20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Transgresioni moral dhe kodi legal, që me sa duket është i përzier për të mbajtur rregullat e

shoqërisë, na kujtojnë se krimi jo gjithmonë ka qenë me ne 166 por i institucionalizuar.

Ismail Kadare është një vazhdues i veprës së George Orwell 167 jo nga pikpamja e një

paralajmërimi të thjeshtë profetik mbi rrezikun e totalitarizmit 168 , por, gjuha poetike ofron

një padi penale dhe civile me natyrë publike. Vepra artistike e këtij shkrimtari të madh

shqiptar, është një akuzë e rëndë në adresë të utopisë totalitare qeverisëse dhe primitivitetit të

shoqërisë 169 që Kadare, me sa duket e ka një barrë të rëndë prove krijuese.Shoqëria është e

kontrolluar me dorë të hekurt nga partia në pushtet dhe udhëhiqet nga një diktator nga më të

egrit në Ballkan dhe nga makineria e rëndë shtetërore e tij.

Shteti, në veprën artistike të Ismail Kadaresë, është mbërthyer nga metamorfoza politike 170

dhe psiko-patologjike, si: korrupsioni i gjakut me natyrë feudale të shtetit 171 , terrori makabër

ndaj njerëzve të thjeshtë dhe lufta e klasave, gjuetia e intelektualëve, tëhuajtëzimi i

identitetit, tjetërsimi i mendimit të një ‘elite politike’, hierarkia midis të privilegjuarve,

kontrolli i policisë dhe korruptimi i organeve të drejtësisë, falsifikimi i së vërtetës dhe

manipulimi i opinionit publik, burokratizimi dhe ideologjizimi ekstrem i shoqërisë,

sterilizimi i jetës morale, shpirtërore dhe gjuhësore, tabutë-gjinore mbi ‘seksin e engjëjve’

dhe inçesti i egër politik që buron nga absolutizmi i një autoriteti sundues diktatorial,

paradokse dhe absurde psiko-patologjike të cilat, rrjedhin nga një term i vetëm- utopi

politike 172 .

Ismail Kadare është shkrimtari që shkruan mbi bashkëkohësinë në kapërcim te kufirit nga

utopia politike drejt identitetit Europian të shqiptarëve.Është ky vizion 173 universal i

Kadaresë që meriton të quhet shkrimtari i së drejtës.Ai parashtron në veprën e vet, në

formën e një projeksioni poetik, artifakte për të diskutuar, rreth subjektit në fjalë:-Kush janë

shqiptarët realisht, dhe çfarë na lidh ne me Europën?!

Gjithmonë ka një ‘Altro-s’ në të gjitha gjërat. Guximi për të shpresuar 174 se rreziku, dhuna

dhe vdekja mund te parandalohen për të mirën publike dhe personale është një kauzë për të

cilën Kadareja shkruan veprat artistike.

Amerikanët Steven H.Gifis dhe Wright Mill e kanë quajtur ‘public use’ 175 - ‘imagjinatën

sociologjike’, e cila është aftësia që mundëson të shohë dhe të vlerësojë origjinën e të gjitha

paradokseve historike dhe utopinë e një sërë kategorish humane në raportin e tyre reciprok,

të rrethit shoqëror së cilës i përkasin.Me terma të tjerë, vepra artistike e Kadaresë, buron nga

‘nga biografia dhe historia’, në kushtet e mbijetesës në Diktaturë.

Në romanet ‘Përbindëshi 176 ’, ‘Dimri i madh’ 177 , ‘Muzgu i perëndive të stepave’ 178 , ‘Prilli i

thyer’, ‘Vajza e Agamemnonit’, ‘Darka e gabuar’, ‘Piramida’, etj, utopia politike paraqitet si

166 McLaughlin, Muncie,J,Hughes G, ‘Criminological Prespectives’, G B, 2007.

167 Orwell, G.’1984’, Tiranë, 2005.

168 Arendt.H, ‘The Origins of Totalitarianism’, 1951.

169 Mijatovich.Ch, “ Paleologus.C-The last….(1448-1453)”,USA. LCCC No.67-29129.

170 Hardie.Ph. ‘Metamorphosis, Metaphor and allegory in Latin Epics’, USA,1999.

171 Gifis H.S, ‘Law Dictionary’, NY, 2003.

172 More.Th, ‘Utopia’, 1516: utopi- një sistem socio-politiko-legal jo realist, ideal, një sistem i

pamundur të realizohet, në letërsi është gjuha e fikcionit.

173 Rrella.F,’Metamorfosi-Immagimi del pensiero’, Milano,1984.

174 Obama.B, ‘Audacity of Hope’, USA, 2008.

175 Gifis.H.Steven, ‘Law Dictionary’, USA,2003.

176 Kadare.I, “Përbindëshi’, Tiranë, 2005

~ 169 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!