Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Përdorimi i gjuhëve të bashkësive të tjera – për përdorimin e gjuhëve dhe alfabeteve në të cilat flasin më pak se 20% e banorëve të asaj komune, vendos Këshilli i komunës, respektivisht Këshilli i qytetit të Shkupit. Edhe në pushtetin vendor lindin probleme të zbatimit praktik të gjuhëve: p.sh. Në cilat gjuhë duhet të shënohen tabelat rrugore në komunën e Gazi Babës në Shkup? Në cilat gjuhë duhet të shënohet tabela para Urës së Gurit në Shkup? Së pari duhet shkruar gjuha e bashkësisë gjuhësore shumicë në atë vend apo maqedonishtja? Kufizimi territorial i përdorimit të shqipes lidhet drejtpërdrejt edhe me kufizimin e përdorimit të simboleve kombëtare jomaqedonase. Nëse një kolonë dasmorësh niset nga skaji verior dhe duhet të arrijë në pjesën jugore të Shkupit me flamurin kombëtar shqiptar nga Haraçina (bashki me 99% shqiptarë) për krushqi në Saraj (bashki me mbi 20% shqiptarë) duhet të kalojë nëpër komunën e Gazi Babës, Qendrës e Karposhit (bashki me më pak se 20% shqiptarë) a duhet të valojë flamuri gjatë gjithë rrugëtimit vajtje – ardhje, apo kur krushqit në vendbanimet me më pak se 20% shqiptarë flamuri duhet futur brenda në makinë? Ky përdorim i kufizuar territorial i shqipes: jo në gjithë Maqedoninë, por vetëm në bashki të caktuara të quajtura edhe si “komuna shqiptare” apo “maqedonase” ose “rome” (komuna e qytetit të Shkupit e quajtur Shuto Orizare) bën që të kemi zhvendosje popullate nga një vendbanim me përkatësi etnike heterogjene në vende me përkatësi homogjene. P.sh. Manastiri pothuajse mbeti pa shqiptarë, ndërsa zëri i shqiptarëve po shurdhohet edhe në Ohër. Shqiptarët e Shkupit parapëlqejnë të jetojnë në komunën shqiptare të Çairit, në Tetovë, Gostivar etj. Këtë getuizim e segregacion etnik të dëmshëm e me pasoja të paparashikueshme, përveç faktorëve të tjerë, po e ndihmon lejimi apo ndalesa për përdorim të gjuhëve të bashkësive që kushtëzohet drejtpërdrejt me përqindjen etnike të popullsisë. Pikërisht nga mosbesimi i ndërsjellë dhe droja e përqindjes së popullatës sipas përkatësisë etnike, veçmas e raportit maqedonas - shqiptarë, nuk u përfundua dhe dështoi regjistrimi i sivjetmë i popullsisë, familjeve, banesave dhe pronave në Maqedoni. Kufizime në përdorimin e shqipes në arsim Arsimi fillor dhe i mesëm është bërë i domosdoshëm për të gjithë banorët e Maqedonisë. E drejta e shkollimit në gjuhën amtare për bashkësitë etnike joshumicë në komunat me mbi 20% jomaqedonas jetësohet më me pak vështirësi, por probleme ka në vendet ku numri i shqiptarëve është i vogël. Edhe sot e kësaj dite ka shqipfolës që në arsimin fillor e të mesëm detyrohen të mësojnë në maqedonisht. Rastin më të ri të këtillë e patëm në fshatin Jabollçishtë të Velesit. Një kohë të gjatë, para 2001 edhe dokumentet pedagogjike (ditari, librezat, dëftesat e nxënësve, përfshirë edhe plankonspektet) duhej të shkruheshin vetëm në maqedonisht, ndërsa tani në dy gjuhë: maqedonisht e shqip. Në cilat universitete në Maqedoni mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe? Në arsimin universitar mësimi zhvillohet në maqedonisht. Në institucionet private të arsimit sipëror mësimi mund të zhvillohet edhe në gjuhët e bashkësive që nuk janë shumicë në Maqedoni ose në gjuhët botërore. Shqip ligjërohet në Universitetin Shtetëror të ~ 189 ~

KUMTESA Tetovës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore. Në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup mësimi mbahet në gjuhën maqedonase, përveç në Fakultetin e Mësuesisë dhe pjesërisht në Katedrën e Gjuhës e të Letërsisë Shqiptare. Problemet: Kolegët tanë të dy universiteteve të Tetovës administratën e kanë në shqip, ndërsa ne të Shkupit vetëm në maqedonisht. Po e tregojmë një shembull tipik me të cilin përballemi shumë shpesh. Sipas rregullores së Universitetit të Shkupit, përfshirë edhe rregulloren e Fakultetit të Filologjisë, pjesë e së cilës është Katedra e Shqipes, punimet e magjistraturës, masterit e doktoratit shkruhen e mbrohen në maqedonisht ose në njërën nga gjuhët botërore (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht), por kurrsesi shqip. Pra, kandidati detyrimisht punimin duhet ta dorëzojë në maqedonisht, referati të shkruhet në maqedonisht. Edhe në rastet kur tema lidhet ngushtë me gjuhën, letërsinë apo kulturën shqiptare, komisioni recensuese dhe të gjithë të pranishmit në sallë janë shqiptarë, ne detyrohemi procedurën e mbrojtjes dhe bisedën me kandidatin ta zhvillojmë në maqedonisht. Propozim për ngritjen e statusit të shqipes si gjuhë zyrtare në gjithë Maqedoninë: Në këtë paraqitje përmendëm disa nga kufizimet juridike të përdorimit të shqipes në Maqedoni, përkatësisht lejimin për përdorim vetëm në institucionet e pushtetit vendor ku ka mbi 20% shqiptarë dhe mospërdorimit të saj në shumë institucione shtetërore, me disa shembuj konkretë për problemet e zbatimit praktik të saj, duke nxjerrë si përfundim nevojën për ngritjen e statusit të shqipes si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, krahas maqedonishtes, në tërë shtetin. Gjuha luan rol të dyfishtë. Nga njëra anë homogjenizon, respektivisht shërben si kanal për komunikim ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Nga ana tjetër, diversifikon, respektivisht ndan qytetarë sipas vijës etnike, kulturore dhe politike. Dihet se nëse një gjuhë nuk praktikohet, ajo gradualisht do të tkurret, të ndikohet saqë ekziston rreziku i zhdukjes së saj. Përdorimi i gjuhës, në veçanti përdorimi i drejtë si gjuhë zyrtare, nuk paraqet vetëm të drejtë, por edhe obligim për të gjitha subjektet. Modele të përdorimit zyrtar të dy e më tepër gjuhëve gjejmë në disa shtete shumetnike e shumëgjuhësore. Pra, në Kushtetutën e Maqedonisë mund të përcaktohet shkurt e qartë se: gjuhë zyrtare në Maqedoni janë maqedonishtja dhe shqipja. Në Kosovë, 222 bie fjala, ku vetëm 4% janë serbë, gjuhë zyrtare në tërë shtetin janë shqipja dhe serbishtja. Ndërsa afër 1/3 e popullatës në Maqedoni flasin shqip, pra afro 30% janë shqiptarë. 223 Avancimi i statusit të shqipes në përdorim zyrtar nga një gjuhë e dytë vetëm në institucionet e pushtetit vendor ku ka mbi 20% shqiptarë në gjuhë zyrtare shtetërore nuk do të shkojë në dëm të askujt, por është në të mirën e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. 222 Sipas të dhënave statistikore të fundit, në Kosovë 92% janë shqiptarë, 4% serbë, 2% boshnjakë dhe goranë, 1% turq dhe 1% romë. 223 Sipas regjistrimit të vitit 2002, në Maqedoni 66% janë maqedonas, 22.7% shqiptarë, 4% turq, 2.2% romë, 2.1% serbë dhe 2.4% të tjerë. ~ 190 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Përdorimi i gjuhëve të bashkësive të tjera – për përdorimin e gjuhëve dhe

alfabeteve në të cilat flasin më pak se 20% e banorëve të asaj komune, vendos Këshilli i

komunës, respektivisht Këshilli i qytetit të Shkupit.

Edhe në pushtetin vendor lindin probleme të zbatimit praktik të gjuhëve: p.sh. Në

cilat gjuhë duhet të shënohen tabelat rrugore në komunën e Gazi Babës në Shkup? Në cilat

gjuhë duhet të shënohet tabela para Urës së Gurit në Shkup? Së pari duhet shkruar gjuha e

bashkësisë gjuhësore shumicë në atë vend apo maqedonishtja?

Kufizimi territorial i përdorimit të shqipes lidhet drejtpërdrejt edhe me kufizimin

e përdorimit të simboleve kombëtare jomaqedonase. Nëse një kolonë dasmorësh niset nga

skaji verior dhe duhet të arrijë në pjesën jugore të Shkupit me flamurin kombëtar shqiptar

nga Haraçina (bashki me 99% shqiptarë) për krushqi në Saraj (bashki me mbi 20%

shqiptarë) duhet të kalojë nëpër komunën e Gazi Babës, Qendrës e Karposhit (bashki me më

pak se 20% shqiptarë) a duhet të valojë flamuri gjatë gjithë rrugëtimit vajtje – ardhje, apo kur

krushqit në vendbanimet me më pak se 20% shqiptarë flamuri duhet futur brenda në makinë?

Ky përdorim i kufizuar territorial i shqipes: jo në gjithë Maqedoninë, por vetëm

në bashki të caktuara të quajtura edhe si “komuna shqiptare” apo “maqedonase” ose “rome”

(komuna e qytetit të Shkupit e quajtur Shuto Orizare) bën që të kemi zhvendosje popullate

nga një vendbanim me përkatësi etnike heterogjene në vende me përkatësi homogjene. P.sh.

Manastiri pothuajse mbeti pa shqiptarë, ndërsa zëri i shqiptarëve po shurdhohet edhe në

Ohër. Shqiptarët e Shkupit parapëlqejnë të jetojnë në komunën shqiptare të Çairit, në Tetovë,

Gostivar etj.

Këtë getuizim e segregacion etnik të dëmshëm e me pasoja të paparashikueshme,

përveç faktorëve të tjerë, po e ndihmon lejimi apo ndalesa për përdorim të gjuhëve të

bashkësive që kushtëzohet drejtpërdrejt me përqindjen etnike të popullsisë. Pikërisht nga

mosbesimi i ndërsjellë dhe droja e përqindjes së popullatës sipas përkatësisë etnike, veçmas

e raportit maqedonas - shqiptarë, nuk u përfundua dhe dështoi regjistrimi i sivjetmë i

popullsisë, familjeve, banesave dhe pronave në Maqedoni.

Kufizime në përdorimin e shqipes në arsim

Arsimi fillor dhe i mesëm është bërë i domosdoshëm për të gjithë banorët e

Maqedonisë. E drejta e shkollimit në gjuhën amtare për bashkësitë etnike joshumicë në

komunat me mbi 20% jomaqedonas jetësohet më me pak vështirësi, por probleme ka në

vendet ku numri i shqiptarëve është i vogël. Edhe sot e kësaj dite ka shqipfolës që në arsimin

fillor e të mesëm detyrohen të mësojnë në maqedonisht. Rastin më të ri të këtillë e patëm në

fshatin Jabollçishtë të Velesit. Një kohë të gjatë, para 2001 edhe dokumentet pedagogjike

(ditari, librezat, dëftesat e nxënësve, përfshirë edhe plankonspektet) duhej të shkruheshin

vetëm në maqedonisht, ndërsa tani në dy gjuhë: maqedonisht e shqip.

Në cilat universitete në Maqedoni mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe?

Në arsimin universitar mësimi zhvillohet në maqedonisht. Në institucionet

private të arsimit sipëror mësimi mund të zhvillohet edhe në gjuhët e bashkësive që nuk janë

shumicë në Maqedoni ose në gjuhët botërore. Shqip ligjërohet në Universitetin Shtetëror të

~ 189 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!