20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Letërsia e Kadaresë është një evidencë faktesh të hollësishme të historisë së luftës që fillon

me ‘Gjeneralin e ushtrisë së vdekur’ dhe pason nga një univers letrar ku përshkruhet historia

e mardhënieve ruso-shqiptare (‘Dimri i madh”), kinezo-shqiptare (‘Koncert në fund të

dimrit”) dhe histori –pushtet politik (“Kështjella”, “Piramida”, “Përbindëshi”, “Kronikë në

gur”). Paradokset historike dhe politike kushtëzonin izolimin e shqiptarëve nga

Perëndimi.Liria e mendimit mungonte për shkak të diktaturës së egër, dhe shpresa se

shqiptarët do të jetonin qytetërimin evropian ishte mërguar si një mendim në egzil i

autorit.Disa simbole dhe alegori shkrimtari i shpërben me ftohtësi për qëllime artistike

narrative.Kadare e pasqyron historinë në shtrirjen e saj vertikale, si një truall për të ngritur

një problem nga koha e sotme si: ç’natyrë ka pushteti dhe cila është struktura politike e

tij.Kur flet për të kaluarën, shkrimtari mban një qëndrim kritik ndaj saj dhe e sheh si një

risemantizim mitik duke e vlerësuar nga një pikvështrim i drejtë filozofik dhe universal.Kur

flet për bashkëkohësinë, shkrimtari e përshkruan utopike, të zymtë, të tjetërsuar ku sundojnë

metamorfoza politike dhe e ardhmja mbetet një enigmë në trajtën e ankthit dhe të frikës ndaj

vdekjes së intelektualit dhe krimit e luftës për pushtet.

Diktatura në veprën e Kadaresë shfaqet një sistem politik ku sundon paranoja dhe terrori, ku

individi shkrihet me kolektiven dhe humbet identitetin e tij human.Në kushtet e një lufte të

egër për pushtet historia zbulohet si një kaos ku faji është kolektiv dhe ku falsifikohet

gjithçka.Në këtë kaos bien një e nga një të gjitha kategoritë sociale si: artistët, ekonomistët,

inxhineierët, historianët, ushtarakët fshatarë e punëtorë. Historia dhe pushteti plotësojnë

njëra- tjetrën dhe i japin arsye shkrimtarit ti anlizojë objektivisht dhe nga pozitat e një

prespektive të re siç është lira e interpretimit të historisë dhe shpërbërja me gjuhën e

narratives së një sistemi utopik siç është diktatura komuniste.

Romani ‘Përbindëshi’ është një model i dekonstruksionit të historisë dhe pushtetit

politik.Rrefimi antik i “kalit të Trojës” shkatërrohet dhe transformohet nëpërmjet figurës së

Konstruktorit i cili shkrin në një figurën e kalit antik me furgonin e prishur për të realizuar

arketipin e përbindëshit ideologjik të Lindjes komuniste.Gjuha e këtij romani përbën një risi

moderne përsa i përket strukturës narrative dhe diferencave semantike.Do ti referohemi

hermeneutikës së Hajdegerit në kalimin e kohëve mitike në ato moderne dhe në simbolikën

metaforike të historisë së ngatërruar politikisht. ‘Përbindëshi’ qëndron midis realitetit dhe

ëndërrës, midis të përkohshmes dhe të përjetshmes. Kali që ngriti Konstruktori në

bashkëkohësi është në thelb një simbol- makinë me trupin në mitet antike dhe me kokën e

shndërruar në perbindësh ideologjish që vepron me të njejtin qëllim si dikur, manipulimin e

njerëzve.Te “Perbindëshi” historia rimerret përmes arketipit mitik, ndërsa pushteti politik

përmes simbolikës ideologjike,çka bën të mundur depërtimin në realitetin totalitarist të

arketipave dhe simboleve të përjetshme të dinakut, projektuesit të dredhisë, por tashmë një

makinë e prishur për muze, por që megjithatë shkakton luftë dhe shkatërrim vlerash

humane.Funksioni risjellës i mjetit shkatërrues paralajmëron rrezikun për praninë e një

dredhie politike që buron nga një risi teknologjike, por nëpërmjet pushtetit si një enigmë

intrigash dhe krimesh që egzistojnë në kohët moderne.Sindroma e Kalit të Trojës fshihet në

figurën e Konstruktorit të makinës totalitare.Përpjekja për të goditur shtetin është tragjike

dhe groteske, pasi është me pasoja shkatërruese por dhe qesharake duke qenë krejt e

pamundur në kushtet e totalitarizmit.

~ 168 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!