20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

të vërtetë riorganizimin e tillë të ndërsjellë”. 225 Në këtë mënyrë shtrohet teoria i intertekstit

prej Bahtinit. Interteksti si term është përdorur për herë të parë nga Julia Kristeva. Interteksti

ose ndërtekstshmëria ka të bëjë me praninë e një ose më shumë teksteve në një tekst tjetër.

Kjo prani mund të nënkuptohet si rimarrje e një teksti dhe vendosja e tij në një tekst të ri,

rimarrja e ideve, temave, motiveve, stilit, por të tilla konsiderohen edhe përmendjet,

aluzionet, ndikimet, përputhshmëritë, huazimet, imitimi etj., pra intertekstuale quhet çdo

lidhje midis dy teksteve, e cila në një mënyrë apo në një tjetër përçon referenca të

çfarëdollojshme nga një apo më shumë tekste tek tjetri. Lidhjet referenciale të tekstit të parë

me të dytin e kështu më radhë, kur ato janë të qëllimshme, përdoren për të arritur një synim

të caktuar të autorit, i cili i rifunksionalizon këto gjetje në tekstin e ri, por në shumë raste

ndodh që intertekstualiteti të aplikohet në mënyrë të pavetëdijshme nga autori dhe kjo të

zbulohet nga lexuesi apo kritiku/analisti i veprës “Duke pohuar se interteksti është para së

gjithash një pasojë leximi, duket sikur i lëmë dorë të lirë lexuesit: jo vetëm që i takon atij të

pikasë dhe të njohë intertekstin, por dhe aftësia dhe kujtesa e tij bëhen kritere të vetme të

cilat lejojnë për të pohuar praninë e tij. Pra është intertekstuale çdo gjurmë që unë e shquaj si

të tillë, qoftë kjo një citim i hapur apo një vegim i turbullt”. 226 Në fund të fundit siç kanë

rënë dakord shumica e teoricienëve, nuk ka tekst pa intertekst.

Në rastin e Kutelit shihet se interteksti në prozat e tij është i vetëdijshëm. Tekstet e

këngëve popullore zgjidhen që të jenë hipotekste të teksteve të reja të shkruara nga autori.

Por hipertekstet megjithëse ruajnë shumë veçori e karakteristika të teksteve mbi të cilat janë

ndërtuar, të hipoteksteve, nuk ndjekin domosdoshmërisht në mënyrë besnike çdo të dhënë që

ato paraqesin. Autori ndjek parimin e tij krijues, zhvillon procesin e tij të shkrimit, duke i

dhënë liri vetes që bashkë me ritregimin të krijojë. Këtë e shpreh në mënyra të ndryshme,

duke filluar që me paraqitjen në prozë të kësaj krijimtarie, zgjedhjen dhe funksionalizimin e

gjuhës, ligjërimit e mjeteve artistiko-letrare që i kanë hije këtyre prozave, duke pasur

parasysh statusin e tyre në versionin fillestar, e duke vazhduar me përzgjedhjen e teksteve që

do ritregohen dhe natyrisht, me përzgjedhjen e motiveve që do të trajtohen apo që nuk do të

trajtohen brenda këtyre teksteve, duke shtuar e hequr, e në këtë mënyrë duke fasaduar

tregimet në bazë të kërkesave e qëllimeve që i ka vënë vetvetes.

Mitrush Kuteli, në veprën “Tregime të moçme shqiptare” trajton, me mjeshtëri,

tema që kanë të bëjnë përgjithësisht me realitetin e botës shqiptare e në veçanti asaj të

malësisë. Vetë vendosja në hapësirë e këtyre rrëfimeve të intrigon në vetvete, sepse me anë

të kësaj përzgjedhjeje ai i shenjëzon këto hapësira dhe si të tilla ato izolohen nga pjesa tjetër

sa i përket mënyrës së jetesës, botës së tyre shpirtërore, asaj psikologjike, traditave e

zakoneve, etj. Veprat përmbajnë në vete dy skajshmëri - mitin dhe realitetin, të cilat jo vetëm

që nuk e përjashtojnë njëra - tjetrën, por bashkekzistojnë si të ishin një. Në shumë faqe të

këtij libri është gdhendur një copë nga realiteti i shqiptar, ashtu siç është trajtuar në shumë të

tjera bota e tij kulturore e shpirtërore.

Vlen të shihet me interes për shembull mënyra se si autori e paraqet botën subjektive

të personazheve. Në shumë rrëfime pjesë e personazheve bëhen orët dhe zanat. “Zana, figurë

qendrore e besimeve popullore, zë një vend të veçantë në eposin legjendar mesjetar të

Shqiptarëve, madje merrte pjesë gjallërisht në veprimet e heronjve të këtij eposi. Vend

qendror zë edhe në disa balada mesjetare, në legjenda mitike: atë e ndeshim dendur në gjini

225 Kujtim Shala, Kujtesa e tekstit, Buzuku, Prishtinë 2003, f. 15.

226 Nathalie Piegay‐Gros, Poetika e intertekstualitetit, Parnas, Prishtinë 2011, f. 27.

~ 194 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!