20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mr. Marjela PROGNI – PECI 1 : KRIJIMTARIA POPULLORE NË LETËRSINË

SHQIPE (PROZA E MITRUSH KUTELIT)

~ 193 ~

1 Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Filologjisë

Mitrush Kuteli është një nga autorët më të dalluar i cili spikat në letërsinë shqiptare.

Ai në shkrimet e tij paraqet jetën e shqiptarit të shenjëzuar në mjedisin e tij autokton e jashtë

trojeve të tij, duke vënë në shënjestër kodet, traditën, jetën sociale e ekonomike, brengat e

hallet, botën shpirtërore e fizike, pa harruar ndjenjat, kontradiktat mes këtyre të fundit,

zgjedhjet e zgjidhjet e mundshme e të pamundshme. Përmes shfrytëzimit të letërsisë dhe

mundësive që jep ajo ky shkrimtar ka arritur të dalë shpesh herë nga perspektivat e rrëfimit

të tij duke u kthyer në retrospektivë e duke trajtuar shumë çështje të tjera, të cilat paraqesin

njeriun përtej realitetit të kohës kur zhvillohen ngjarjet e rrëfimit bazë, madje duke shkuar

deri në kohën e Skënderbeut, duke paraqitur në këtë mënyrë me anë të prozave të tij

shtresime të tjera kuptimore mbi tekstin fillestar. Kuteli me shkrimet e tij dëshmoi se kishte

dashuri të madhe jo vetëm për artin e shkruar letrar, por edhe për krijimtarinë popullore

shqiptare, të cilës i kushtoi vëmendje të veçantë duke u përpjekur që ta mblidhte e ta botonte.

Madje ai shkoi edhe një hap më tutje, duke përzgjedhur një pjesë të kësaj krijimtarie, për ta

përdorur më vonë si bazë për disa nga tregimet e tij më të bukura, të cilat u botuan nën

përmbledhjen e titulluar “Tregime të moçme shqiptare”.

Që në titull shenjëzohet dhe përcaktohet statusi i këtyre prozave. Pra titulli përveçse

si paratekst funksionon edhe si metatekst. Tregohet që tekstet e paraqitura janë të moçme sa i

përket ekzistencës së tyre në kohë, pra që janë të huazuara dhe të risjella nga autori dhe si të

tilla, megjithatë, duke pasur parasysh se në krijimtarinë popullore kanë ekzistuar si këngë e

si rrjedhojë në vargje, tashmë ato sillen para lexuesit në një formë të re, atë të prozës. Në

këtë vepër janë përfshirë “përpunimet në prozë të tridhjetë e pesë balladave dhe rapsodive

shqipe tue fillue prej balladës së murimit, asaj të Konstantinit të vogël, Halil Gajrisë e deri te

kangët legjendare mbi Gjergj Elez Alinë, Mujën e Halilin, Skënderbeun etj. Dhe “çdonjëra

nga këto është një perlë më vete marrë nga qerthujt e folklorit tonë të Veriut dhe të

arbëreshëve”. Përpunimet janë ba me një kujdes e mjeshtëri të duhun. Ka në këtë vëllim

tregime që të emocionojnë, që të rrëmbejnë me fuqinë e fjalës, që të lënë një përshtypje të

thellë për forcën e tregimit e për mjetet artistike, që në shumë raste janë krijime të vetë

autorit”. 224

Duke pasur parasysh veprimtarinë e gjerë letraro-artistike të Kutelit, vetë autori

është marrë me ndarjen dhe kategorizimit e prozave të tij, duke i quajtur rrëfime tekstet që i

marrin temat e tyre nga realiteti jetësor dhe duke i cilësuar si rrëfenja tekstet që kanë në bazë

të tyre krijimtarinë popullore gojore.

Shpeshherë është vënë në diskutim autorësia e këtyre teksteve, për shkak se në bazë

të krijimit të tyre kanë qëndruar tekste me autorë anonimë të krijimtarisë popullore. Por, në

fund të fundit, a ekziston ndonjë tekst i pastër origjinal? Sipas Bahtinit “ligjërimi ndesh

ligjërimin e tjetrit nëpër të gjitha rrugët që çojnë drejt objektit dhe s’kanë si të mos hyjnë në

bashkëveprim të gjallë dhe të shpeshtë. Nga kjo ai përjashton vetëm mitikun e vetmitarin

Adam, i cili duke iu qasur një bote të virgjër dhe ende të pashprehur, mund ta shmangte me

224 Mitrush Kuteli, Ago Jakupi e rrëfime të tjera, EBSHRSS, Prishtinë 1968, f. 9.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!