më i përpiktë për të dhënë secilën shkallë të realitetit

njerëzor. Ndoshta mund të jetë e vështirë të dallohen këto tekste nga realizmi fiksional

konvencional, sepse siç shihet intrigat, personazhet dhe tregimtari i fiksionit konvencional

nuk janë me të vërtetë reale. Megjithatë, këto tregime tentojnë ta trajtojnë realitetin si

krejtësisht fluid dhe kanë personazhe që e pranojnë këtë si normale.

Këto tekste janë të karakterizuara nga dy konflikte, por të para nga perspektiva

koherente autonome: e para është e bazuar nën një shikim racional të realitetit, tjetra është e

bazuar nën pranimin e të jashtëzakonshmes si pjesë e botës së përditshmërisë. Prandaj

koncepti thelbësor i tyre në letërsi është këmbëngulja në bashkekzistencën midis fantastikes

dhe reales. Por natyrisht që natyra reale e tekstit, përkundër përdorimit të fantastikes, duhet

të shihet si imitim. Tregimet e lartpërmendura janë tekste autoriale dhe origjinale. Ato janë

krijuar nga pena e autorit, ashtu siç janë zgjedhur nga autori temat, motivet, personazhet e

situatat.

Kuteli i risjell në mënyrën e tij krejt origjinale një sërë tekstesh e këngësh popullore

që kanë qarkulluar në trevat shqiptare, por nga ana tjetër paraqitet edhe trajtimi sa më i saktë

i mendësisë që ekziston akoma në disa zona, përveç realitetit, pasqyrohet nga mendësia dhe

bota fantastike e malësorëve edhe irealiteti që jeton brenda ndërgjegjes së këtyre njerëzve,

sepse mendësia e kësaj bote, në fund të fundit, nuk konsiston vetëm në realitetin e saj, por po

aq ngushtë ajo është e lidhur edhe me irealitetin e saj. Kjo duket paradoksale, por irealiteti që

konsiston në ato treva është një gjë aq reale, sa mund të ngatërrohet lehtë me atë që

nënkuptohet me fjalën realitet. Ajo çfarë përcjellin këto tekste është se realiteti nuk

ezaurohet me dukuritë e jashtme, por ai ekziston në ndërgjegjen e njerëzve dhe në

transmetimin e këtij realiteti nga ata vetë.

Në tregimet e Kutelit nuk jepet koha kur ndodhin ngjarjet. Kjo e çliron lexuesin nga

konvencat e përcaktimit kohor, duke i dhënë atij mundësi që këto ngjarje t’i përshtatë në

secilën kohë që parapëlqen, sipas parafytyrimit që ai krijon. Të lexuara nga perspektiva e

sotme, përsëri shumica e lexuesve, që njohin traditat, kulturën dhe botën shpirtërore

shqiptare, do të arrinin të kuptonin natyrën e teksteve. Kjo ndodh sepse akoma në zonat e

thella të malësisë vazhdon të ekzistojë e njëjta filozofi jete, i njëjti mentalitet, të njëjtat

këndvështrime, veçse tani disa pjesë të tyre janë bartur copa - copa edhe në terrene të tjera së

bashku me familjet malësore që janë bartur nëpër fshatrat fushore e në qytete. P. sh. shumë

amvisa nuk i shkundin natën mbulesat e tavolinave, për shkak se thërrimet e bukës mund t’u

bien mbi kokë orëve, të cilat si pasojë mund të lëshojnë ndonjë mallkim. Ka njerëz që edhe

sot e kësaj dite nuk i thërrasin në emër orët e zanat, por kur bie fjala për to i emërojnë me

epitetin të mirat, nga frika e respekti supersticioz që ushqejmë për to etj. Por edhe kur

mbeturinat e fundit të këtij realiteti subjektiv të zhduken nën presionin e civilizimit, e në

fund të ngelin veç tekstet që i kujtojnë, përsëri këto të fundit nuk do të transmetojnë vetëm

një letërsi të bukur narrative, por do të përfaqësojnë flakën që është djegur në shpirtin e

shqiptarit, realitetin që veç ai ka mundur ta shohë e ta prekë.

Recensentë:

Prof.Dr. Nuhi Rexhepi, profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë.

Prof.Dr. Sali Bashota, profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë.

~ 196 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!