20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

GJENDJA E TOPNIMISË NË SERBI

Duke u mbështetur në mitet e romantizmit kombëtar dhe në mitet e kohëve të reja, qeveria

serbe ka krijuar një hartë të re dhe të paqëndrueshme të arealit shqiptar nën Jugosllavi.

Kështu, duke u mbështetur në mitet e vjetra serbe, pushteti i jugosllav ka krijuar një sistem

emërtimesh me paradigmë Luftën e Kosovës (1939): Devet Jugoviq, Kosovo Polje, Orlloviq,

Obiliq, Llazarevë, Dushanovë etj., ndërsa duke u mbështetur në paradigmën historike të saj

ka krijuar një sistem tjetër, të riemërtimit të vendbanimeve të Kosovës: Ferizaj: Uroshevac,

Hani i Elezit: Gjeneral Janković, Fusha e Kosovës: Kosovo Polje, Kaličan (në emër të

gjeneralit serb Kaliçanin), etj.

Përpjekja e dështuar shtetërore

Pas Luftës së Dytë Botërore është bërë përpjekje që ndonjë element përmbajtësor i

toponimisë së kësaj ane ose të ruhet ose të rikthehet në gjendjen e mëparshme, por pa bërë

ndryshime të rëndësishme. Ndryshime nën ndikimin e lëvizjeve të fuqishme kulturore,

shkencore dhe politike të shqiptarëve do të fillojnë të bëhen vetëm në fillim të viteve ’70.

Atë kohë qenë bërë disa përmirësime dhe përparime të dukshme në hartën toponimike të

Kosovës dhe jo vetëm të saj. Amandamentet e miratuara në Kushtetutën e Jugosllavisë nga

Qeveria e saj më 1971 (shih, Zbornik, 1984), lejonin për një përdorim më të saktë të

toponimeve dhe sidomos për një përdorim në shkrim dhe shqiptim të mundshëm të tyre edhe

në gjuhët e kombësive, për të cilat janë të merituara edhe përpjekjet e studiuesve shqiptarë në

Kosovë (shih, Onomastika e Kosovës, 1979).

Duke u mbështetur në rezolutat e njohura ndërkombëtarisht, sidomos ato të viteve 1967 dhe

1973, në ish-Jugosllavi, që nga viti 1977 filloi procedura e formimit të Komisionit për

Standardizimin e Toponimisë, të cilin duhej ta përbënin: Komisioni Federativ (si institucion

koordinues i Qeverisë Federale dhe pa ingerenca të theksuara e me ndikim mbi politikën e

standardizimit të toponimisë së republikave dhe krahinave jugosllave), dhe komisionet

republikane e krahinore. Sipas udhëzimeve të sjella nga organet më të larta shtetërore, prej

makrotoponimeve, mezotoponimeve dhe mikrotoponimeve, vlerësimit duhet t’i

nënshtroheshin vetëm emrat e lokaliteteve – mikrotoponimet, ndërsa emrat e lagjeve vetëm

duhej të standardizoheshin. Parimet ishin të përgjithshme, por edhe të detajuara: nuk kishte

rëndësi prejardhja etimologjike e toponimit; secili toponim duhej shikuar dhe studiuar në

mënyrë interdisiplinare nga gjuhëtarë, gjeografë, hartografë, historianë etj., kërkimet në

terren dhe arkiva duheshin bërë në mënyrë paralele; duheshin marrë parasysh të gjitha trajtat

e shkrimit dhe të shqiptimit, pavarësisht a ishin ato gjuhë zyrtare apo të minoriteteve dhe

duhej dhënë përparësi gjendjes më të përshtatshme për të gjithë; duhej të caktohej kategoria

e toponimit etj. Pritej që rezultatet e standardizimit të toponimisë edhe në arealin e banuar

me shqiptarë të përfundonin me sukses (Petrica 1987: 4; Gosl 1988: 81-95).

Nga të gjitha komisionet, siç dihet, qe formuar vetëm Komisioni për Maqedoninë, vendimet

politike dhe aspak shkencore të të cilit, siç dihet do të rrënojnë toponiminë e prejardhjes dhe

shqiptimit në gjuhën shqipe. Në të vërtetë, më parë sesa të standardizonte toponiminë

shumështresore dhe shumëgjuhësore të Maqedonisë, ai Komision qe bërë laborator i

sprovave të politikës kulturore, shkencore dhe administrative serbe nga Beogradi.

GJENDJA E TOPONIMISË NË MAQEDONISË

~ 183 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!