20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Të gjitha këto sa u thanë më lartë, janë me përqindje që paraqesin dukuritë morfologjike në

të shkruar, po që ekzistojnë më shumë edhe në të folur.

2.1. Përdorim i gabueshëm në fushën e emrave

Kemi shkelje të normës në fushën e emrave në rastin e rasave të emrit,

të shumësit të emrit, të gjinisë etj. Në rastin e rasave të emrit kemi këto lloj gabimesh, p.sh.

parafjala në shpesh na del në rasën emërore në vend të rasës kallëzore. E hasim

në këtë formë: “Dje në ora 12 u mbajt...”, është dashur të thuhet “ Dje në orën 12 u

mbajt...”.Nuk e bëjnë dallimin në të shkruar të fjalës plak me plakë, p.sh. ne mediet tona “

...u gjet e vdekur një plakë...”, ku doli që kishte të bënte me një plak, pra të gjinisë

mashkullore. hkelje tjetër të rasave të emrit kemi rastin e rasës dhanore, ku gabimisht

përdoret emri me parafjalën te. P.sh. “... kërkoi që t’i kalojë kërkesa te Qeveria”, në vend të

“...kërkoi që t’i kalojë kërkesa Qeverisë”.

2.2 . Përdorim i gabueshëm në fushën e mbiemrave

Kemi shkelje te normës drejtshkrimore tek mbiemrat që i përcaktojnë emrat e gjinisë

mashkullore, që në shumës e ndërrojnë gjininë, apo si i quajmë ndryshe emrat ambigjenë, të

cilët në shumës i hasim po në formën e gjinisë mashkullore. Kjo mund të shihet nga

shembulli: “Njerëzit me karaktere të ndryshëm..,”, në vend: “Njerëzit me karaktere të

ndryshme…”, etj.

2.3 . Përdorim i gabueshëm në fushën e përemrave

Edhe në këtë fushë kemi shkelje të normës, sidomos te trajtat e shkurtëra të përemrit vetorë.

Si p.sh. “ Do t’iu them juve këtu që....” në vend të “ Do t’ju them juve këtu...” (trajta t’iu

them –ka të bëjë me veten e tretë të numrit shumës, e jo me kuptimin logjik për njerëzit që

janë prezent aty, me veten e dytë të numrit shumës, pra t’ju them juve këtu)”. Po ashtu

përemri pyetës cka përdoret pa kuptim në vend të përemrit lidhor që, si në të trajtën e folur

ashtu edhe në të folur, p.sh. “ Atë cka dua të them është se...”, në vend të “Atë që dua të

them është se...”.Kemi rastet e gabuara të përdorimit të nyjës së përparme përpara përemrave

pronorë të vetës së parë dhe të dytë njëjës dhe shumës, si

p.sh. “Vota e jonë shkoi huq”, në vend të “ Vota jonë shkoi huq” etj. Kemi shkelje të normës

edhe të përemrave pronorë, si p.sh. “Më tregoi shoqja e juaj që keni provim sot”, në vend të

“ Më tregoi shoqja juaj që keni provim sot”, pra s’ka nevojë për nyje të përparme“. “

Ardhmëria e Kosovës tonë varet nga rinia jonë”, në vend të “ Ardhmëria e Kosovës sonë

varet nga rinia jonë”, etj.

2.4. Përdorim i gabueshëm në fushën e parafjalëve

Po ashtu shkelje të normës drejtshkrimore kemi te parafjalët në dhe nën, ku zakonisht këto të

dyja i përziejnë në mes tyre edhe me parashtesën para. P.sh. “ Shkollën e ndërtuam nën ditët

e para të shtatorit” ( marrë nga RTV21 nga një politikan 2010), kuptimin logjik të saj e

kishin për parashtesën para, që kryesisht tregon tipar për

një kohë më të hershme, është dashur të jetë “ Shkollën e ndërtuam para ditëve të para të

shtatorit”, ose “Kënetat e dikurshme u shndërruan nën fusha pjellore”, në vend të “Kënetat e

dikurshme u shndërruan në fusha pjellore”, etj.

2.5. Përdorim i gabueshëm në fushën e nyjave

Shkeljet e normës drejtshkrimore i kemi gjithsesi edhe në fushën e nyjave. Shumë raste si në

trajtën e shkruar po edhe më shumë në trajtën e folur e kemi te nyjat e përparme të dhe së.

P.sh. “ 5 vjetori i vdekjes të dr. Ibrahim Rugovës”, në vend të “ 5 vjetori i

vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës”, “Kosova është zhvilluar përmes të cilës…”, në vend të “

Kosova është zhvilluar përmes së cilës…”,

~ 178 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!