20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Elvira LUMI 1 : DEKONSTRUKSIONI I HISTORISË DHE I PUSHTETIT NË

PROZËN E ISMAIL KADARESË

~ 167 ~

1 Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

Elbasan

Abstrakt:Kaosi ndërmjet historisë dhe pushtetit janë objekt interpretimi narrativ në veprën e

Kadaresë. Me gjuhën e një kodi simbolik dhe metaforik, autori bën kritikën dhe diferencën

midis historisë dhe pushtetit politik.Historia shfaqet si një konflikt midis pushtetit dhe

shoqërisë, midis ideologjisë dhe hierarkisë absolute të pushtetit, midis iluzionit si ëndërr

utopike e një realiteti historik të tjetërsuar dhe kaosit social.

Kur flasim për dekonstuksionin i referohemi teorisë së Jacques Derridas 164 , e cila lidhet me

kuptimin e veprave artistike dhe me elemente të strukturës së ndërtimit narrativ, elemente që

ndërtohen mbi diferenca semantike dhe prej një lënde të marrë nga një traditë e dhënë

kulturore.Në çdo rast veprat artistike nuk janë krijuar ex nihilo, por burimi, mënyra e

trajtimit, struktura narrative, shkalla e pranisë së lëndës historike dhe asaj imagjinare janë të

diskutueshme.

Fjalë kyçe:dekonstruksion, strukture, histori, utopi politike

Hyrje: Dekonstruksioni i historisë dhe i pushtetit në artin e Kadaresë lidhet me artifakte që

përbëjnë strukturën e veprave artistike, ku fikcioni ka elemente të romantizmit, realizmit dhe

surrealizmit dhe temat që shtjellohen janë historia shqipare, politika, mitologjia, etniciteti,

gjakmarra, semiautobiografia.

Historia shqiptare shfaqet si një ‘Vit i mbrapshtë’ ku fati i popullit shqiptar është poetizuar

si një histori tragjike, e viktimizuar dhe me probleme të mbetura pezull.

Shqiptarët duke e vendosur kahun e historisë “midis Perëndimit dhe Lindjes” 165 jetuan me

këtë simbiozë për shekuj me rradhë.Është kjo dilemë tragjike që gjithmonë ka ngritur pyetjen

se nga do shkonte Shqipëria në kohën që Perandoria Osmane po jepte shpirt.Viti 1913 e

përgjysmoi Shqipërinë dhe shqiptarët e paguan dyzimin e tyre me ‘vitin e

mbrapshtë’.Vendosja e Shqipërisë në kampin e Lindjes pas 1944 ishte një tjetër histori e

errët në jetën shqiptare, që do të bëhet objekt i veprave kadareane.Identiteti europian i

shqiptarëve është një temë që Kadareja do ta trajtojë si një sprovë në kohën e Demokracisë.

164 Derrida, J. [1967] (1978) Of Grammatology, trans. by Gayatri Chakravorty Spivak. Baltimore

and London: Johns Hopkins University Press : Deconstructionismi është një teori filozofike e kritikës

letrare dhe artistike. Ajo ka qenë përshkruar si "një tendencë për të shkatërruar ose për të zbërthyer

dhe për të analizuar tekste ekzistuese që kanë të bëjnë me kuptimin si dhe individualizimin."

165 Çabej.E, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, MÇM, Tiranë, 1994.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!