20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

të ndryshme të krijimeve folklorike. Kjo figurë na ka ardhur e plotë, natyrisht dhe e

sinkretizuar me qenie të tjera mitike, me dukuri të ndryshme të besimeve, në kulte të

vendeve të shenjta, përmes ritesh të veçanta”. 227 Zanat pavarësisht rolit të tyre në mitologjinë

shqiptare, në këto tregime marrin të tjera dimensione, të cilat dalin përtej mitologjisë.

Prandaj, nëse orët apo zanat bëhen pjesë e tregimeve, ato nuk përdoren vetëm me funksionin

e një elementi fantazie, por si një manifestim i realitetit të njerëzve, të cilët besojnë dhe kanë

pasur eksperienca “të vërteta” me këto qenie, këto karaktere nuk përdoren si spekulim, por

bëhet përpjekje që të na shfaqet një botë e parë me sy të tjerë. Duke të lënë përshtypjen se

bota në të cilën ekzistojnë ato personazhe ekziston me të vërtetë dhe një këndvështrim i tillë

është i saktë. Duke pasur për bazë të prozave të tij trashëgiminë popullore të përcjellë brez

pas brezi, Kuteli nuk huazon thjeshtë një pjesë të krijimtarisë orale me tiparet që ajo përcjell,

por besimet e besëtytnitë dhe një botë të tërë të pasur subjektive që zë një vend të

palëkundshëm në ndërdijen e shqiptarit malësor edhe sot. Edhe pse të moçme, temat dhe

idetë që përcjellin tregimet e tij paralelizohen vetvetiu me shumë aspekte të botës së

brendshme sa të ngurtë aq edhe të trazuar të malësorit. Duke njohur thellë shpirtin e

malësorit dhe mënyrën e kodet e tij të jetës, arrihet të pozicionohet në mënyrë mjaft të

natyrshme e në të njëjtën kohë edhe të harmonishme, roli që luajnë këto elemente fantastike

në jetën e maleve. Por për këtë nuk shfrytëzohet vetëm mentaliteti malësor, por edhe

hapësira e përshtatshme gjeografike, natyra e egër, terreni i thyer e gati mistik i maleve

hijerënda, i lumenjve, përrenjve e luadheve që shtrihen nëpër shkrepa. Këto bëhen një me

karakterin malësor, karakter ky që kërkon po ashtu një qenie, e cila i dikton fatin e trazon

shpirtin. Shpirti i malësorit, ky i fundit i rritur mes bukurive të paana natyrore, por të egra e

të rrezikshme, vetvetiu i personifikon këto bukuri në shtatin e bardhë, të hijshëm, rrethuar me

aureolë drite të artë, të orëve e zanave, që me kënaqësi lahen natën në ujërat e akullta të

puseve, e mrizojnë ëndshëm ditën nën hijet e pemëve shekullore, por që nga ana tjetër

shitojnë me një shikim, profetizojnë kobshëm e që ndjekin me dashuri e xhelozi të pamatë

shënjestrat e tyre. Kjo mënyrë e realizimit të tekstit është serioze, sepse përpiqet ta shfaqë

realitetin e një ose disa pikëvështrimeve që tashmë ekzistojnë. Këto tregime kanë një lloj

realizmi, por të ndryshëm nga realiteti që shumica e kulturës sonë përjeton tani. Ato nuk janë

spekulative dhe nuk na çojnë përmes eksperimentesh. E thonë historinë e vet nga perspektiva

e njerëzve që kanë jetuar dhe jetojnë në botën tonë dhe përjetojnë një realitet tjetër nga ai që

ne e quajmë objektiv. Këto tregime mund të duken fantastike dhe magjike për një pjesë të

lexuesit, por për një pjesë tjetër mund të përcjellin realitet të qartë e të pakundërshtueshëm.

Kjo ndodh sepse percepsioni i një personi apo një grupi të veçantë mbi realitetin mund të

ndryshojë prej atij të një personi apo grupi tjetër. P. sh një tekst i dhënë mund të ketë mjaft

lidhje me realitetin e një vendi dhe njerëzve që jetojnë në atë vend prej të cilit janë vjelë

materialet që përbëjnë tekstin, prandaj receptimi i këtij teksti nga lexuesi që e njeh këtë

realitet nuk do të jetë i njëjtë me receptimin që i bëhet të njëjtit tekst, nga një lexues që nuk

njeh asnjë nga elementet kulturore dhe shpirtërore të atij vendi dhe populli të cilit i është

referuar libri, prandaj mund t’i duket imagjinar dhe i pavërtetë. Pra receptimi i tekstit si

realitet diktohet nga njohuritë e thella që ka lexuesi, në rastin tonë, për botën e brendshme

shpirtërore të malësorit, për misteret dhe besëtytnitë e kësaj bote dhe për besimin gati infantil

në këto qenie, i cili paradoksalizohet me karakterin e fortë e të patrembur, të ndërtuar

shtigjeve e thepave për shekuj e shekuj me radhë. Në tekstet e mësipërme, shpesh,

227 Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Akademia e shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2004. f. 112‐113.

~ 195 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!