20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Derisa situata me vendet e ish Jugosllavisë ishte e tillë, Shqipëria në vitet 90të

do të dalë si vendi më i varfët në Evropë me një ekonomi të rrënuar dhe me një

ikje të pariparueshme të popullsisë nga vendi. Në Shqipëri, pas një këndelljeje të

vogël në vitet 90-të, trazirat e 97-tës do ta shkatërrojnë edhe njëherë, gati tërësisht,

infrastrukturën e dobët e cila sa kishte filluar të ringritej.

Kosova, në anën tjetër, ka një histori të veçantë e cila mund të karakterizohet

si më e rënda në krahasim me të gjitha vendet për të cilat po flasim në këtë studim.

Në këtë vend, që nga viti 1981, fillojnë restrikcionet e përgjithshme ndërsa që fusha

më e dëmtuar nga të gjitha ishte hulumtimi shkencor. Dëme të parikoperushme,

pastaj, shkaktohen nga pushtimi klasik dhjetë vjeçar si pasojë e të cilit, me themel, do

të shkatërrohej e tërë infrastruktura e ngritur shkencore, ekonomike dhe industriale e

vendit. E përshkuar me një largim të madh të popullsisë, me vdekjen e kuadrove të

vjetra me kredo shkencore dhe me mospërsëritjen e këtij kuadri, Kosova do të mbesë

tepër mbas vendeve të rajonit të cilat pas përfundimit të luftërave dhe tranzicioneve

politike, kishin filluar të mëkëmbeshin. Edhe lufta e viteve 1998-99 do të ndikojë që

kjo bazë të shënojë një rënie të mëtutjeshme derisa as pas lufta, nën udhëheqjen e

UNMIK-ut, nuk do të arrijë që situatës t’i japë një kthesë pozitive. 1

Gjendja aktuale

Ndryshimet gjeopolitike që ndodhën në Ballkan gjatë viteve për të cilat po

flasim kanë qenë të ndryshme për vendet e ndryshme dhe, si të tilla, kanë ndikuar në

mënyrë të ndryshme në zhvillimin e secilit vend. Kjo ka bërë që disa vende të gjejnë

rrugë më të shpejta zhvillimi dhe, në njëfarë mënyrë, të gjejnë rrugën e duhur të

zhvillimit dhe disa të tjera, nëse nuk kanë shënuar rënie, kanë stagnuar në gjendjet e

e mëhershme.

Megjithatë, edhe pse ka mospërputhje shumë të mëdha në mes të shteteve në

rajon, ato nuk duken se dallojnë në një masë të madhe dhe karakterizohen me

kërkesë të ulët për hulumtim dhe zhvillim, ikjen e trurit, investime të dobëta të

ekonomisë në kërkim shkencor dhe shërbime të kufizuara të TIK. Një gjendje e tillë

ka bërë që, thuaja tërësisht, të gjitha vendet e Ballkanit të mbesim tepër më poshtë

nga mesatarja e BE-së në investimet për hulumtim shkencor, inovacion dhe zhvillim.

Më poshtë po e sjellim një grafik të përgatitur nga Banka Botërore 2 në të cilin shihet

niveli i investimeve (nga bruto prodhimi kombëtar , GDP) për shkencën në vende të

ndryshme të rajonit:

1

Duhet të ceket se deri në vitin 2010 Kosova nuk ka ndarë asnjë shumë buxhetore për kërkime dhe hulumtime

shkencore.

2

Këtij grafiku, në dokumentin origjinal, i mungon pjesa për Kosovën të cilin e kemi shtuar ne.

~ 16 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!