20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

një paradigme historike, ku gjutia humane është e sofistikuar dhe një genocid fizik dhe

mendor.Hierarkia e pushtetit është absolute.Në kushte diktature shteti nuk funksionon si ligj

i së Drejtës që siguron transparencë, liri personale dhe publike, por një praktikë të gabuar

sundimi politik.E Drejta është mohuar, ose tjetërsuar. Liria e fjalës përjashtohet si e drejtë

themelore Kushtetuese dhe shtypet me terror nga Diktatura komuniste. Shteti nuk ka ligje

funksionale, ai ka vetëm një rregull të fortë: sundim klanor-fisnor (kinship), bindje e verbër

në mendime dhe veprime, ndaj një autoriteti absurd dhe të egër siç është Diktatori.

Kadare shkruan: ‘Tirani tjetërsohej. Ne e ndienim se si çdo ditë tërhiqeshim fatalisht në

mekanizmin e fajit të përbashkët.Duhej të flisnim, të akuzonim, të hidhnim baltë, në fillim

mbi vete, pastaj mbi të tjerët…Dhe litari i fajit të ndërsjelltë, vijonte ti lidhte të gjithë.’ 179

Skematizmi dhe imitimi banal shkatërronin artin si mimes: ‘I pari u kthye Lladoshnikovi, si

gjithmonë skematikisht i qeshur, stalinist, me punët që i kishte në rregull, sipas gjendjes

optimiste të gjërave në gjithë Bashkimin e madh Sovjetik.Në fytyrën e tij të gjerë,..kishte një

lloj solemniteti të mitingjeve, një lloj mallëngjimi nga takimet me ..heroinat plaka të Punës

Socialiste, një partishmëri të qeshur dhe zyrtarizëm të përmbajtur, ashtu siç qe ..ngjyra bezhë

e pardesysë së tij’..kur thoshte ‘vot tak tavarishi’ 180 , do të mendoje se kishte fytyrën e një

modeli që kishte dalë nga udhëzimet e Kryesisë së Bashkimit të Shkrimtarëve Sovjetikë’.

‘Terrori i kuq’ ushqen skenat e fikcionit prej nga burojnë dramat e një tragjedi-komedie ku,

‘masat milionëshe’ të egzaltuara gajasen dhe tmerrohen njeherazi në ferrin Dantesk, ku

shfaqet një botë shtypëse, kurthesh, dredhish e maskash karikatureske politike.Gjestet e

përditshme përfundojnë në tragjedinë antike, tiparet e njohura të shqisave deformohen në

ngërdheshje karikatureske, instiktet të ndrydhura dhe të shtypura ku buron një ‘skizofreni

nacioni’ 181 . Qiejt tragjikë të Ballkanit mbulohen me ‘mjergull’ nga ish-Perandoritë që

krijojnë njolla të murrme ku së largu mezi shihet një arratisje pulbardhe dhe fluturimi të

legjendës 182 dhe ku shkëlqen metafora e ftohtë e ‘Shkabës’ së Kadaresë 183 . Vepra e Kadaresë

është një libër orësh 184 ku koha ka ngrirë dhe historia paraqitet në kaos.

Utopia politike, në veprën poetike të Kadaresë, prezantohet një ‘Përbindësh,’ që endet si

fantazma shekspiriane dhe demonizon popullatën me dhunë e terror, duke paralajmërar një

shkretëtirë ekonomike.Stuhia e dunave të stepës 185 duket e vdekur por me trauma

humane.Izolimi i vendit nga fqinjët dhe bota, në kufinj me tela me gjemba, e largoi

shoqërinë shqiptare nga Europa..Kush guxonte, dhe këta ishin te rinj që fshehurazi

mundoheshin të lidheshin me vale radioje apo stacione televizive, akuzoheshin si tradhëtarë

të vendit dhe armiq të rrezikshëm që përfundonin të vrarë, në burgje ose me trauma psikopatologjike,

në çmendinë 186 .

177 Kadare.I, Dimri i madh’, Tiranë, 1971.

178 Kadare.I, “Muzgu i perëndive të stepave’,Tiranë, 1981.

179 Kadare.I, ‘Vajza e Agamemnonit’, Tiranë, 2003.

180 (rusisht): kështu pra shokë.

181 Mouse.Angry, ‘State of the Nation’, Daily Kos, 2010.

182 Kadare.I, ‘Spiritus’, Onufri, 1996.

183 Kadare.I,”Shkaba’, Onufri,1996.

184 ‘Buzuku dhe Gjuha e tij’, Tiranë, 2005.

185 Kadare.I, Muzgu I perëndive të stepës’, Tiranë,1980.

186 Focault.M, ‘Historia e Marrëzisë’, Tiranë,2003.

~ 170 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!