20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Sindorela DOLI – KRYEZIU: SHQIPJA STANDARDE DHE PËRDORIMI I SAJ NË

KOSOVË

Kjo kumtesë do të trajtojë çështjen e raporteve të sotme midis shqipes standarde dhe shqipes

së folur në Kosovë. Këtë vit mbushen plot 40 vjet që nga standardizimi i saj në Kongresin e

Drejtshkrimit, mbajtur në Tiranë, më 1972. Pra motivi për përzgjedhjen e kësaj teme është

gjendja jo e kënaqshme e përdorimit të standardit të shqipes këtu në Kosovë.

Në këtë kumtesë do të hulumtojmë problemet me të cilat janë ballafaquar folësit gegë (si nga

trajta e shkruar ashtu edhe në të folur), posaçërisht në Kosovë, të cilat kanë paraqitur

vështirësi të përvetësimit të standardit, prandaj do t’i paraqesim të gjitha vëzhgimet si

probleme të mundshme që e ngadalësojnë përvetësimin e standardit.

Në zbatimin e normës së standardit të gjuhës shqipe, ka një mori rregullash si drejtshkrimi

dhe drejtshqiptimi që mund të jenë problematike në të folurën dhe më pak në të shkruarën e

shqipes së unisuar në Kosovë.

Drejtshqiptimi duhet të paraqitet si pjesë e kulturës së të folurit, të cilat kanë vlerë edhe

sidomos në të folurën formale që mund të rritet krahas fjalës së shqiptuar drejtë të paraqitura

në shoqëri, në shkolla, medie, konferenca të ndryshme, debate, në paraqitjet skenike sidomos

ne teatro, etj.

Meqë po merremi me problemet që dalin nga shqipja standarde e folur në Kosovë, të cilat

kanë lidhje të ngushtë me kushtet shoqërore të folësve, dihet fakti se në Kosovën e paraluftës

së 1999, kemi pasur regjimin e pushtetit serb. Po ashtu, nëse i kthehemi edhe Luftës së Dytë

botërore pas 1945, në Kosovë ka mbizotëruar analfabetizmi, me një numër mjaft të vogël

shkollash të gjuhës shqipe, ku më shumë rëndësi iu është dhënë gjuhës serbokroatishte në

krahasim me gjuhën amtare shqipe. Gjuha shqipe e ka pasur të kufizuar përdorimin, është

folur brenda familjes, farefisit dhe në ato pak shkolla që kanë qenë. Ndërsa, gjuha serbishte

si gjuhë e prestigjit të asaj kohe, ka ndikuar në leksikun e shqipes së folësve gegë, sidomos

ne sintaksë, morfologji po edhe në fonetikë.

Faktor tjetër është edhe ikja e shqiptarëve jashtë atdheut për arsye politike, të cilët kanë qenë

të izoluar prej shtetit amë. Prandaj, edhe historia e zhvillimit të shqipes standarde është e

lidhur ngushtë nga ndikimi i faktorëve shoqëror të cilët kanë ndikuar dukshëm në shqiptimin

e drejtë të shqipes së unisuar.

Por, pas mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit 1972, është futur me shumë kombëtarizim

dhe patriotizëm zbatimi në mënyrë të fuqishme ndaj shqipes standarde, gjë që dominon edhe

sot, me përjashtim të grupeve të caktuara që kalojnë në ekstremizëm.

Trajtën e folur në Kosovë, duhet shikuar cilat shtresa shoqërore e kanë të folurën më të

përafërt me gjuhën standarde. Këto shtresa gjuhësore sipas varieteteve të tyre mund të

ndahen tek gjinia, mosha, statusi shoqëror, arsimimi etj. Po t’i vërejmë në medie të ndryshme

kosovare, do të shohim se aty do të nxirren në pah e folura e shtresave të ndryshme, që

~ 175 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!